Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

ANALIZA/ “Eksitimi’ i Gjinushit dhe diskretitimi i figurës së Akademikut

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
ANALIZA/ “Eksitimi’ i Gjinushit dhe diskretitimi i figurës së Akademikut

Dr.Elvin Luku/ Në Akademinë e Shkencave ndodhi çudia!

Politikani Skënder Gjinushi, “i tërhequr” vetëm pak ditë më parë nga PSD-ja, parti të cilën e themeloi dhe drejtoi për afro tre dekada, menjëherë pasi u votua si kryetar i Akademisë së Shkencave, në një proces të etiketuar gjerësisht si farsë për shkak të mungesës së kandidatëve në këtë garë, sulmon dhe fyen gazetarët si askush më parë në historinë e këtij institucioni.

I kompleksuar nga një pyetje e gazetares së kulturës në televizionin kombëtar Klan, Enkelejda Mema, e cila kërkoi të shuante kuriozitetin e publikut të gjerë se “kur kishte lindur ambicia e tij për të marrë drejtimin e Akademisë së Shkencave, para apo gjatë reformës”, z. Skënder Gjinushi, fillimisht tenton të intimidojë gazetaren, por pas insistimit të saj, ai refuzon të përgjigjet dhe në largim e sipër përdor një gjuhë banale kundrejt saj: “Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu!“ (shih videon)

Ironi ose jo, ky incident ndodh në një kohë kur Akademik Luan Omari, themeluesi i fundit në jetë i Akademisë së Shkencave më 1972, ndërsa komentonte zgjedhjen e Gjinushit duke vleresuar procesin si demokratik, shprehej se “besonte dhe shpresonte te integriteti i kreut të ri për ringritjen e këtij institucioni”.

Në fakt, një ditë pas qëndrimit të tij, Akademiku Luan Omari do të ndihmonte shumë opinionin publik po të sillte në kujtesë ndonjë episod tjetër të kësaj natyre në historinë e Akademisë së Shkencave, kur një Akademik, madje, akoma më tepër, një kryetar akademie, të ketë përdorur një gjuhe të tillë ndaj gazetarëve si përfaqësues të interesit publik, apo, ndonjë rast, kur akademikët shqiptarë kanë ndërmarrë akte dhe sjellje të tilla diskredituese për vetë figurën e Akademikut.

Një rast i paprecedent, ku përveçse është cënuar puna dhe dinjiteti i një gazetari, është shkelur njëherësh Neni 10, i “Statutit të Akademisë së Shkencave në Republikën e Shqipërisë” dhe “Kodi Europian i Sjelljes për Integritet në Kërkim Shkencor”, i cili, që në pikën e parë ku përcaktohen parimet, parashikon “respektin për kolegët, pjesëmarrësit në kërkim, shoqërinë, ekosistemet, trashëgimin kulturore dhe mjedisin”.

Në një institucion me funksionim normal sipas ligjeve dhe statuteve në fuqi, pas këtij qëndrimi që denigron figurën e gazetarit nga një kryetar akademie por dhe vetë figurën e akademikut, e njëjta Asamble që e zgjodhi, bazuar në nenin 10 / pika “dh” të Statutit të ASH-së, do të duhet të merrte masë e cila mund të shkonte deri në shkarkim të anëtarit të saj. Ja çfarë parashikohet në këtë nen:

NENI 10/dh – “Statusi i anëtarit të rregullt, i atij të asociuar dhe i çdo funksioni tjetër drejtues të lidhur me këto funksione, përfundon kur anëtari shkarkohet me dy të tretat e votave të të gjithë anëtarëve të Asamblesë për akte dhe sjellje që cenojnë rëndë figurën e anëtarit të Akademisë…”

Dhe, në rastin konkret, nuk mund të debatohet as fakti se çfarë kuptojmë me “akte dhe sjellje që cenojnë rëndë figurën e…”, pasi interpretimin e saj e ka bërë Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 75, datë 19.04.2002, ndërsa arsyetohej shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Pra, në këtë vendim shprehja “akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e…”, parashikuar në Kushtetutë, është argumentuar në këtë formë nga trupa e gjyqtareve:

