Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Analisti i ‘Daily Mail’ kritikon Klopp: Nuk e la Shaqirin t’u mbyllë gojën për së dyti qenve serbë

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Analisti i ‘Daily Mail’ kritikon Klopp: Nuk e la Shaqirin t’u mbyllë gojën për së dyti qenve serbë

Nga Ian Herbert “Daily Mail”/ Në kohët kur skuadrat më të mira të futbollit në botë nuk ishin shumë bujare, një lojtar thjesht mund të bënte gjeste nacionaliste në momentin që i jepej shansi. Pol Gaskonj, mori një rrezik shumë të madh, kur guxoi të imitoi një flautist të një bande muzikore Luajalistësh (mbështetës të Britanisë së Madhe), gjatë një ndeshje kundër kombëtares irlandeze.

IRA e ​​kërcënoi me vdekje, Federata Skoceze e Futbollit e gjobiti me 40 mijë paund. Por Gaskonj luajti gjithsesi. Por ato ishin kohë të tjera. Liverpuli sot do të udhëtojë drejt stadiumit “Marakana” të Beogradit për t’u ndeshur me skuadrën serbe Crvena Zvezda dhe ka lënë në ‘shtëpi’ një futbollisti si Xherdan Shaqirin. “The Reds” e ka luksin të bëjë mirë dhe pa një lojtar të atillë.

Drejtuesit e klubit, duan tu heqin çdo mundësi për hakmarrje serbëve, pas vendimit të lojtarit për të imituar shqiponjën e flamurin kombëtar të Shqipërisë, pasi shënoi për Zvicrën në Kupën e Botës, duke mposhtur Serbinë, kundër të cilës bashkë-atdhetarët e tij zhvilluan një luftë të egër për pavarësi.

Nuk ishte vendimi i kërkuar nga Shaqiri. Ai donte të luante. Nuk qe as një vendim, ku ai kishte të drejtë të thoshte fjalën e tij. “Ai e pranon dhe e kupton këtë”– tha Jurgen Klopp të hënën. Dhe kjo është humbja e Liverpulit. Pasi Shaqiri është vlerësuar për gjestin që bëri pasi shënoi në atë përballje në Kiliningrad, verës që shkoi. Është vlerësuar pasi ajo ‘shqiponjë’ erdhi si përgjigje ndaj fyerjeve që vinin në formën e lehjes si qenër të tifozëve serbë.

Ai do të tallej, sa herë që fytyra e tij do të shfaqej në ekranin e madh të stadiumit, dhe sa herë që prekte topin. Shaqiri u largua nga fusha me gishtin e mesit drejtuar tifozëve serbë, duke ecur me kokën lart dhe krenar me gjithë shtatin e tij të shkurtër.

Vendimi i skuadrës së Liverpulit, vendos një precedent që nuk ndihmon futbollin. Dy javë më parë, drejtori i përgjithshëm i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç ndezi tensionet duke paralajmëruar publikisht lojtarin, për një pritje armiqësore që ai do të kishte në Beograd.

“Unë mendoj se Shaqiri do t’i nënshtrohet një presioni të jashtëzakonshëm psikologjik”– tha Terziç. “Ai e di se ku do të vijë. Nuk e di nëse do jetë i gatshëm të luajë në Marakana në këto kushte.  Ndaj unë dyshoj se do të vijë. Nëse ai vjen, do të jetë më i vogël se sa një farë luledielli”– theksoi ai.

Ky ishte shpërthimi i pakujdesshëm i një aparatçiku të klubit serb, duke përdorur politikën për të krijuar një lloj avantazhi, dhe për ta lënë Liverpulin pa një lojtar të rëndësishëm, që do të kishte ardhur në Beograd me një mision. Në fakt nga agjencitë inteligjente, nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë kërcënim specifik të identifikueshëm ndaj Shaqirit.

Për lojtarin nuk ka pasur kore raciste në javët para ndeshjes së mbrëmjes së sotme, thotë gazetari serb Milosh Markoviç, edhe pse tallja dhe mosrespektimi i himnit të kundërshtarit, supozohet se nuk janë pjesë e kulturës tradicionale në Serbi.

