Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka komentuar takimin dhe deklaratat e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti me studentët dhe pedagogët shqiptarë.
Kumbaro kritikoi qëndrimin e Kurtit, teksa i cilësoi pedagogët dhe studentët si “pengmarrës të mjediseve universitare”.
Në një reagim në Facebook, Kumbaro thekson se nuk u besonte syve kur pa Albin Kurtin, ndërkohë që shton se një “zhgënjim i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”.
Statusi i Kumbaros
“S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e AL në Shqipëri!
Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmirësuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt!
Po fare pa lidhje! Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar”, shkruan ish-ministrja.