“Veprimet apo mosveprimet e këtyre funksionarëve të lartë të shtetit, të cilat mund të përfshihen në shkaqet kushtetuese që shërbejnë për shkarkimin e tyre, janë të tilla që mund të vlerësohen rast pas rasti nga vet organi që kryen këtë procedurë shkarkimi.  Megjithatë, në çdo rast, ato janë të lidhura me sjelljet e parregullta e të padenja që këta funksionarë të lartë kryejnë jo vetëm gjatë ushtrimit të detyrës dhe për shkak të saj, por edhe jashtë detyrës, me abuzimin apo dhunimin që ata i bëjnë besimit publik dhe që lidhen kryesisht me dëmet që ata i sjellin shoqërisë dhe shtetit. Aktet dhe sjelljet e padenja që ata kryejnë duhet të jenë aq serioze, të kenë diskredituar aq rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit apo prokurorit (Akademikut – shënim i autorit) dhe të kenë ulur dinjitetin e organit që përfaqësojnë, sa të detyrojnë organin kompetent për të marrë masën e largimit nga detyra…” – (Gjykata Kushtetuese, vendimin nr. 75, datë 19.04.2002, fq. 4)

Në pritje të reflektimit dhe reagimit institucional e publik të Asamblesë së Akademisë për këtë incident që fyen rëndë punonjësit e medias si pushtet i katërt por dhe denigron figurën e Akademikut, po sjellim edhe njëherë për vëmendjen e tyre dhe publikut të gjerë këtë ngjarje të paprecedentë:

…

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkencave, para reformës apo në momentin që po e bënit reformën?

Skënder Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se ju keni qenë kryetar partie në atë kohë.

Skënder Gjinushi: Mos bëj pyetje që s’kanë përgjigje…

Gazetarja: Si s’kanë përgjigje? Kur lindi, para reformës apo gjatë saj?

Skënder Gjinushi: Ka pyetje të tjera? Faleminderit…

Ndërsa i largohej kamerave, kreu i ri i Akademisë së Shkencave, z. Skënder Gjinushi, ofendon rëndë gazetaren gjatë ushtrimit të detyrës:

Skënder Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu!

Gazetarja: Shko mjekohu ti, kujdes me gjuhën se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave, i pa edukatë.

medialook.al

Tags: akademikuanalizaelvin lukuskënder gjinushi

TË LIDHURA

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata
Aktualitet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata

23:20 | 09/05/2025
Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027
Aktualitet

Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

22:52 | 09/05/2025
Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua
Aktualitet

Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

22:49 | 09/05/2025
Next Post
Vjen goditja e radhës për Gjinushin, pedagogia i nxjerr CV-në

Vjen goditja e radhës për Gjinushin, pedagogia i nxjerr CV-në

“Edhe nëse provokohen…”, delegacioni i BE apel policisë dhe opozitës

“Edhe nëse provokohen...”, delegacioni i BE apel policisë dhe opozitës

Rosela Gjylbegu: Më ranë në qafë, s’mund t’i fal!

Rosela Gjylbegu: Më ranë në qafë, s’mund t'i fal!

JU REKOMANDOJMË

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

Jozi uron publikisht Loredanën për ditëlindje, romanca vazhdon?

20:11 | 07/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

Ta dh**fsha surratin o me m*t”, shqiptari shkon të hapë derën e avionit dhe ndodh h*taja

15:50 | 03/05/2025




TË FUNDIT

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata
Aktualitet

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Rama “i papërmbajtshëm”: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata

by mirseda
23:20 | 09/05/2025
0

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është vënë përballë një pyetje “pikante” nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion”...

Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

Tension mes Big Mamas, Nur dhe Albës, fermeret përplasen mes tyre

23:18 | 09/05/2025
Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

Thyen rregullat në Ferma VIP, vendimi drastik i AGAIT për gjashtë fermerët

23:17 | 09/05/2025
Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

Pasaporta europiane, Rama: Negociatat duhet të mbyllen brenda Dhjetorit 2027

22:52 | 09/05/2025
Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

Rama i përgjigjet Berishës: Të dielën merr mesazh të qartë, nuk ka shans të debatojë me mua

22:49 | 09/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com