Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ardi Veliu me dorë të hekurt, shkarkime në të gjitha nivelet

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Ardi Veliu me dorë të hekurt, shkarkime në të gjitha nivelet

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu paralajmëroi për strukturim themelor të Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet. “Ka nevojë për një ristrukturim të efektshëm si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor”-tha Veliu.

 Drejtori i ri i Policisë së Shtetit është prezantuar para mediave nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në fjalën e tij drejtori i ri theksoi se drejtimin e Policisë së Shtetit e shikon si një përgjegjësi të madhe, ndërkohë ka shprehur gatishmërinë për të bërë vlerësimin e punonjësve të policisë, bazuar mbi meritat, aftësitë dhe vlerat që ata mbartin.

Teksa ka folur për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka falënderuar të pranishmit, duke mos harrur zotimi për të luftuar krimin e organizuar, ndërsa nuk la pa përmendur edhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët rajonalë në përmbushjen  sa më të mirë të punës përballë sfidave të reja.

Kryeministri Rama ka firmosur vendimin për Ardi Veliun, i cili është propozuar nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa vjen si pasues i ish-drejtorit Haki Çako, ku ndaj të cilit nuk kanë munguar akuzat në lidhje me punën e kryer në  drejtimin e Policisë së Shtetit.

Në fjalën e tij, Veliu theksoi se Policia e Shtetit është institucioni më i besuar nga qytetarët, ndërsa shtoi se ka nevojë për burime të tjera njerëzore për ta çuar përpara punën e efektivëve blu.

Ai nuk la për përmendur dhe policët e rënë në krye të detyrës, ndërkohë u zotua për të mbajtur lart dhe me nderin flamurin e Policisë së Shtetit.

“Në emër të gjithë policive të rënë, në nderin tim personal, betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”  shtoi Veliu.

“Sot më është besuar detyra e rëndësishme e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Çdo oficer policie e ëndërron këtë ditë dhe nuk dua ta fsheh, e kam menduar edhe unë, por sot e shoh si sfidën e jetës time. Unë e di që nuk jam vetëm në realizimin e këtij misioni dhe jam i ndërgjegjshëm se organizata e policisë, është institucioni më i besuar nga publiku në Shqipëri. Policia e shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më efiçent të burimeve njerëzore. Do të vlerësohet punonjësi i policisë që është më i përkushtuar” – vijoi ai

Fjala e Drejtorit të Ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ardi Veliu.

I nderuar Z. Ministër!

Të nderuar kolegë!

Kjo është një ditë shumë e veçantë për mua. Sot më është besuar detyra e rëndësishme e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Çdo oficer policie e ëndërron këtë detyrë dhe nuk dua ta fsheh, e kam menduar dhe unë. Por sot, e shoh si sfidën e jetës sime, përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe atyre që ma besuan këtë detyrë. Përgjegjësia ndaj qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, si dhe ndaj besimit të Qeverisë së Shqipërisë ndaj meje, në këtë moment që ndodhet rendi dhe siguria publike, në Shqipëri, më angazhon mua për të dhënë maksimumin e përkushtimit tim, për të përmbushur me sukses këtë mision. 

Unë e di qe nuk jam vetëm në realizimin e këtij misioni. E po kështu jam i ndërgjegjshëm që organizata e policisë është institucioni më i besuar nga publiku në Shqipëri.Jam i vendosur të punoj me përkushtim së bashku me ju kolegë të nderuar për të realizuar të gjitha objektivat e vëna nga Qeveria Shqiptare, në drejtim të përmirësimit të situatës së rendit e sigurisë si edhe përmirësimin e mëtejshëm të imazhit të organizatës së policisë në publik.  

Policia ka nevojë për një ritëm të ri, më dinamik në të gjitha nivelet, për të qenë më rezultative në realizimin e të gjitha strategjive të miratuara për rendin. Dhe kjo do të ndodhë.

Ka nevojë për një ristrukturim të efektshëm si në nivel qendror ashtu edhe në nivel vendor.Policia e Shtetit sot ka nevojë për një menaxhim më efiçent të burimeve njerëzore.Ne polici nuk mungojnë njerëzit e kualifikuar e profesionistë, po ata jo gjithmonë kanë qenë në vendin e duhur.

Vënia në efiçencë e kapaciteteve njerëzore, trajnimi i tyre i mëtejshëm, ngritja në vazhdimësi e kapaciteteve të reja, vlerësimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i punës së punonjësve të policisë, do jetë objektivi kryesor i punës së policisë në të ardhmen.

Do ti kushtojmë vëmendje trajtimit të personelit për ti bërë ata më të motivuar e përkushtuar për të realizuar objektivat.Do të vlerësohet punonjësi i policisë, i cili është më i përkushtuar dhe më rezultativ. Menaxhimi me efiçence i burimeve financiare, logjistike si edhe përmirësimi i vazhdueshëm i teknologjisë do të jetë fokusi i punës së Policisë që unë do të drejtoj me përkushtim.

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin shumë të vlefshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë, për të arritur në një polici të standardeve perëndimore.

Do të vazhdojmë bashkëpunimin me të gjithë partnerët e sferës profesionale e shoqërore në vend, duke mos harruar asnjëherë se policimi është një profesion ku duhet të kontribuojnë të gjithë.

I nderuar Z. Ministër!

Besimi, që Qeveria Shqiptare pati për të më ngarkuar këtë detyrë, më vë para një përgjegjësie shumë të madhe, të cilën unë do të mundohem ta justifikoj duke e drejtuar organizatën e Policisë drejt sfidave që kërkon koha, së bashku me kolegët e mi.

Ju faleminderit Z. Ministër! Ju faleminderit kolegë!

Tags: ardidorëgjithëte hekurtVeliu

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
VIDEO/Tinka Kurti, aktorja që e pret “vdekjen” në skenë

Ndahet papritur nga jeta djali i Tinka Kurtit

Duka e la me gisht në gojë, merr drejtimin e gjigantit spanjoll

Duka e la me gisht në gojë, merr drejtimin e gjigantit spanjoll

“Veto për Shqipërinë”/PDIU: Çamëria është gjallë, integrimi s’kalon nga Greqia

“Veto për Shqipërinë”/PDIU: Çamëria është gjallë, integrimi s’kalon nga Greqia

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com