Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja fatale

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Analisti gjerman: Ndarja e Kosovës do të kishte pasoja fatale

Analisti gjerman, Bodo Weber thotë se do të befasohej nëse gjatë vitit 2019 do të arrihej një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse, ligjërisht e detyrueshme në mes Kosovës dhe Serbisë.

Arsyeja për këtë, sipas analistit gjerman, është se të gjitha palët në negociata, para së gjithash Serbia, të inkurajuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe ekipi i saj, më pas edhe të mbështetur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçin, shpenzuan një vit e gjysmë në fazën e re në dialog për të nxitur idenë e demarkacionit dhe korrigjimi të kufirit, respektivisht shkëmbimit të territorit ose ndarjes së Kosovës.

“Kjo filloi si një rrotullim politik fillestar nga Beogradi, dhe më duket se ka eskaluar në një përpjekje për të shfrytëzuar një dozë të krizës dhe dobësisë politike të Perëndimit, të inkurajuar nga një pjesë e aktorëve nga BE dhe SHBA. Por doli se Perëndimi, mbi të gjitha BE-ja, nuk ishte aq i dobët sa shpresonin disa”, tha Weber për gazetën serbe “Blic”.

Analisti gjerman thotë se kjo është arsyeja pse negociatat në vitin 2018 përfunduan krejtësisht në bllokadë, derisa përpjekja e Beogradit për ta shtyrë dialogun jashtë kornizës që është përcaktuar në fillim, të pranuar nga të gjitha palët negociuese – njohjen e realitetit të humbjes së Kosovës nga Serbia dhe duke u fokusuar në normalizimin gjithëpërfshirës mes dy vendeve dhe për të siguruar jetën normale të serbëve që jetojnë në shtetin e Kosovës, u shpërblye me perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen në fuqizimin ekonomik të Serbisë – pësoi dështim me refuzimin e idesë së etno-territorialitetit nga Gjermania dhe shumica e shteteve anëtare të BE-së, dhe me rezistencën e partive parlamentare shqiptare.

“Dyshoj se të gjithë negociatorët kanë hequr dorë nga ideja për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por ajo nuk do të kalojë. Por, në qoftë se do të kalonte kjo ide, nuk do të sjellë stabilitet dhe do të ishte fatale për jetën e serbëve të Kosovës në jug dhe në veri të lumit Ibër. Rruga deri te  marrëveshja përfundimtare çon nëpërmjet një ‘resetimi’ të plotë të negociatave, kthimit në kornizën fillestare të dialogut, kthimit në realitetin politik, e  jo përmes një fushate gjithëpërfshirëse për të mbështetur shtetin e Kosovës nga autoritetet e Beogradit”, tha Weber, përcjell Telegrafi.

“Fokusi duhet të jetë në atë që do të garantonte se marrëveshja vërtetë do të jetë historike – normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve demokratike, për jetën e përditshme, problemet e përditshme të serbëve të Kosovës, të sigurisë dhe socioekonomike”, tha ai.

TË LIDHURA

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

22:40 | 16/03/2026
New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta
Bota

New York Post: Zbulimi i inteligjencës amerikane për Mojtaba Khamenei ngre dyshime të forta

20:55 | 16/03/2026
Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit
Bota

Shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad, aktivizohen sirenat e alarmit

20:37 | 16/03/2026
Next Post
I kërkoi seks gruas së divorcuar, psikologia e njohur: Urgjentisht të ndiqet penalisht

I kërkoi seks gruas së divorcuar, psikologia e njohur: Urgjentisht të ndiqet penalisht

Erdogan refuzon takimin me këshilltarin amerikan të sigurisë

Erdogan refuzon takimin me këshilltarin amerikan të sigurisë

Dronët shfaqen sërish, pezullohen fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër

Dronët shfaqen sërish, pezullohen fluturimet nga aeroporti Heathrow në Londër







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com