Ana Kodra do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest.
Vogëlushja u zgjodh fituese e Junior Fest Albania me këngën “Mos ma prekni pemën”, me muzikë të Kristi Popes e tekst të Jorgo Papingjit.
Këngëtarja e vogël do të ngjitet në skenën e Junior Eurovision më 26 nëntor në Tbilisi të Gjeorgjisë për të përfaqësuar Shqipërinë.
Së fundmi, Ana fitoi edhe Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë në Shkodër.