Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Amerikanët i thonë ‘stop’ ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Amerikanët i thonë ‘stop’ ndërhyrjeve të Rusisë në zgjedhjet e ardhshme

Zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara janë më pak se katër muaj larg. Zyrtarët po marrin masa për të parandaluar një përsëritje të ndërhyrjes ruse, të diktuar nga shërbimet amerikane të zbulimit gjatë zgjedhjeve të 2016-ës. Siç njofton korrespondentja Carrolyn Presutti, ndër këto masa është edhe një sistem që lajmëron publikun për ndërhyrjet e huaja.

Asgjë nuk është më e shenjtë për demokracinë, se sa zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Votuesit vijnë me besimin se vota e tyre ka rëndësi. Por, kjo premisë është sulmuar që kur u zbulua se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e 2016-ës. Ligjvënësit thonë se pjesa e parë e strategjisë është fillimi i sanksioneve.

“I kemi vendosur sanksione Rusisë, si një mënyrë që të mbajë përgjegjësinë. Për më tepër, po sigurohemi që mos ta përsërisin dot”, tha Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Por, koha nuk premton. Po afrohen me shpejtësi zgjedhjet e mesmandatit që mbahen në muajin nëntor, kur votuesit gjykojnë për punën e një presidenti të ri, duke ruajtur, apo duke zëvendësuar ligjvënësit në Kongres.

“Ky amendament është reagimi ynë, në partneritet me shtetet amerikane, për t’i përplasur derën në fytyrë ariut rus, apo çdo rreziku tjetër që synon të godasë integritetin e zgjedhjeve tona”, tha Ligjvënësi demokrat Steny Hoyer.

Departamenti i Drejtësisë po paralajmëron tashmë publikun për ndërhyrjen e huaj në procesin zgjedhor. Në thelb të strategjisë është vigjilenca e votuesve. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, Rod Rosenstein, thotë se keqbërësit kibernetikë vendosën në objektiv 21 shtete amerikane gjatë zgjedhjeve të fundit.

“Nuk kemi prova se ndonjë qeveri e huaj ja doli mbanë të ndryshojë votën, por rreziku është real”, deklaroi zoti Rosenstein.

Ndërkaq, kritikët e administratës fajësojnë Presidentin Trump për faktin që nuk krijoi një task force të posaçme, apo që nuk emëroi një drejtor të sigurisë kibernetike. Analistja Elaine Kamarck flet për rreziqet që sjell mosveprimi…

“…Do të na kontrollonte Rusia. Duke patur njerëz të cilët, me apo pa ndërgjegje, i janë mirënjohës një fuqie të huaj që nuk beson tek demokracia”, thotë ajo.

Presidenti Trump thotë se administrata e tij po bën gjithçka të mundshme për të parandaluar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet që vijnë. Kanë mbetur, megjithatë vetëm 100 ditë për të ndërtuar strategjitë për këtë qëllim.

Tags: "STOP"AmerikanetardhshmendërhyrjeveRusisëthonëZgjedhjet

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
“Bashkia e Tiranës, e përfshirë në një tender korruptiv”

“Bashkia e Tiranës, e përfshirë në një tender korruptiv”

Përplasen dy makina në rrugën Fier-Levan

Përplasen dy makina në rrugën Fier-Levan

(Video) Balla nis kapjen e peshqve të mëdhenj, por sërish nuk ‘qëlloi’

(Video) Balla nis kapjen e peshqve të mëdhenj, por sërish nuk ‘qëlloi’







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com