Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Alfred Peza revoltohet me vendimin e Metës: Të shkarkohet menjëherë

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Alfred Peza revoltohet me vendimin e Metës: Të shkarkohet menjëherë

Gazetari dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka reaguar pas vendimit të presidentit Meta, i cili shfuqizoi datën e zgjedhjeve vendore.

Në një postim në Facebook, ish-deputeti shprehet i zhgënjyer nga Meta dhe shkruan se deri të hënën Parlamenti duhet të jetë mbledhur për ta shkarkuar.

Sipas Pezës, Meta nuk është nga ata burra që e mban fjalën dhe sapo vrau veten si presidenti kilian Salvador Allende.

Statusi i plotë:

Ilir Meta u vetvra si Allende! Duhet zëvendësuar URGJENT!

Për të gjithë ata që mendonin se Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk është nga ata burra që e mban fjalën, sot janë zhgënjyer.

Sepse ai sapo e vrau veten, ashtu siç na kishte premtuar nga Pogradeci, si Presidenti kilian Salvador Allende.

Në ndryshim nga ai, ky akt dëshpërimisht “in extremis” nuk erdhi sepse pallati i tij ishte rrethuar nga trupa ushtarake, në përpjekje për të realizuar një grusht shteti.

Përkundrazi. Ai ishte i rrethuar nga opozita që kërkoi prej tij si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura që të bëntë një grusht kushtetues shteti, dhe ai nuk ua prishi.

Ua plotësoi dëshirën: Shkroi një letër ku thotë se paska vendosur që të shfuqizojë Dekretin Nr. 10928, datë 05.11.2018 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore më datë 30 qershor 2019.

Arsyeja? As ai nuk e di. E rëndësishme ishte që ora e deklaratës së tij të përputhej me fillimin e protestës së radhës, të opozitës së rrugës. Por do mendohet pak, sa të nxihet pak në diell në plazh. E shtuna dhe e diela përpara janë.

Ndaj na tha: Në komunikimin të hënës, dt. 10 qershor, do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi.

Presidenti i Republikës sipas nenit 92, pika gj, të Kushtetutës, ka të drejtë vetëm të “caktojë datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”

Pra, Presidenti nuk ka të drejtë të shfuqizojë dekretin e datës së zgjedhjeve. Kjo është arsyeja se përse ai nuk ka asnjë referencë Kushtetuese dhe Ligjore në deklaratën e tij. E se përse do mendohet deri të hënën.

Duke qenë se jemi përpara një akti të kryer vetvrasjeje nga Presidenti në tentativë për ti bërë grusht shteti Republikës se vet, deri të hënën Parlamenti duhet të jetë mbledhur për ta shkarkuar. Vendi i Ilir Metës, nuk duhet lënë më, asnjë minutë bosh.

TË LIDHURA

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

22:32 | 24/01/2026
Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve
Politikë

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë
Politikë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Next Post
Meta anuloi zgjedhjet, Berisha paralajmëron: Ramën e pret fundi

Meta anuloi zgjedhjet, Berisha paralajmëron: Ramën e pret fundi

Në mbështetje të të shoqit, Aurela Basha shfaqet sportive në protestë me dy gishtat lart

Në mbështetje të të shoqit, Aurela Basha shfaqet sportive në protestë me dy gishtat lart

Protestuesit e pabindur rezistencë para Kuvendit, ndërhyn policia për t’i shpërndarë

Protestuesit e pabindur rezistencë para Kuvendit, ndërhyn policia për t'i shpërndarë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com