Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Analistët, politikanëve: Mos e izoloni Kosovën edhe për disa vite të tjera

8 vjet ago
in Të Gjitha
ANALIZA/Zgjedhjet e 11 qershorit, Kosova kërkon një frymë të re politike

Institucionet e Kosovës i kanë vetëm pak javë në dispozicion që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, thonë analistë të çështjeve integruese.

Nisur nga fakti që në shkurt, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, do të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian, analistët thonë se humbja e këtij momenti, do të nënkuptonte edhe disa vite izolim të Kosovës dhe mungesë të liberalizimit të vizave.

Ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i cili e kishte ftuar spektrin politik që të jetë i përgjegjshëm dhe i përgatitur që deri në atë kohë t’i kryejë obligimet e veta. Në të kundërtën, siç ka thënë ai, do t’i kushtonte Kosovës me “një çmim shumë të lartë”.

Kriteret për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës ishin dhe mbeten në agjendën politike të të gjitha Qeverive të Kosovës, që nga viti 2010 e këndej.

Aktualisht, kanë mbetur dy kriteret e fundit, përkatësisht kriteri për luftimin e korrupsionit dhe ai për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Jehona Lushaku – Sadriu, analiste e çështje politike në një prononcim për Radion Evropa e Lirë e konsideron të rëndësishme që kriteret e mbetura të plotësohen në kohë rekorde.

Ajo thekson se në këtë proces janë shënuar ngecje dhe se Kosova është në pikën e njëjtë siç ka qenë para tre vjetësh.

“Është krijuar një situatë paradoksale sa i përket marrëveshjes së demarkacionit. Në njërën anë është aprovuar marrëveshja në Qeveri, ndërsa në anën tjetër e kemi një thirrje nga ana e kryeministrit që kjo marrëveshje të mos miratohet në Parlament”.

“Ndërkohë, në anën tjetër kemi një thirrje nga presidenti që kjo marrëveshje të aprovohet dhe, po ashtu, kemi thirrje nga bashkësia ndërkombëtare që kjo marrëveshje të kalojë pasi që është marrëveshje obligative për t’i përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave”, thotë Lushaku-Sadriu.

Ajo vlerëson se përgjegjësia e spektrit politik dhe gjithë parlamentarëve duhet të jetë shumë e lartë dhe të jenë të vetëdijshëm për konsekuencat që mund të ketë Kosova si shtet.

“Do të dëshiroja të shihja një përgjegjësi të lartë nga parlamentarët se në çfarë pozite është Kosova dhe të dinë konsekuencat që mund t’i ketë vendi ynë në rast të mosratifikimit të demarkacionit. Jemi si shtet i bllokuar dhe që nuk e kemi liberalizimin e vizave, ndërkohë kemi plotësuar numrin më të madh të kushteve që i janë parashtruar ndonjë herë ndonjë vendi. Prandaj është paradoksale dhe keq për shkak të një kriteri, siç është demarkacioni, të mbesim të izoluar si shoqëri dhe si shtet”, thotë Lushaku- Sadiku.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë.

E njëjta marrëveshje ishte ratifikuar nga Kuvendi i Malit të Zi, por jo edhe nga ai i Kosovës. Për ratifikimin e marrëveshjes nevojiten 80 vota të deputetëve.

Emrush Ujkani, profesor i së Drejtës Evropiane në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se në çfarëdo varianti, institucionet e Kosovës nuk kanë kohë të humbin në ratifikimin e demarkacionit me Malin e ZI.

Ujkani konsideron se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi do të ishte mirë të ndodhte para se presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Junker, të prezantojë strategjinë për Ballkanin dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ai thotë se nuk është i sigurt nëse institucionet do të arrijnë të ratifikojnë marrëveshjen para kësaj date, porse pasojat në rast të mosratifikimit të kësaj marrëveshjeje, do të jenë të mëdha për vendin.

“Mosratifikimi i kësaj marrëveshjeje do të na lërë larg nga shumë procese, jo vetëm nga agjenda evropiane, pasi do të vazhdojmë të jemi një njollë e zezë dhe nuk mund të flitet për progres as në fusha tjera derisa e kemi këtë. E dyta, do të largohemi nga aleatët tanë, ata që e mbështesin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, prandaj po humbim mbështetjen e aleatëve tanë “, vlerëson Ujkani.

Ndryshe, zyrtarë nga Bashkimi Evropian në vazhdimësi janë duke kërkuar që institucionet të mos vonojnë në përmbushjen e kritereve, nëse synojnë liberalizimin e vizave në një afat më të shpejtë.

Tags: analistetDisaedheizoloniKosovënmostë tjeravite

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Rrëfimi prekës i Salah: Sakrifikova shkollën dhe fëmijërinë, por në fund ia dola

Rrëfimi prekës i Salah: Sakrifikova shkollën dhe fëmijërinë, por në fund ia dola

Administrata Trump kundër bashkimit familjar, rrezikojnë edhe emigrantët shqiptarë

Administrata Trump kundër bashkimit familjar, rrezikojnë edhe emigrantët shqiptarë

Aubameyang i shkel syrin Simeones

Aubameyang i shkel syrin Simeones







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit
Aktualitet

PS s’e dha autorizimin për arrestimin , Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit

by mirseda
12:33 | 09/03/2026
0

Teksa PS vendosi të rrëzojë kërkesën e SPAK-ut duke mos i dhënë autorizimin për arrestimin e Ballukut,...

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

Duhani “mbush” arkën e shtetit me 226 miliardë lekë

12:33 | 09/03/2026
“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

“E falënderoj Belindën, tani do ketë në krah vetëm avokatët e saj”, Rama

12:24 | 09/03/2026
Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

Bardhi sulmon Ramën: I korruptuari mbron të korruptuarit, i marr peng!

12:23 | 09/03/2026
“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS

“Belinda, prind i vetëm i një vajze minorene”, Rama në grupin e PS

12:18 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com