Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Alarmi holandez dhe alarmi i munguar shqiptar

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Alarmi holandez dhe alarmi i munguar shqiptar

Nga Fatos Lubonja

Votimi i Parlamentit holandez për t’i bërë thirrje BEsë që t’u heqë shqiptarëve të drejtën e udhëtimit pa viza, u shoqërua shumë në shtypin tonë me togfjalëshin “alarmi holandez”. “Alarm” është një term me ngarkesë shumë të fortë emocionale, që mendoj se duhet të racionalizohet, t’i kapet përmbajtja, në mënyrë që të mos ndodhë, siç më duket se po ndodh pas burive të para, që ai të shuhet sikur të ishte një flakë kashte apo sikur të ishte një alarm fals. Prandaj, gjykoj se duhet të përpiqemi të ndalemi e të reflektojmë thellë për këtë alarm që na erdhi nga Holanda, përtej interesave të ngushta të pushtetit politik apo të mundësisë së udhëtimeve pa viza.

Në këtë kontekst gjykoj se, së pari, duhet rrokur kuptimi më i rëndësishëm i alarmit të holandezëve. Sipas meje, ky alarm nënkupton se ndër shqiptarët që udhëtojnë për në vendet europiane, ka aq shumë syresh që shkojnë atje për të kryer aktivitete kriminale, sa qarkullimi i tyre i lirë është bërë problem për t’u zgjidhur nga politikat e vendeve të BE-së. Është hera e parë që ngrihet një akuzë e tillë për një popull të tërë në një vend europian. Në vendet e BEsë nuk kanë munguar, madje janë të forta sot, politikat kundër emigrantëve me argumentet e pamundësisë së menaxhimit të tyre, se bashkë me ta mund të hyjnë në Europë terroristët, se emigrantët rrëmbejnë vendet e punës së vendësve, por që pjesëtarët e një populli europian të pengohen për të hyrë në Europë për shkak se atje ndërtojnë rrjete kriminale të rrezikshme (duke qenë ky popull edhe aq i vogël në numër), nuk është dëgjuar ndonjëherë. Sipas meje s’ka gjë më alarmante.

Së dyti, dua të them se këtu duhet të dallojmë dy alarme: atë holandez dhe atë shqiptar. Alarmi i holandezëve buron nga halli i tyre për të ndryshuar këtë gjendje dhe artikulohet në thirrjen e vendeve të BE-së për t’i seleksionuar shqiptarët që udhëtojnë nëpërmjet ambasadave të tyre. Kurse për sa i përket alarmit shqiptar, them se alarmit kryesor nuk po ia dëgjojmë buritë në vend. Këto buri duhet të gjëmonin nga zbulimi se ne jemi kthyer në një inkubator kriminelësh dhe se duhet të marrim masa të menjëhershme për ta frenuar pjellshmërinë e këtij inkubatori? Mirëpo, këto buri munguan ose u mbuluan nga të tjera buri alarmesh dytësore. Po pse munguan? Sepse ajo që na thanë holandezët nuk përbën lajm për ne; sepse ne e dimë se kemi ngritur një sistem ekonomik, politik e kulturor “nga krimi, me krimin, për krimin”. Në këto kushte, preokupimi kryesor i Ramës ishte që ta mbulonte alarmin holandez, duke u fryrë burive se kemi të bëjmë me një alarm fals: instrumentalizim elektoral që bën e djathta holandeze. Ndërkaq, opozita u fryu burive se alarmi holandez ishte një provë më shumë e akuzave të saj për një qeveri të lidhur me krimin, por duke i mëshuar një alarmi dytësor: se për shkak të kësaj qeverie ne po rrezikojë edhe lëvizjen e lirë.

