Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Analiza e Topallit për gjendjen kritike të PD-së

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Analiza e Topallit për gjendjen kritike të PD-së

MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE SEANCE - /r/n/r/nMINISTERS AND LAWMAKERS ENTERS IN A PARLIAMENTARY SESSION -

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me pretendimin e pamundësisë së një analize nga anëtarësia e PD-së për zgjedhjet e fundit elektorale,  pasi  ajo nuk lejohet dhe është bllokuar, ka deklaruar se përgjegjësia e humbjes është e Lulzim Bashës.

Topalli,  është shprehur se Basha ka vendosur veton për listën e emrave që kandiduan dhe  se ai  duhet të japë shpjegime.

Gjithashtu, ajo tha se ka qenë një kritike e vazhdueshme e vendimeve të Bashës pasi nga viti në  vit ajo ka parë se PD-ja është drejt asgjësimit dhe  vendit  po i ikën opozita, u shpreh ajo gjatë një interviste në nw televizionin “AbcNews”.

Oligarkët dhe minus 200 mijë vota

Basha  është falso është i rremë edhe kur sulmon oligarkët. Një nga oligarkët shqiptar,  ku Universiteti i tij nga z.Berisha quhet universiteti “Kristaq Rama”, pasi ka kapur qeverinë me anë të mekanizmave të njohura,ka kapur  edhe  opozitën. Ajo tha se nëse ka një shqetësim  lidhur me zhvillimin e  fundit  është  rezultati  me minus 200 mijë vota. Kur je në opozitë  rritesh pasi  i del për zotë interesit të publikut  dhe kjo nuk ndodhi më  z, Basha. Ne kemi qenë  nxënë  të  shkollës  opozitar, dhe  në 2014  kemi menduar se do bënim një  opozitë të  vërtetë por  sot kjo  opozitë ka përfunduar  me minus. Në  vitin ’97-të  kemi bërë një analizë  dhe  e ngritëm  frymën me anë të bashkëpunimit dhe  mirëbesimit ndërsa në 2014 që erdhëm sërish në opozitë  Partia Demokratike ra në heshtje. Urdhri i nxjerrë nga Basha për  mos kandidimin e krerëve të PD-së që kishin ardhur nga humbja e zgjedhjeve  ishte  i  tipit  stalinist pasi nuk u lejonte shumë  njerëzve të kandidonin.

Bojkoti i Reformës Administrative Territoriale

Shifrat absolute e humbjes në vitin 2015 është një alarme i vërtet.  Basha doli me një  deklaratë se kishte fituar  dhe  PD-ja  kishte  rritje. Unë  nuk u besoja  veshëve dhe kërkova një analizë por  asnjëherë  nuk ndodhi një gjë e tillë. Pas kësaj  ai  humbi në Dibër  me 4 mijë  vota  minus dhe  aty  unë e  kritikova pasi në Dibër asnjëherë  nuk kishim  humbur.

Gjithashtu,  Kolonja ku  kandidati i PD-së u fsheh pas zotit  Duka etj … ishte një humbje  e cila u justifikua  nga  droga por rezultoi se nuk ishte   vetëm nga droga  por  ishte  mungesa e përgjegjësisë së z.Basha.

Çadra

Nuk mjaftojnë  vetëm 4  muaj për të ngritur  frymën dhe për tu përgatitur për zgjedhje. Kisha  shprese se do niste të  bënte opozitë  që pas deklaratës që ai bërë  me humbjen e Dibrës por sërish nuk ndodhi asgjë. Kujtojmë që kishte   drogë kishte mungesë  investimesh, heqje nga  puna  por Basha dukej sikur nuk  kishte  dëshirë për të protestuar.  Nuk  kishte  protesta. Në 18 shkurt ai thirri njerëzit në shesh dhe ky  ishte një mesazh  shumë i fuqishëm. Unë  nuk e di  cili është Lulzim  Basha , unë  kur nuk e kam kuptuar. Ta lidhësh  premtimin me Bashën është shumë e vështirë. Ai u  premtoi  të  rinjve  ti fuste në listat e kandidatëve për deputet  por edhe ata i gënjeu pasi kreu i Forumit Rinor nuk  ishte në këto lista. Çadra ishte  e rem  pasi ishte ndritur për kariken e z. Basha.