Perspektiva e hedhjes së flakadanëve dhe kapsollave në ndeshjen e sotme, është gjithashtu e largët. Crvena Zvezda, i ka paralajmëruar tifozët se klubi është nën vëzhgimin intensiv të UEFA-s, dhe rrezikon gjoba të rënda dhe pezullime të gjata nga aktivitetet ndërkombëtare, edhe për sjelljen më të vogël të keqe nga tifozët.

Ata tashmë janë nën sanksionet e UEFA-s për shkak të sjelljes jo korrekte të tifozëve, që para se të mbërrinin në fazën e grupeve. Por idiotët kanë fituar. “Larg zhdukjes së elementit politik, duhet të fokusohemi tek loja e madhe e futbollit, dhe e lirë nga çdo gjë tjetër” siç e ka thënë Klopp, ky vendim nxjerr në pah rëndësinë e politikës.

Ne kemi parë klubet elitare, që kanë lënë në shtëpi lojtarë të mëdhenj në rrethana të tilla. Vendime të tilla, kanë qenë të bazuara në kërcënime të identifikueshme terroriste, në të kaluarën. Gjashtë lojtarët e ekipit të Çelsit, të cilët nuk udhëtuan në Izrael për t’u ndeshur me Hapoelin e Tel Avivit në vitin 2001, ishin të shqetësuar për gjendjen e sigurisë.

Veprimi i Liverpulit, pason atë të Arsenalit për të lënë në Londër armenin Henrik Mkitarjan kur luajti muajin e kaluar në Azerbajxhan kundër Karabagut. Vend që prej kohësh ndodhet në një gjendje lufte dhe ka tensione diplomatike me fqinjin e tij lindor, Armeninë.

Në disa media të shtypit armen, ndihej një lloj toni festiv pas vendimit të klubit të Liverpulit. “A nuk është kjo frikë?”- pyeste në shkrimin e saj një gazete. Dhe ju nisni të imagjinoni, se Shaqiri do të pështynte gjak po të shkonte në Beograd.

E gjitha kjo situatë, nuk duket afër filozofisë së Grim Saunes për të luajtur në vende të rrezikshme. Skocezi nuk u mendua dy herë për të udhëtuar në Bukuresht dhe për tu ndeshur me Dinamon në vitin 1984, dy javë pasi kishte dëmtuar rëndë kapitenin e ekipit rumun, Lica Movila, në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane në Anfilld.

Trupat e ushtrisë rumune bënë me dorë gjestin e prerjes së fytit ndaj Saunes, pasi skuadra e tij, Liverpul, hyri në stadiumin e Bukureshtit. Mark Lourson tha më vonë, se ai shmangu qëndrimin pranë Saunes gjatë gjithë ndeshjes së kthimit. Gjithsesi Liverpul fitoi 2-1. Dhe Saunes ishte njeriu i ndeshjes.

Përshtati TIRANA TODAY

Tags: “Daily Mail”AnalistidytigojënKloppserbeShaqirin

TË LIDHURA

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit
Aktualitet

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Sauk, një person përfundon në spital

20:23 | 09/03/2026
Next Post
Brexit/BE favorizon britanikët, kanë 10 ditë kohë më tepër

Brexit/ Britanikët janë bërë pishman, sot nuk duan të dalin nga BE-ja

Përplasja Rama-Meta, ish-presidenti Meidani tregon ku gaboi kryeministri

Përplasja Rama-Meta, ish-presidenti Meidani tregon ku gaboi kryeministri

Kandidatja për gjyqtare, Arnisa Këlliçi kalon me sukses vettingun

Kandidatja për gjyqtare, Arnisa Këlliçi kalon me sukses vettingun







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani
Bota

Goditet njësia logjistike e lidhur me ambasadën e SHBA në Irak, dyshohet se sulmi u krye nga Irani

by mirseda
21:09 | 09/03/2026
0

Një njësi logjistike e lidhur me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara pranë aeroportit të Bagdadit në Irak...

Mbi 300 fëmijë të vrarë nga fillimi i luftës, organizatat: çdo orë humbet një jetë

Mbi 300 fëmijë të vrarë nga fillimi i luftës, organizatat: çdo orë humbet një jetë

21:07 | 09/03/2026
Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

Parlamenti zviceran miraton kompensim për viktimat e zjarrit vdekjeprurës në barin Crans Montana

20:43 | 09/03/2026
Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe humb jetën shoferi

20:36 | 09/03/2026
Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

Plagosje në Sauk, turku 39-vjeçar në spital; policia në kërkim të autorit

20:30 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com