Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

ANALIZA/ “Çadra e re” në DY vjetorin e “Republikës së Re”!

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
ANALIZA/ “Çadra e re” në DY vjetorin e “Republikës së Re”!

NGA ALFRED PEZA/ Ka një përkim gati gati nga ato që ndodhin një herë në njëmijë vjet, mes dy vjetorit të çadrës së Lulzim Bashës në Bulevard, të ngritur në 18 shkurtin e 2017 dhe “çadrës së re” të ngritur sot më 18 shkurt 2019.

Nëse çadra e parë u ngrit me premtimin për të na sjellë “Republikën e Re” duke prodhuar vetëm një “qeveri të re” me ministra të Lulzim Bashës si garante e zgjedhjeve të 25 qershorit, çadra e dytë do të shërbejë “për djegien e mandateve parlamentare të opozitës në Parlament, të dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara” nga qeveria e përbërë në shumicë nga ministrat e PD-së vetë.

Vendimi ka ardhur vetëm pak orë pas dështimit të lidershipit të PD dhe LSI për të realizuar qëllimin që i kishin vendosur vetes me protestën e 16 shkurtit. Monika Kryemadhi ishte përbetuar se të shtunën ose do të ikte Edi Rama, ose të dielën do të ikte nga politika ajo dhe Lulzim Basha. Të hënën, në vend të tyre nga kreu i PD dhe LSI, po ikin nga Parlamenti të gjithë deputetët e opozitës.

Ky vendim “in extremis” po krijon një precedent të ri, të panjohur më parë në asnjë demokraci tjetër Europiane, duke rrezikuar që ti fusi zhvillimet politike në vend, drejt një shtegu të rrezikshëm në dukje, e të panjohur. Më shumë sesa mazhorancën vetë, kjo rrugë pa krye duket se do të dëmtojë vetë opozitën. Dhe ka disa arësye për këtë.

Reagimi i parë i ndërkombëtarëve, ka qenë i menjëhershëm, duke theksuar se nuk është hera e parë që përballemi me këtë situatë, ku opozita braktis punën në Parlament dhe sipas Knut Flackenstein, raportuesit për Shqipërinë në PE, “asgjë nuk ka ndryshuar gjatë 5 viteve të fundit në këtë drejtim”. Ose e shprehur me fjalë të tjera: Asgjë e re për perëndimin, nga fronti i opozitës shqiptare!

Me hapin e hedhur pa një arësye të fortë e të qenësishme, e cila do të cënonte në thelb legjitimitetin e mazhorancës dhe qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, duket se opozita jonë po bën një “hara-kiri” politik të panevojshëm. Një akt që në fund më shumë do të dëmtojë atë vetë, imazhin dhe proceset e integrimit europian të vendit që është ëndrra e gjithë shqiptarëve, sesa PS dhe Kryeministrin vetë.

Opozita jonë rrezikon që të dali pas kësaj, jashtë sistemit politik, po të kemi parasysh se do të jetë jashtë Parlamentit, që është edhe institucioni më i rëndësishëm i përfaqësimit të vullnetit qytetar të shprehur për ta me votë. Opozita jonë është gjithashtu prej kohësh me vullnetin e saj, jashtë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ku administrohen dhe çertifikohen proceset zgjedhore. E nga ana tjetër, me bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve lokale më 30 qershor, opozita rrezikon që të mbetet pa përfaqësim në pushtetin lokal.

Pas kësaj, pyetjet që lindin janë:

1.- Vendimi i marë nga forumet drejtuese të PD, LSI dhe kryetarët e partive të koalicionit opozitar, a janë konsultuar edhe me rreth 270 kandidatët e tjerë për deputetë, pjesë e listave të tyre të dorëzuara dy vjet më parë në KQZ, të cilët kanë të drejtën që ta pranojnë mandatin? Përshembull Lefter Maliqi i PD që ka radhën në listën e Beratit, do ta pranojë mandatin e do rikthehet në Parlament. Por si ai ka shumë të tjerë që i kanë dhënë pafundësisht partive të tyre, kanë bërë fushata dhe kanë detyrime ndaj atyre që i besuan votën për ti përfaqësuar.

