Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Amerika, Arabia Saudite dhe Katari

8 vjet ago
in Të Gjitha
Amerika, Arabia Saudite dhe Katari

Kriza e Katarit po bëhet e qartë ditë pas dite se ku do të arrijë. Deri tani s’ka mbërritur gjëkundi. Nxjerrja e ndonjë zgjidhje nga lista që sanksionuesit me në krye Arabinë Saudite  i dhanë Katarit, duket e pamundur. Gjithashtu, kur shikojmë influencën dhe ndikimet e vendeve rreth Katarit që mbështesin këtë listë, del në dritë që nuk do mund ta vejnë në vështirësi.

Kështu që edhe kjo krizë me shumë gjasa do të qëndroj si një nga problemet e pa zgjidhura në Lindjen e Mesme. Në qoftë se ato që i’u kërkuan Katarit do të ishin një listë e logjikshme ose diçka që mund të negociohej, atëherë mund të flisnim për një zgjidhje diplomatike. Dhe për ti dhënë fund një krize të tillë, kjo do të ishte rruga më e pëlqyer.

Një mundësi zgjidhjeje do të ekzistonte, atëherë kur kjo listë do të ishte më e pakta një listë që mund të bisedohej rreth saj. Por lista ka kërkesa të tilla që, Katari nuk e mendon fare të ulet në bisedime rreth saj. Megjithëse, ata që e kanë gatuar këtë listë nuk duan zgjidhje të krizës dhe për këtë arsye kanë vendosur kushte të rënda.

Nëse Katari u dorëzohet këtyre kushteve, do të thotë të heq dorë nga çdo gjë që ka arritur si një aktor i pavarur. Por nëse Katari nuk pranon marrëveshje rreth këtyre pikave, atëherë duhet të shikojmë nëse vendet që kanë aplikuar sanksione ndaj Katarit do të përdorin forcën apo jo. Përdorimi i forcës do të thotë të detyrosh Katarin të pranojë kushtet që nuk do të pranonte në kushte normale. Në fakt edhe aplikimi i sanksioneve është një lloj force.

Vendet e Gjirit me në krye Arabinë Saudite po përpiqen të sjellin Katarin në pikën që nuk është e pranueshme për atë, duke përdorur forcën. Atëherë, na duhet të shikojmë nëse këto vende e kanë apo jo forcën e mjaftueshme.

Mes Katarit dhe Arabisë Saudite mund të ketë dallim force të theksuar, por kjo nuk do të thotë që Sauditët do ta përdorin këtë forcë kundër Katarit. Sepse marrëdhënia e Sauditëve me Katarin nuk është një marrëdhënie që Katarin e izolon nga vendet e tjera të botës.

Katari nuk është vetëm një vend Gjiri. Në të njëjtën kohë është një vend që posedon aktivitete në gjithë Lindjen e Mesme. Që do të thotë se ka marrëdhënie edhe me aktorë jashtë Gjirit. Për aq kohë sa vendet jashtë Gjirit vazhdojnë të bashkëpunojnë me Katarin, vendet e Gjirit nuk mund të përdorin mjaftueshëm forcë mbi Katarin dhe nuk do mund ta tërheqin me zor në pikën që duan.

Domethënë që Katari mund të vazhdojë veprimtarin e tij të mbijetesës, për aq kohë sa Turqia, Irani dhe vendet e ngjashme vazhdojnë të punojnë me Katarin.

Katari mund të gjejë ortak të rinj, për aq kohë sa Amerika si mbështetëse e koalicionit kundër Katarit nuk ka marrë masa në gjithë botën. Për të aplikuar një sanksion kundër një vendi nuk mjafton të jesh lider rajonal, por duhet hegjemoni botërore.

Nga kjo shikojmë se, Amerika nuk do të jap mbështetjen që Arabia Saudite pret prej saj. Kështu që përdorimi i forcës nga ana e tyre mbi Katarin duket i pamundur. Pas mbetet vetëm një rrugë. Përdorimi i dhunës.

A mund ta mendojnë përdorimin e dhunës vendet e Gjirit me në krye Arabinë Saudite, nëse Katari nuk bindet, pavarësisht sanksioneve? Nëse e shikojmë në kuadrin e logjikës, duket e pamundur. Por le të themi që bënë një çmenduri dhe sulmuan Katarin. Atëherë fundi i kësaj pune është si pushtimi i Kuvajtit nga Saddami. Amerika në fillim Saddamit i qëndroi afër dhe në fund i preu një gjobë të mirë, të njëjtën gjobë mund t’ia presë edhe Arabisë Saudite. E thënë ndryshe, Arabia Saudite iu fut një pune që kapërcen përmasat e saj. Nëse e vazhdon, mund të përballet me përfundime edhe më të rënda nga ato të Saddamit. Gazeta Takvim/Hasan Basri Yalçin

Përshtati nga turqishtja, redaksia e Tirana Today

Tags: AmerikaArabia Sauditekatari

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Smartphone rrit miopinë

Smartphone rrit miopinë

“Politizimi i medieve në zgjedhje”, KQZ-ja asnjë masë administrative ndaj televizioneve

"Politizimi i medieve në zgjedhje", KQZ-ja asnjë masë administrative ndaj televizioneve

Shqipëria: Nga këmbët e bretkosave, tek virgjëreshat e betuara







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje një këmbësore, arrestohet efektivi i policisë
Aktualitet

Automjeti bie 300m në humnerë në Qafë Mali Fierzë; drejtuesi vështirë nxirret

by mirseda
22:57 | 08/10/2025
0

Aksident automobilistik në segmentin rrugor Qafë Mali Fierzë. Një automjet ka dalë nga rruga duke përfunduar 300...

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

Kush është ‘Mandela palestinez’ i burgosur, që mund të udhëheqë Gazën e pasluftës

22:41 | 08/10/2025
Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

Trump: Jemi afër marrëveshjes, të dielën mund të jem në Lindjen e Mesme

22:24 | 08/10/2025
Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

Gjermania lejon policinë të rrëzojë dronët që shkelin hapësirën ajrore

22:03 | 08/10/2025
Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

Taksë e re për naftën, qytetarët do të paguajnë më shumë për karburantet

21:50 | 08/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com