Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Ardit Bido: “Hylli i Dritës,” revista e parë në shqip prezantohet për publikun

6 vjet ago
in Kultura, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ardit Bido: “Hylli i Dritës,” revista e parë në shqip prezantohet për publikun

Rrugëtimi 106 vjeçar i revistës së parë shqiptare “Hylli i dritës” themeluar nga At Gjergj Fishta vjen në një ekspozitë tek kalaja e Tiranës. Kjo ekspozitë sjell për publikun kopje origjinale të revistës, e cila ka pasur një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve.

“Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor, dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provincës Françeskane në Shqipëri, përfaqësuesit e së cilës qenë jo vetëm drejtori i saj At Gjergj Fishta, por madje një plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që nderuan jo vetëm Provincën Françeskane por edhe Kombin.

Atë Gjergj Fishta ishte drejtuesi i “Hyllit të dritës” në vitet 1913-1914 dhe 1931. Më pas drejtues ishte At Anton Harapi, për t’ia lënë vendin më 1939-n Gjon Shllakut. Në vitet 1993-1997 gazeta është drejtuar nga At Zef Pllumi, dhe kryeredaktor Aurel Plasari, ndërsa nga viti 2007 e deri tani gazeta drejtohet nga Ardian Ndreca. Në një intervistë për emisionin ‘Chic’ të Fjodora Dorës në News 24 drejtori i Arkivës së shtetit, Ardit Bido tregon diçka më shumë rreth veçantisë së këtij ekspozimi dhe se çfarë e bën të veçantë revistën “Hylli i dritës. Ardit Bido gjithashtu rrëfen për dy projektet shumë ambicioze për të cilat po përgatitet së fundmi Arkivi i Shtetit.

I pyetur se pse vendosën që këtë dokument kaq të rëndësishme ta ekspozojnë për publikun në një mënyrë të veçantë Ardit Bido tregon se është tjetër gjë të thuash të flasësh për “Hyllin e dritës dhe tjetër gjë t’ia tregosh atë.

“Është një përzgjedhje strategjike e jona që prej së paku tre vitesh ne kemi organizuar pafundësisht ekspozita rreth 40-50 të tilla çdo vit, që në ambiente publike dhe shumë të rralla të çojmë një pjesë të historisë sonë në forma të ndryshme. Shumicën e rasteve ekspozojmë dokumente të printuara dhe në pak raste edhe dokumente origjinale. Është një vendim strategjik sepse vjen në kuadër të një bjerrjeje që shoqëria shqiptare dhe gjithë shoqëritë botërore, është çështje e epokave ku jetojmë dhe kontakti i tyre me historinë. Nëse para pak vitesh historinë t’i duhej të shkoje dhe ta shihje, sot njerëzit mjaftohen me atë që lexojnë online dhe duke u mjaftuar me të ndonjëherë marrin informacionin e gabuar.

Është shumë e rëndësishme që institucionet kulturore si ne, apo si biblioteka, si muzeu të mos mjaftojmë më me atë detyrimin e tyre tradicional që kush të vij merr shërbimin por duhet të shkojnë më tutje. Dhe nga kjo më tej ne kemi zgjedhur 3 forma që në i bëjmë shpesh por ka dhe forma të tjera të cilat i bëjmë nga njëherë sepse gjithmonë ngecesh te kufizimet që ke në buxhet etj. Por këto 3 forma ne i kemi të vazhdueshme, e para është ekspozimi, e dyta ne marrim nxënësit, studentë në mënyrë të vazhdueshme dhe i sjellim në arkiv në mënyrë të organizuar. Nëse ne nuk i arrijmë që t’ia brumosim që në 8-vjeçare dashurinë për historinë për këto artefakte nuk do ta arrijë që kur të rritet ta ketë këtë lloj interesi. Në çastin që ne nuk ia tregojmë nuk ia kupton rëndësinë, pra është tjetër ta thuash dhe tjetër t’ia tregosh dhe forma e tretë është dixhitalizimi, të presësh ti të vijë studiuesi është diçka por duhet të jesh ti që t’ia japësh informacionin në mënyrën që ai do ta kërkojë. Sot njerëzit e kërkojnë informacionin në google ti duhet ta çosh informacionin atje që ai ta gjejë.

I pyetur se cili do të jetë eventi i radhës Ardit Bido rrëfen se deri në fund të vitit 2019 arkiva e shtetit ka disa projekte si për shembull ekspozimin e dekoratave shqiptare që në kohën e Zogut e në vijim dhe fototekën online.

“Kur vjen fjala tek ekspozimi ne kemi për shumë pak ditë ekspozimin e disa artefakteve që për mua janë shumë të bukura dhe do t’i ftoja të gjithë që të vinin t’i shihnin në ambientet e muzeut historik kombëtar. Do të ekspozojmë dekoratat shqiptare, duke nisur që nga ato të kohës së Zogut dhe me dekoratat në vijim qoftë dekoratat të cilat janë objekte qoftë ato që janë në letër. Më pas ka edhe ekspozita të tjera deri në fund të vitit. Nga ana tjetër ne për pak kohë do të kemi online bibliotekën por deri në fund të vitit do të jetë online edhe fototeka. Ne kemi një fototekë të pasur deri në vitin 1944 sidomos të fotografëve korçarë. Ne jemi në fazën finale të punës, janë skanuar të gjitha fotografitë dhe do të ngarkohen online të gjitha” –ka thënë drejtori Arkivës së shtetit Ardit Bido.

(BalkanWeb)

 

Tags: Ardit Bidohylli drites

TË LIDHURA

Aksidentoi çiftin austriak, arrestohet 52-vjeçari nga Qeparoja
Aktualitet

Aksidentoi çiftin austriak, arrestohet 52-vjeçari nga Qeparoja

10:54 | 13/05/2025
Arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit në Kukës
Aktualitet

Arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit në Kukës

10:15 | 13/05/2025
“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!
Aktualitet

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!

10:13 | 13/05/2025
Next Post
Zbuloni sa paguhen këngëtarët shqiptarë për një koncert

Zbuloni sa paguhen këngëtarët shqiptarë për një koncert

Ish-ministri ironizon Ramën: Lushnja të fut edhe prasin…

Manjani kundërshton opozitën: Në Shqipëri s’ka oligarkë, nuk i lë Rama

Kosova si Norvegjia, Serbia si Zvicra

Kosova si Norvegjia, Serbia si Zvicra

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Carlo Ancelotti nis nga ‘puna’, kontakton me Neymarin për Kupën e Botës 2026…
Sport

Carlo Ancelotti nis nga ‘puna’, kontakton me Neymarin për Kupën e Botës 2026…

by mirseda
10:56 | 13/05/2025
0

BRAZIL - Federata Braziliane e Futbollit njoftoi zyrtarisht mbërritjen e Carlo Ancelottit të hënën. Italiani do të...

Aksidentoi çiftin austriak, arrestohet 52-vjeçari nga Qeparoja

Aksidentoi çiftin austriak, arrestohet 52-vjeçari nga Qeparoja

10:54 | 13/05/2025
Arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit në Kukës

Arrestohet një person, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit në Kukës

10:15 | 13/05/2025
“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!

“Kryeministër për të 4-ën herë”, Rama intervistë për Corriere della Serra: E prisja fitoren!

10:13 | 13/05/2025
REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

10:05 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com