Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Anemia, simptomat dhe ushqimi

5 vjet ago
in Kryesore
Anemia, simptomat dhe ushqimi

Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Pamjaftueshmëria e hekurit është një simptomë e rrezikshme që duhet shmangur. Ekspertët shpjegojnë se anemia ndodh kur trupi përballet me një nivel të ulët të qelizave të kuqe të gjakut. Anemia shfaqet edhe kur qelizat e kuqe të gjakut përmbajnë sasi të pamjaftueshme të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur. Për këtë arsye, hekuri është një mineral jetësor kundër anemisë. Hemoglobina ndihmon në transportin e gjakut të pasur me oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit, ndaj kur ajo nuk mjafton, trupi është i plogësht dhe pa energji.

Simptomat e anemisë

Simptomat paraqiten me vështirësi në frymëmarrje, lëkurë të zbehtë, probleme në tretje, përshpejtim i pashpjegueshëm i rrahjeve të zemrës, ndjenja e lodhjes dhe duar apo këmbë të ftohta, skuqje e gengivave, dhimbje koke dhe nervozizëm. Të gjitha simptomat i atribuohen mangësisë së hekurit, të cilat mund të përmirësohen përmes një ndryshimi në zakonet e të ushqyerit dhe në sajë të disa mënyrave natyrore.

Hani ushqime të pasura me hekur

A e dini sa është sasia e nevojshme e hekurit për të cilën keni nevojë që të shmangni aneminë?Një grua ka nevojë për 15-18 mg hekur në ditë, ndërsa një burrë ka nevojë për 8-11 mg. Një vezë e vetme përmban 6 mg hekur. Është e rekomandueshme që të konsumoni ushqime të pasura me hekur. Zgjidhni vezë, drithëra, patate, barishte, bishtajore, arrorë dhe fruta të thata. Ata që kanë probleme me aneminë duhet të konsumojnë edhe vezë, produkte të bulmetit, qumësht soje, e të tjerë. Minerali që vjen nga ushqimet shtazore përthithet më mirë nga trupi se ai që vjen nga burimet bimore. Njerëzit që konsumojnë mish dhe peshk duhet të konsumojnë mish viçi, mish lope, shpendë, sardele, goca deti, karkaleca e të tjerë. Gjithashtu, shumica e drithërave janë të pasuruar me hekur dhe plotësojnë dozën ditore. Personat me prirje anemike kanë nevojë për drithëra të pasuruara me vitaminë B12 në mënyrë që të shmangin aneminë.

Hani ushqime të pasura me vitaminë C

Vitamina C nxit përthithjen e hekurit, ndaj ekspertët rekomandojnë ushqime të tilla në çdo vakt. Burime të pasura të vitaminës C përfshijnë lëngjet e agrumeve, portokallet, specat, domatet, brokoli dhe pjepri. Kufizoni sasinë e kafesë dhe çajit gjatë vakteve. Sigurohuni që të jeni të hidratuar dhe të pini më shumë ujë.  Kafeja dhe çaji, madje edhe ai jeshil pakësojnë sasinë e hekurit që përthithet në gjak. Studimet kanë treguar se nëse konsumoni çaj gjatë vaktit, përthithja e hekurit në gjak bie me 62 përqind. Sidoqoftë, hekuri i përftuar nga burimet shtazore nuk ndikohet nga çaji apo kafeja, por anemikët duhet të tregojnë shumë kujdes me këto pije.

Ditari ushqimor

Duhet të jeni të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumoni në mënyrë që të dalloni sasinë e hekurit që merr trupi. Mund të mbani shënime për ushqimet e pasura me hekur që merrni në ditë. Nëse ndiqni këto pesë këshilla dhe mbani një regjim të shëndetshëm ushqimor do të jeni në gjëndje të shmangni shfaqjen e anemisë që vjen si pasojë e dozave të ulëta të hekurit

Tags: anemiamjeksishendetisimptomat

TË LIDHURA

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë
Aktualitet

Drejtuesi i motomjetit humb kontrollin dhe përplaset me murin në Lezhë

20:50 | 15/04/2026
Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues
Aktualitet

Inxhinierja Luljeta Bozo: Ndërtuesit duan të kursejnë, por dështoi edhe sistemi kontrollues

20:03 | 15/04/2026
Next Post
Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Rrëfimi i Ujkanit për MARCA: Gjykatësi serb i tha babait “ik se lufta po vjen”

Rrëfimi i Ujkanit për MARCA: Gjykatësi serb i tha babait “ik se lufta po vjen”

Rama: Nëse nuk respektohen masat, do ta mbyllja vendin edhe në ditën e votimeve

Rama godet fushatën e Bashës në terren 'pa din e as iman'







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon
Showbizz

“E dija që ishim bërë për njëri-tjetrin”/ Selin rrëfehet për marrëdhënien me Gimbon

by mirseda
22:20 | 15/04/2026
0

Gjatë intervistës Selin ka folur për marrëdhënien e saj me Gimbon, ku është shprehur se që nga...

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

Nuk kanë fund golat në pjesën e parë, Reali udhëheq ndaj Bayern në Champions

21:55 | 15/04/2026
Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

Guler “trondit” Bayernin në Champions, eurogol nga goditja e dënimit

21:36 | 15/04/2026
Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

Bayern i përgjigjet shpejt Realit, dy gola për pak minuta, ndizet sfida e Champions

21:18 | 15/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com