Marrëveshja

Nuk jam  kundër marrëveshjeve politike  por  kur marrëveshja është e  fshehtë  nuk është  e ndershme. Unë mund të hamendësoj shumë  gjera  lidhur me këtë marrëveshje  por di që  falënderimet e para të z. Rama i kishte për z.Basha. Kjo analizë duhet të  bëhet  nga anëtarësia e cila do ti kthejë pyetje  përgjigjes pse mungojnë 200 mijë vota.

Listat

Nuk kam e zhgënjyer nga listat  e z. Basha  pasi pykpyetjet e mëdha i kam kaluar  para  se të beheshin  listat.Problemi  nuk është se janë  apo  jo ish ministrat  kandidaturat   më të mira  për  deputet , nuk është kjo çështja. Të  flas me sinqeritet  mua me pëlqente  të isha në parlament  pasi  parlamentin e kam pasion. Kam pasur mundësinë  të jem dhe ministre por e kam refuzuar. Problemi është se ca do më lidhte mua me opozitën që bën zoti Basha.  

Takimi  me Bashën

I kam shkruar në zyrë dy herë  një herë  pasi  humbëm  në 2015   dhe  herën tjetër   kur u ngrit çadra që më  pas Basha u fut në qeveri me Ramën.Ishte  kur  Basha nuk donte  të  hynte në zgjedhje  dhe i kam thënë se nuk mund tu mohojmë të drejtën e zgjedhjeve  shqiptarëve pasi ishte  krijuar   ideja se PD nuk donte  zgjedhje fare.

Vendimet

Të  gjitha  vendimet që janë marrë  në selinë e PD-së  janë vendim të marrë nga Basha pa konsultim. Të gjitha  janë  vendime personale . Po ju them se listat  për zgjedhjet e fundit  është  lista e tij dhe e familjes së tij.

 Reagimet

Nuk kam  qenë   kandidate  por  jam nje person i cili  reagoj ndaj  padrejtësive.

Po e shikoja që opozita shkonte  drejt asgjësimit dhe  vendit  po i  humbte  opozita.

Nuk duroj dot  pa reaguar  kur  shoh që  rezultati i PD-së është edhe më i keq se rezultati i që mori PS-ja  pasi u shkri Partia Komuniste.

Alarmi.

Jemi në një fazë  ku zoti Basha nuk lejon kandidaturën. Ai ka  zhdukur sekretariatin, anëtarësin dhe shumë struktura përfshi edhe flamurin e PD-së. Ai nuk lejon procesin. Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet se kush hynë dhe kur del. Është më mjerane se edhe vet komunizmi. Me kujtojnë lëvizjet e Ramës me Kastriot Islamin.

Ngrirja

Basha më kujton Armando Prengën. Ai bërëi një akt  vetngrirës  kur  qëlloi  me armë në komisariat  dhe  shkrinte sa herë  i kërkohej. Kjo është  poshtëruese !

Tags: 200 mij votaanalizabashagjendja kritikePD-së

TË LIDHURA

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës
Aktualitet

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

15:14 | 28/03/2026
Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO
Aktualitet

Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

14:55 | 28/03/2026
Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën
Aktualitet

Tragjedi në Gjermani! Babai vret djalin e tij 13-vjeçar, plagos rëndë gruan dhe vajzën

14:44 | 28/03/2026
Next Post
MARCA ironizon PSG-në pas vendimit të marrë për Thiago Motta-n

MARCA ironizon PSG-në pas vendimit të marrë për Thiago Motta-n

100 milionë eurot i ndryshojnë mendje Donnarumma-s,  qëndron te Milan

100 milionë eurot i ndryshojnë mendje Donnarumma-s, qëndron te Milan

Eduard Selami: Po s’dolëm nga tutela e Berishës, nuk e kemi të gjatë  

SHËNIM/Një garë pa kundërshtarë







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Francë! Parandalohet sulmi me bombë në bankën amerikane në Paris
Bota

E rëndë në Francë! Parandalohet sulmi me bombë në bankën amerikane në Paris

by mirseda
15:59 | 28/03/2026
0

Një sulm me bombë në një degë të Bankës së Amerikës në Paris u parandalua nga autoritetet...

Irani godet me raketë balistike Jerusalemin, shihni masën e shkatërrimit që la pas 11 të plagosur

Irani godet me raketë balistike Jerusalemin, shihni masën e shkatërrimit që la pas 11 të plagosur

15:33 | 28/03/2026
E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës

15:14 | 28/03/2026
Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

Aksidenti në Shirokë të Suharekës, dy këmbësore g*diten nga makina

15:03 | 28/03/2026
Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

Dosja SASPAC/ Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon lirinë në GJKKO

14:55 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com