Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Alarmi: Më shumë se gjysma e produkteve kozmetike përmbajnë kimikate toksike

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Alarmi: Më shumë se gjysma e produkteve kozmetike përmbajnë kimikate toksike

Më shumë se gjysma e produkteve të njohura kozmetike që shiten në SHBA dhe Kanada ka gjasa që të përmbajë nivele të larta të kimikateve toksike të quajtura substanca polifluoroalkil (PFAS), thuhet në një studim të fundit.

Studiues nga Universiteti Notre Dame, testuan më shumë se 200 produkte përfshirë korrektorët, kremrat pudër, produktet që përdoren për sytë dhe vetullat, si dhe produktet që përdoren për buzët, ku gjetën përmbajtje të larta të kimikateve toksike të PFAS në rreth 52 përqind të tyre.

Kjo është shumë shqetësuese, pasi disa studime të mëparshme e kanëparë PFAS si shkaktaren e disa sëmundjeve, që përfshijnë kancerin e veshkave, kancerin e testikujve, hipertensionin, sëmundjen e tiroides, peshën e ulët tek foshnjat e sapolindura dhe imunotoksicitetin tek fëmijët.

Profesor Graham Pizli, i cili ka drejtuar studimin, tha:“PFAS është një kimikat i qëndrueshëm – kur futet në sistemin e qarkullimit të gjakut, ai qëndron atje dhe grumbullohet. Gjithashtu ekziston rreziku shtesë i ndotjes së mjedisit, që ka të bëjë me prodhimin dhe asgjësimin e këtyre produkteve, i cili mund të prekë shumë më tepër njerëz”.

Sipas Institutit Kombëtar të Shkencave të Shëndetit Mjedisor, PFAS është një grup i madh, dhe kompleks i kimikateve të prodhuara që po përdoren gjithnjë e më shumë për të prodhuar lloje të ndryshme të produkteve kozmetike që përdoren në përditshmëri.

Sipas këtij Instituti:“Këto kimikate bëjnë që ushqimet të mos ngjisin tek enët e gatimit, i bëjnë rrobat dhe qilimat rezistente ndaj njollave, dhe krijojnë një lloj lënde që përdoret nga zjarrfikëset që është shumë efektive. PFAS përdoren në industri të tilla si hapësira ajrore, ajo e prodhimit të automjeteve, ndërtimit, elektronikës dhe ushtri”.

Në studim, ekipi testoi më shumë se 200 produkte kozmetike për tw parë nëse kishin në përbërjen e tyre elementin kimik fluor – një tregues ky i përdorimit të PFAS në produkt. Analiza e tyre zbuloi se 56 për qind e kremrave pudër dhe produkteve të syve, 48 për qind e produkteve të buzëve dhe 47 për qind e rimeleve përmbanin nivele të larta të fluorit.

Në veçanti, produktet e reklamuara si “afatgjata” dhe që kanë “rezistencë të lartë” u zbulua se përmbanin nivele të larta të këtij elementi kimik, çka nuk është për t’u habitur sipas ekipit, duke pasur parasysh që PFAS përdoren shpesh tek produktet kozmetike në mënyrë që ato të jenë rezistente ndaj ujit dhe tek vetitë e tyre përbërëse.

Në 29 produkte të tjera që u testuan më pas, u zbulua se ato përmbanin deri në 13 PFAS – megjithatë vetëm një nga këto artikuj e kishte përfshirë atë tek përbërësit e produktit.

Profesori Peaslee tha: “Ky është tejkalim i përdorimit. Matjet tona tregojnë përdorimin në masë të PFAS në këto produkte – por është e rëndësishme të theksohet se shkalla e plotë e përdorimit të kimikateve të fluorit në kozmetikë është e vështirë të vlerësohet për shkak të mungesës së kërkesave të rrepta për etiketimin në vende të ndryshme.”

PFAS njihen si “kimikate të pavdekshme” sepse ato nuk degradojnë natyrshëm, çka do të thotë se për dekada të tëra mund të ndotin ujërat nëntokësore. Një studim i mëhershëm ka identifikuar se përveçse në kozmetikë, këto kimikate mund të gjenden edhe tek enët e gatimit që nuk ngjisin, veshjet e fabrikave dhe mbështjellësit e ushqimit të shpejtë.

“Këto rezultate janë veçanërisht shqetësuese kur merret parasysh rreziku i ekspozimit ndaj konsumatorit, e kombinuar kjo me masën dhe shkallën e një industrie miliarda dollarëshe, që ua shet këto produkte miliona konsumatorëve çdo ditë,”- tha profesori Pisli.

Profesor Pisli gjithashtu shtoi:“Ekziston rreziku individual -pasi këto janë produkte që aplikohen rreth syve dhe gojës,çka e shton rrezikun që ato të përthithen përmes lëkurës apo kanalit të lotëve, si dhe nuhatjes ose gëlltitje e mundshme.”

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-9687659/More-HALF-cosmetics-likely-contain-toxic-chemicals-cause-CANCER-study-warns.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: alarmkimikate toksikeprodukte kozmetike

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Next Post
Si do ta rrëzojmë Edi Ramën

Me këtë rini, e ardhmja është e sigurtë. Në dreq do të shkojmë

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Denoncimi Fiks Fare/ 1200 euro kalimi në Kapshticë në mënyrë të paligjshme

Kontrollet e RENEA-s/ Hoxha zbulon zonat e “nxehta” në Vlorë dhe Shkodër







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com