Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Analisti amerikan: Rasti Haradinaj, shans që Kosova të ndriçojë të kaluarën

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Analisti amerikan: Rasti Haradinaj, shans që Kosova të ndriçojë të kaluarën

Analisti amerikan Edward P. Joseph thotë se krimet e së kaluarës, ato të kryera nga sërbët kundër shqiptarëve dhe ato të shqiptarëve kundër sërbëve apo shqiptarëve të tjerë, rëndojnë mbi Kosovën. Prandaj, sipas tij, paraqitja e ish kryeministrit Haradinaj në Hagë është një mundësi e rëndësishme për të ecur përpara, duke iu përgjigjur pyetjeve për dyshime për veprime kriminale në të kaluarën. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, profesori i Menaxhimit të Konflikteve në Universitetin Johns Hopkins, theksoi gjithashtu se dorëheqja e zotit Haradinaj mund të ketë një ndikim të përkohshëm në dialogun Kosovë-Serbi.

Zëri i Amerikës: Zoti Edwards, të mërkuren prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë morën në pyetje ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësinë e të dyshuarit. Zoti Haradinaj të premten dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Kosovës, pasi mori një thirrje për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale. Si i shihni ju këto zhvillime?

Joseph: Kjo është një situatë e pazakonshme. Natyrisht, në rastin e ish kryeministrit Haradinaj, nuk është një rast i paprecedentë. Kjo tashmë ka ndodhur njëherë në të kaluarën në vitin 2005. Nga pikëpamja ime, kjo në fakt është një mundësi e rëndësishme për zotin Haradinaj dhe për Kosovën. Krimet e së kaluarës, ato të sërbëve kundër shqiptarëve, ato të shqiptarëve kundër sërbëve dhe shqiptarëve të tjerë, ose krimi i pazgjidhur që mund të jetë kryer nga sërbët kundër Oliver Ivanoviçit, rëndojnë mbi Kosovën. Në fakt, kjo është një mundësi e rëndësishme për zotin Haradinaj dhe për Kosovën për të ecur përpara, duke dalë para një gjykate të hapur dhe duke iu përgjigjur hapur dhe qartë pyetjeve mbi veprimet e së kaluarës dhe dyshimet për veprime kriminale në të kaluarën.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi mendoni do të ketë dorëheqja e zotit Haradinaj mbi zhvillimet në Kosovë?

Joseph: Ky është një zhvillim i madh për politikën e brendshme në Kosovë. Ish kryeministri Haradinaj kishte kundërshtime të thella me presidentin Thaçi mbi qasjen ndaj bisedimeve të rëndësishme me Serbinë dhe diskutimet për njohje të Kosovës nga Serbia, që është pjesë e rrugës së përgjithshme të Kosovës drejt anëtarësimit në OKB, operimit të saj si një vend normal dhe në fund anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian, që është e rëndësishme për të dyja vendet. Pra, ky zhvillim sjell një element të ri: largimin e zotit Haradinaj për momentin nga ekuacioni. Por nga ana tjetër në njoftimin e tij të dorëheqjes, ai këmbënguli që të vazhdojë të ruhet qëndrimi i tij i fortë kundër çdo ndarjeje territoriale të Kosovës, ose krijimit të një entiteti si Republika Serbe brenda Kosovës, që me sa duket ka mbështetje brenda partisë së tij dhe në Kosovë.

Tags: Edward P. JosephGjykatës Speciale në HagëZëri i Amerikës

TË LIDHURA

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve
Rajoni

Mitsotakis flet për energjinë bërthamore, shpërthejnë reagimet e deputetëve

21:16 | 11/03/2026
Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit
Aktualitet

Shqipëria ka naftën më të shtrenjtë në Europë sipas fuqisë blerëse, të paktën dyfishi i rajonit

09:08 | 11/03/2026
Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë
Rajoni

Panik në Athinë, shqiptari kërcënon punonjësit e fondit të sigurimeve me thikë

21:33 | 09/03/2026
Next Post
Boris Johnson fillon formimin e qeverisë së re

Boris Johnson fillon formimin e qeverisë së re

Shqipëria e “sëmurë”, numri i të shtruarve në spitale arrin rekord në 2018

Shqipëria e “sëmurë”, numri i të shtruarve në spitale arrin rekord në 2018

Parashikimi i motit, ja si do jenë temperaturat këtë të enjte

Parashikimi i motit, ja si do jenë temperaturat këtë të enjte







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e ambasadorëve të Katarit dhe të NATO-s

by mirseda
12:31 | 12/03/2026
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Jeta Krekës në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm...

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

Lapaj: Maskat ranë, Rama u rreshtua kundër drejtësisë. Zgjidhja e vetme…

12:02 | 12/03/2026
Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen  paqësore

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha: Faleminderit që erdhët, do vazhdojmë kryengritjen paqësore

11:41 | 12/03/2026
Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

Tensionohet situata, protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin e policisë, hidhet sprej drejt tyre

11:39 | 12/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com