2.- Nëse të gjitha mandatet “digjen” siç thotë Basha e Kryemadhi, kush do ta votojë në Parlament “qeverinë kalimtare” dhe “reformën e re zgjedhore” që ata i kanë vendosur si kushte për të hyrë në zgjedhjet e reja e të parakohëshme?

3.- Procesi i dorëzimit individual të mandateve nga deputetët e opozitës dhe i zëvendësimit të tyre me emrat pasardhëse në lista, ështënjë proces që kërkon muaj e muaj të tërë, sipas përcaktimeve të Kushtetutës dhe Kodit Elektoral. A do e zbehë kjo frymën, forcën dhe arritjen e qëllimeve të aksionit opozitar?

4.- Pavarësisht bojkotit të Parlamentit, a do të futet opozita në zgjedhjet lokale? Mirë PD, por si mund të mbijetojë përshembull në këto kushte një parti si LSI, e cila nuk do të ketë pas kësaj as përfaqësim në pushtetin legjislativ, as në atë qendror dhe më tej akoma as nëpër bashki dhe njesitë administrative të vendit?

5.- A po shkon në këtë mënyrë opozita jonë me këmbët e veta, pa një parashutë mbi shpinë, jashtë derës së “aeroplanit” politik nga 10 mijë metra lartësi, ose e thënë ndryshe a po del përgjithmonë jashtë sistemit demokratik të vendit?!

6.- Gazetarët thanë se brenda mbledhjes me dyer të mbyllura në PD, është sjellë si i vetmi shembull i djegies së mandateve të deputetëve nga opozita, një rast i supozuar nga Italia politike e viteve 1922. Edhe nëse është e vërtetë, këto janë modelet që po ndjek dhe na ofron pas 100 vjetësh si alternativë, opozita e Shqipërisë së shekullit XXI?

Si konkluzion në dy vjetorin e “Republikës së Re” të Lulzim Bashës, produkti i vetëm që ka krijuar opozita jonë në këto 735 ditë, sikundër edhe në 5 vitet e fundit siç tha tha Flackenstein, është vijimi i lojës së kungulleshkës për të kërkuar jo më “Qeveri Teknike”, por një “Qeveri Kalimtare”! A është kjo rruga për tu rikthyer në pushtet?! Askush nuk e ka provuar deri më sot. Mbase Luli dhe Mona po shpikin një model të ri politik në një sistem demokratik e pluralist. Nëse ia dalin, historia do u jetë shumë mirënjohëse!

Tags: “Çadra e re”analizadyRepublikës së Revjetorin

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Rama është dështim i madh”, shpërthen Kokëdhima: Shëmbëlltyra më e errët e qeverisjes

“Rama është dështim i madh”, shpërthen Kokëdhima: Shëmbëlltyra më e errët e qeverisjes

“Veliaj është intriga e vogël e intrigës së madhe, PS në duart e mafiozëve”

“Veliaj është intriga e vogël e intrigës së madhe, PS në duart e mafiozëve”

Shqipëri/ Shtohet armata e të moshuarve mbi 60 vjeç, “shterojnë” 20 vjeçarët

Shqipëri/ Shtohet armata e të moshuarve mbi 60 vjeç, “shterojnë” 20 vjeçarët

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme
Bota

Vuçiç i fton për debat televiziv, përfaqësuesit e protestuesve: Vizionet tona vetëm kur të shpallë zgjedhje të parakohshme

by mirseda
22:27 | 22/08/2025
0

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se është i gatshëm të ballafaqohet në një debat televiziv me...

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

22:10 | 22/08/2025
Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

Aksident tragjik në New York, viktima nga përplasja e një autobusi turistik

21:55 | 22/08/2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, trafiku bëhet kilometrik

21:48 | 22/08/2025
Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

Analiza: Evropa kryeson në ndihmën ushtarake për Ukrainën, por a mund ta mbulojë ajo boshllëkun e një SHBA-je që tërhiqet?

21:15 | 22/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com