Bazuar në numrin total të votave të grumbulluara në shkallë qarku, deri në këto momente Partia Socialiste merr e vetme gjysmën e mandateve të numrit të deputetëve të Qarkut Elbasan.
Mirëpo, ashtu siç ishte deklaruar edhe më parë nga deputeti i PDIU Aqif Rakipi, partia e komunitetit Çam në këta qark ka arritur të marrë një rezultat historik.
Nga ana tjetër, vihet re një “dërrmim” i Partisë Demokratike ndryshe nga herët e tjera për herë të parë merr vetëm dy deputetë.
Deri në orën 21.52 të ditës së sotme PS ka grumbulluar 56881 vota ose 7 mandate në parlament. PD ka grumbulluar 25500 vota ose 3 mandate në parlament. PDIU ka grumbulluar 22264 vota ose 2 vende në parlament. Ndërsa LSI ka grumbulluar 19.338 ose 2 vende në parlament.
Mbeten ende edhe 100 kuti për tu numëruar dhe mund të ketë surpriza të tjera.