Fjala dashuri, është një ndër fjalët më të përdorura nga të gjitha moshat dhe nga të gjitha kategoritë e njerëzve. Për dashurinë janë shkruar shumë libra, poezi, ese, janë thurur shumë vargje, por ja çfarë thanë disa nga njerëzit më të mëdhenj të kohërave.
Simone de Beauvoir
“Ditën kur për një grua do të jetë e mundur të dashurojë jo në dobësinë, por në forcën e saj, jo të arratiset nga vetja por ta gjejë veten, jo ta përulë veten por ta mbrojë veten – atë ditë dashuria do të jetë për të, ashtu siç është për mashkullin, një burim jete dhe jo një rrezik vdekje.”
Milan Kundera
“Të bësh dashuri me një grua dhe të flesh me një grua janë dy pasione të ndara, jo vetëm të ndryshme, por edhe të kundërta.”
Pablo Neruda
“Të dua pa e ditur si, ose kur ose prej nga. Të dua thjesht, pa probleme ose krenari: Të dua në këtë mënyrë sepse nuk e di asnjë mënyrë tjetër përveç kësaj, në të cilën nuk ka unë ose ti, aq intime sa që dora jote në gjoksin tim është dora ime, aq intime sa që kur mua më zë gjumi, ti mbyll sytë.”
Jim Morrison
“Njerëzit kanë frikë nga vetja, nga realiteti i tyre; mbi të gjitha nga ndjenjat e tyre. Njerëzit flasin se sa e madhe është dashuria, por këto janë broçkulla. Dashuria dhemb. Ndjenjat janë ngatërrestare. Njerëzve u është mësuar se dhimbja është djallëzore dhe e rrezikshme. Si mund ti’a dalin ata me dashurinë nëse kanë frikë të ndjejnë?”
Gabriel García Márquez
“Ata kishin jetuar mjaftueshëm gjatë së bashku, për ta kuptuar se dashuria ishte gjithmonë dashuri, në çdo kohë dhe çdo vend dhe sa më shumë i ofrohej vdekjes, ajo bëhej më e fortë.”John Lennon
“Dashuria është përgjigja dhe këtë besoj që e dini sigurt. Dashuria është si një lule, duhet ta lejoni atë të rritet.”
Bertrand Russell
“Të kesh frikë të dashurosh është njësoj sikur të kesh frikë të jetosh dhe ata që kanë frikë të jetojnë janë tashmë pothuajse të vdekur.”
Anton Chekhov
“Kur njerëzit janë të lumtur, ata nuk e vërejnë nëse është dimër apo verë.”
Leo Tolstoy
“Asgjë nuk është më e nevojshme për një djalosh të ri se sa shoqërimi i tij me një femër inteligjente.”
Bob Dylan
“E ardhmja për mua tashmë është diçka e kaluar. Ti ishe dashuria ime e parë dhe do të jesh e fundit. Ju nuk mund të jeni të dashuruar dhe të mençur në të njëjtën kohë.” (TIRANA TODAY)