Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Antisemitizmi në Perëndim dhe Sionizmi në botën myslimane

5 vjet ago
in Bota, Kryesore

Nga Ihsan Aktaş “Daily Sabah”

Në një nga deklaratat e tij publike Sekretari amerikan i Shtetit Entoni Blinken, e kritikoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për përdorimin e një diskursi politik anti-semitit.

Por kjo kritikë nuk është vetëm një shtrembërim i thjeshtë i së vërtetës, por një gabim i rëndë.

Përgjatë historisë së Evropës Katolike ka pasur gjithmonë një problem hebre, që ishte në thelb një çështje fetare. Për Kishën Katolike, Judaizmi nuk ishte një fe e shenjtë, pasi populli hebre etiketohej si vrasës i Jezu Krishtit.

Në Mesjetë, qytetet evropiane ishin mono-fetare, dhe komunitetet hebraike jetonin në geto.

Në librin e tij “Mishi dhe guri:Trupi dhe qyteti në qytetërimin perëndimor”- profesori Riçard Senet shkruan ndër të tjera:“Hebrenjtë në Xhenova të Italisë nuk kishin marrëdhënie shoqërore me pjesën tjetër të banorëve të qytetit, pasi jetonin të mbyllur brenda një kështjelle në një ishull. Në mëngjes ata dilnin për pazar, ndërsa mbrëmjeve strehoheshin në atë kështjellë… Në atë kohë, popullata besonte se ata ishin burim i të gjitha të këqijave, njëlloj si mikrobet”. Senet theksoi krijimin në atë kohë të konceptit të përbashkët mbi popullin hebre si gjysmë-njerëz, si gjysmë-qenie.”

Pikëpamja e Islamit

Nga ana tjetër, në besimin Islam si Judaizmi po ashtu edhe Krishterimi konsiderohen fe të shenjta. Anëtarët e këtyre tre feve monoteiste,kanë bashkëjetuar paqësisht më të tjerët në qytetet myslimane. Për shembull,në Perandorinë Osmane bashkësitë jomyslimane ishin jo vetëm të mbrojtura nga shteti, por jetonin edhe sipas ligjeve të tyre fetare.

Nën sistemin e famshëm të njerëzve shumë-fetarë që zbatonin osmanët, hebrenjtë sefardikë ishin një komunitet i respektuar. Kur u shpërbë dinastia Umajade e Andaluzisë në Spanjë, shteti i ri i krishterë i masakroi të gjitha komunitetet autoktone hebreje dhe myslimane.

Kur osmanët humbën qytetin e Selanikut në Greqi, jo vetëm myslimanët, por edhe komunitetet hebreje dhe jo-katolike u dëbuan nga metropoli i tyre antik, i cili u shndërrua në një qytet mono-fetar. Anti-semitizmi, është i rrënjosur thellë në praktikën e krishterë. Në të kundërt, populli mysliman beson se si Jezu Krishti ashtu edhe Moisiu janë profetët e Zotit.

Shpjegimi i Holokaustit

Një nga krimet më të tmerrshme kundër njerëzimit, Holokausti, nuk mund t’i faturohet vetëm ideologjisë naziste. Ai ishte i rrënjosur në ndjenjat anti-semitike të popullit evropian. Edhe papati ishte një bashkëpunëtor i regjimit vrasës nazist, përmes heshtjes famëkeqe të Papa Piut XII, rreth masakrave të vazhdueshme kundër popullit hebre.

Sot, demokratët dhe liberalët hebrenj janë kundër ideologjisë sioniste që synon të legjitimojë pushtimin e tokave palestineze. Aktualisht dy milionë palestinezë jetojnë në vendin e tyre. Ndërsa shteti izraelit bombardon dhe vret civilët, udhëheqësit politikë në vendet perëndimore e mbështesin kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe ideologjinë e tij të sionizmit.

Fatmirësisht, disa anëtarë të partive politike demokratike në këto vende, e kanë kundërshtuar me zell shtypjen e Izraelit. Presidenti turk Erdogan mbron kauzën e drejtë të popullit palestinez. Dhe ndërsa po sillej si një zëdhënës i palestinezëve në arenën ndërkombëtare, Erdogan u akuzua për përfshirje në diskursin politik anti-semitik.

Sidoqoftë, Erdogan si një udhëheqës politik mysliman e respekton Judaizmin si një fe të shenjtë, ndërsa në të njëjtën kohë e kundërshton Sionizmin si një ideologji imperialiste. Ekziston një fjalë e urtë turke që thotë:“Nëse dikush lulëzon përmes shtypjes, e ardhmja e tij do të mallkohet.”

burimi: dailysabah.com/opinion/columns/anti-semitism-in-west-and-zionism-in-muslim-world

Përshtatur për Tirana Today

Tags: antisemitizmihebreislamIzraelimusliman

TË LIDHURA

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

22:07 | 05/06/2026
Aktualitet

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026
Aktualitet

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026
Next Post

Identifikohen 3 të miturit, publikohet video-ja kur grabisin zyrat e OSHEE-së

Zihen për pronën, policia sekuestron një automatik e municion luftarak

Serie A/ Ja klasifikimi po të mos kishte VAR: Juve 7 pikë mangut, Lacio jashtë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Ambasadori Gonzato në protestën para Kryeministrisë

by mirseda
22:07 | 05/06/2026
0

Në protestën e sotme të qytetarëve para Kryeministrisë ka kaluar edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në...

Pas rreth 4 orësh qëndrese para Kryeministrisë, protesta zhvendoset te Sheshi Skënderbej

22:02 | 05/06/2026

Në kërkim për narkotikë, ekstradohen nga Dubai në Tiranë 6 të përfshirë në grupe kriminale

22:01 | 05/06/2026

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

21:34 | 05/06/2026

“Honxho-bonxhot më flasin për investime”/ Rama shmang kërkesat e protestuesve në Vlorë

21:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com