Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Anketa e KE: Shqiptarët i kanë shtëpitë pa kushte, nga mungesa e hapësirave deri te lagështira

7 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Anketa e KE: Shqiptarët i kanë shtëpitë pa kushte, nga mungesa e hapësirave deri te lagështira

Shqiptarët, në krahasim me europianët, renditen ndër qytetarët e vendeve me përqindjen më të lartë për sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por kanë problemet më të mëdha për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshëm, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo të shtëpive me lagështirë dhe pa ngrohje…

Megjithëse shqiptarët janë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për pronësinë e shtëpive të tyre (87% e të pyeturve kanë pohuar se janë pronarë të shtëpive të tyre), ata vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe kushteve minimale si prania e një tualeti apo e dushit brenda në shtëpi.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të zhvilluar nga Komisioni Europian rreth 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të tualetit apo dushit në shtëpi, ndërsa 43% e të pyeturve (më e larta në Europë) janë shprehur se nuk kanë mjaftueshëm hapësirë në shtëpitë e tyre.  Në vendet e rajonit të anketuarit që janë përgjigjur se kanë probleme me sipërfaqen në shtëpi variojnë nga 18-26% me një diferencë të konsiderueshme me Shqipërinë.

Mesatarisht, të anketuarit, në Shqipëri janë shprehur se kanë vetëm 2 dhoma, numri më i ulët i vendeve të Bashkimit Europian dhe kandidateve për t’iu anëtarësuar.

Shqipëria mban vendin e parë edhe për cilësinë e dyerve, dritareve dhe dyshemesë, ku sipas të pyeturve në Anketën e Cilësisë së jetës rreth 23% janë shprehur se i kanë të vjetra.

Shqipëria ka rezultuar me përqindjen më të lartë të të pyeturve të cilët kanë pohuar se kanë lagështirë apo rrjedhje në shtëpi. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës rreth 40% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se kanë lagështire apo rrjedhje të ujit.

Rreth 12% e të pyeturve janë përgjigjur gjithashtu që kanë mungesë të tualetit me ujë të rrjedhshëm, ndërkohë që Malin e Zi vetëm 3% e të pyeturve kanë pohuar se kanë mungesë të tij, 4% në Serbi dhe 7% në Maqedoni.

Shqiptarët kanë vështirësi edhe për të ngrohur apo për të mbajtur në temperatura optimale shtëpitë e tyre. Rreth 26% e të anketuarve në Shqipëri janë përgjigjur se nuk kanë mundësi që të ngrohin shtëpitë, ndërkohë që  përqindja e të anketuarve në vendet e rajonit luhatet nga 6-16%.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës në vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për tu anëtarësuar. Në secilin shtetet është marrë një kampion përfaqësues, ku të anketuarit janë pyetur mbi fusha të caktuara të mirëqenies./Monitor

TË LIDHURA

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

22:33 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton
Aktualitet

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”
Politikë

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Next Post
Vrasjet zinxhir/Ekzekutohet ish-efektivi i Forcave Speciale, atentatet dhe vrasja e vëllait 9 vite më parë

Foto/ Kush është polici që e vranë dje, atentati i tretë në familjen e tij

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, Benzi ‘fluturon’ mbi 10 makina

VIDEO/ Aksident i frikshëm në Vlorë, Benzi ‘fluturon’ mbi 10 makina

FOTO/ I vënë tritol në derën e lokalit, alarmohet qytetari në Vlorë

FOTO/ I vënë tritol në derën e lokalit, alarmohet qytetari në Vlorë







JU REKOMANDOJMË

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Politikë

GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten

by mirseda
22:33 | 20/11/2025
0

Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje...

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

Getinjo ndan moment tepër të vështirë: gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

21:56 | 20/11/2025
12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

12 vjet nga aksidenti që vrau Sokol Olldashin; Halimi e kujton

21:50 | 20/11/2025
Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

Zelensky pritet të bisedojë me Trump pas propozimit amerikan për plan paqeje me Rusinë

21:17 | 20/11/2025
Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

Balluku qëndron 7 orë në Kryeministri; Bardhi akuzon Ramën se po përgatit “grusht shteti”

21:15 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com