* * *

Për të hedhur poshtë pretendimin e Edi Ramës se ky është një alarm fals, mjafton të kujtojmë se kur ai mori pushtetin më 2013, deklaronte se Shqipëria ishte një vend ku nuk mund të jetoje dot si një njeri ndershëm, pra, se që të mbijetoje në Shqipëri, duhet të bëheshe pjesë e inkubatorit. Po të kesh parasysh lazaratizimin e krejt Shqipërisë, dy ministrat e tij të Brendshëm, të akuzuar për lidhje direkte apo indirekte me trafikantë, se rreth 60% e shqiptarëve shprehen se duan të lenë vendin etj., dhe së fundi, se kryeqyteti, me lejet e Edi Ramës, po njeh një pastrim të paparë parash të krimit nëpërmjet ndërtimit, nuk mund të thuash kurrsesi se Rama ka ndryshuar për mirë situatën që përshkruante vetë më 2013, përkundrazi. Prandaj, përpjekja për ta mbuluar inkubatorin e krimit, duke akuzuar holandezët, nuk është vetëm mjerane, por edhe kriminale.

* * *

Për sa i përket opozitës, gjykoj se ajo ka të drejtë në denoncimin e inkubatorit të krimit, por problemi është se asaj po i mungojnë ato buri të alarmit që duhet ta përqendronin vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në analizën e shkaqeve se pse vendi është kthyer në inkubator të krimit dhe ndërtimin e alternativës për ta eliminuar atë. Duket sikur ajo është e preokupuar thjesht të këpusë degën Rama të inkubatorit, pa kuptuar se tashmë Rama dhe inkubatori janë bërë një dhe se ajo është e dënuar që ose të punojë për ta shkulur nga rrënjët këtë inkubator ose të asgjësohet prej tij. Për këtë gjykoj se, krahas protestave, asaj i duhet të hapë një kantier idesh për ndërtimin e alternativës ekonomike, kulturore dhe politike që duhet ngritur për të luftuar inkubatorin e krimit, për të ndërtuar, pra, vizionin e një Shqipërie alternative ndaj Shqipërisë inkubator të krimit që kemi sot./ Panorama 

Tags: alarmiFatos Lubonjaholandezi munguar

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska, për zgjedhjet në veri të Kosovës

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska, për zgjedhjet në veri të Kosovës

Kapen me drogë, pranga dy shqiptarëve në Greqi. Një i tretë u largua në pyll

Kapen me drogë, pranga dy shqiptarëve në Greqi. Një i tretë u largua në pyll

Keni hedhur lotarinë? Ja kur do shpallen fituesit

Keni hedhur lotarinë? Ja kur do shpallen fituesit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025
Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

Gjysma e Shqipërisë “përvëlohet”, pjesa jugore përmbytet, era e fortë rrëzon pemët në rrugë

18:11 | 05/06/2025




TË FUNDIT

I grabiti me dhunë telefonin dhe portofolin qytetarit, arrestohet 28-vjeçari
Aktualitet

I grabiti me dhunë telefonin dhe portofolin qytetarit, arrestohet 28-vjeçari

by mirseda
13:27 | 11/06/2025
0

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për grabitjen me dhunë të një qytetari...

“Jam i dashuruar me një kr*minel” — Vserlo publikon edhe FOTO-n e djalit

“Jam i dashuruar me një kr*minel” — Vserlo publikon edhe FOTO-n e djalit

13:22 | 11/06/2025
Partia e Lirisë: Nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor

Partia e Lirisë: Nevojiten reforma të thella në sistemin arsimor

13:08 | 11/06/2025
Pse mbeti në burg? Erion Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

Pse mbeti në burg? Erion Veliaj, kronika e një eleminimi të paralajmëruar

12:54 | 11/06/2025
“Çmendet” drejtori i kujdesit shëndetësor në Bulqizë, Juljan Damzi bën të fortin me gratë e Ujësjellësit

“Çmendet” drejtori i kujdesit shëndetësor në Bulqizë, Juljan Damzi bën të fortin me gratë e Ujësjellësit

12:49 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com