Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Analiza/Strukturat kriminale po i hapin rrugë ndikimit rus në Maqedoni

9 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/Strukturat kriminale po i hapin rrugë ndikimit rus në Maqedoni

Ekspertët e sigurisë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë duhet të angazhohet në kthimin e vendit në binarët e sigurt drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Strukturat kriminale 

Në të kundërt, qarqe të caktuara kriminale në vend, për të shpëtuar nga dhënia e përgjegjësisë, do të synojnë t’u hapin gjithnjë e më shumë shtigje ndikimit rus.

Këto komente vijnë pas qëndrimit të fundit të shprehur nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan, duke e cilësuar këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.

“Realisht, orientimi i Maqedonisë kah Rusia, që bëhet i dukshëm kohën e fundit nuk ka qenë aq shumë emocional, apo ‘pansllavjan’ sesa do të thosha ka qenë kalkulim i strukturave të caktuara, që e humbin pushtetin që (vendi) të orientohet drejt Rusisë me regjim kuazidemokratik, të cilët mundësojnë sundim afatgjatë pa rezultate konkrete dhe procedura demokratike”, thekson Billalli, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndikimi rus

Njohësit e çështjeve të sigurisë thonë se shtrirja e Rusisë në Maqedoni ka të bëjë me mundësinë e shpëlarjes së parave.

“Meqë Maqedonia në kartën e institucioneve financiare është fokusuar si vend ku mund të shpëlahen paratë, në një situatë të tillë e dimë se Rusia, përkatësisht oligarkia atje është në kërkim të mundësive që paratë e dyshimta t’i shpëlajnë përmes mënyrave më të lehta, duke kërkuar shtete ku nuk funksionon shteti ligjor, përkatësisht institucionet janë të korruptuara. Në këtë dimension, do ta shihja dhe faktin se përnjëherësh me të dalë në shesh kriza kriminale në Maqedoni, shohim një interes nga ana e Rusisë për të shtrirë influencën e saj. Kjo influencë nuk ka qenë e dukshme dy dekadat e fundit që nga pavarësia e Maqedonisë, megjithëse më duhet të theksoj se është shumë e natyrshme që forcat e mëdha në dëm të interesave të shtetit i cili ballafaqohet me problemin e kriminalitetit në institucione të bëjnë pazaret duke vënë në plan të parë interesat e tyre si superfuqi”, deklaron Vladimir Pivovarov, ish-zyrtar i Lartë i Shërbimeve Sekrete në Maqedoni.

Qëndrimi ndaj BE-së

Nga hulumtimi i realizuar nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” në bashkëpunim me fondacionin “Konrad Adenauer” ka nxjerrë në pah se 26.2 për qind e qytetarëve të Maqedonisë konsiderojnë se Bashkimi Evropian do të ishte aleat më i mirë i jashtëm, përderisa vetëm një për qind më pak, përkatësisht 25 për qind e tyre, mendojnë se këtë rol do ta luante Rusia. Në bazë të hulumtimit në fjalë, 17.5 për qind e qytetarëve parapëlqejnë Shtetet e Bashkuara, si aleate të Maqedonisë./ Evropa e Lirë.

Tags: Maqedoniandikimi rusrusiastrukturat kriminale

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Presidenti Trump mes shpatave në Riad

Presidenti Trump mes shpatave në Riad

Turqi, Erdogan rizgjidhet në krye të partisë që themeloi vetë

Turqi, Erdogan rizgjidhet në krye të partisë që themeloi vetë

Ja efektet që shkakton alkooli në trupin tuaj

Ja efektet që shkakton alkooli në trupin tuaj







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë
Bota

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

by mirseda
16:59 | 09/03/2026
0

Gazetari Artur Bibe i cili ndodhet në Liban, ka raportuar për rrëzimin e një rakete izraelite në...

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit

Mitsotakis, presidenti qipriot dhe Macron: Mision detar për rihapjen e Hormuzit

16:48 | 09/03/2026
Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

Lufta me Iranin prek naftën, Kroacia kufizon çmimet e karburantit.

16:34 | 09/03/2026
Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

Mediu takim me ambasadorin e OSBE: Reforma zgjedhore dhe qeveri teknike për zgjedhje të lira

16:21 | 09/03/2026
SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

SPAK kundër propozimit të PS: Mos kufizoni hetimin e zyrtarëve

16:18 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com