Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Al-Biruni: “Babai” i gjeodezisë, antropologjisë dhe mjeshtër i farmakologjisë

5 vjet ago
in Të Gjitha, TT
Al-Biruni: “Babai” i gjeodezisë, antropologjisë dhe mjeshtër i farmakologjisë

Në fillimin e mijëvjeçarit të parë, në shekujt X dhe XI, një studiues i talentuar me emrin Abu Rajhan Al-Biruni, bëri emër në gjithë botën arabe. Ishte Epoka e Artë Islame dhe Al-Biruni ishte një shkencëtar i klasit të parë – një polimat.

Si historian, astronom, botanist, farmakolog, gjeolog, poet, filozof, matematikan, gjeograf dhe humanist, ai revolucionarizoi disa fusha dhe dha kontribute të rëndësishme, duke shkruar plot 146 libra. Në fillimin e mijëvjeçarit të parë, sytë e botës së arsimuar ishin fokusuar tek territoret myslimane.

Studiuesi Xhorxh Sarton, thotë se në atë kohë studiuesit myslimanë i dhanë tonin botës intelektuale, dhe Al-Biruni ishte një nga më të mirët. “Ai ishte jo vetëm një nga shkencëtarët më të mëdhenj të Islamit, por një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave”-thekson Sarton.

Al-Biruni lindi në Azinë qendrore, në qytetin Kat të Uzbekistanit të sotëm në vitin 973. Ai ishte me fat që arriti të merrte një edukim të mirë, sidomos nga Abu Nasr Mansur, një anëtar i shquar i familjes që atëherë sundonte në Kat, dhe njëherazi një mësues i famshëm në astronomi dhe matematikë.

Në atë kohë, kalifët vendas i promovuan kërkimet në matematikës dhe astronomi, por dhe në mjekësi dhe teologji. Al-Biruni i studioi të gjitha dhe shumë të tjera. Ai u bë i famshëm në jurisprudencës islamike, dhe bëri disa vëzhgime të vlefshme astronomike.

Ai fliste turqisht, sanskritisht, persisht, sirian, hebraisht dhe arabisht. Puna e tij shtrihej praktikisht në të gjitha fushat e shkencës, nga astronomia dhe matematika te gjeologjia dhe historia, dhe ishte ndoshta njeriu më i arsimuar në Mesjetë, një njeri vërtet universal.

Ai i shpjegoi burimet natyrore përmes parimit të komunikimit të anijeve, peshoi gurët dhe metalet e çmuara, duke përcaktuar peshën e tyre specifike. Por kontributet e tij më të mëdha erdhën nga vëzhgimet e tij fizike. Al-Biruni e llogariti rrezen e Tokës duke përdorur llogaritjet trigonometrike, dhe llogaritjet e tij ishin 2 për qind pranë shifrës reale.

Ai e bëri këtë duke matur fillimisht lartësinë e një kodre, dhe më pas duke u ngjitur në një kodër mati horizontin. Ai gjithashtu llogariti ndryshimin gjatësor midis Kat dhe Bagdadit, duke vëzhguar një eklips hënor, dhe duke vërejtur ndryshimin e kohës midis ndodhjes së eklipsit në të dyja qytetet.

Ajo që është interesante në lidhje me llogaritjet e tij astronomike, është se ai gjithmonë dukej se po kërkonte një zbatim praktik të tyre. Meqë astronomia përbëhej në thelb nga vëzhgimet dhe llogaritjet matematikore, është e qartë se Al-Biruni ishte i mirë-ditur në matematikë, dhe ishte me gjasë një nga matematikanët kryesorë të kohës.

Al-Biruni, konsiderohet gjithashtu babai i gjeodezisë moderne, për vëzhgimet e tij të shumta mbi tiparet gjeologjike lokale dhe planetare. Përveç kësaj, ai bëri një postulim shumë interesant. Teorizoi ekzistencën e një toke përgjatë oqeanit midis Azisë dhe Evropës, pikërisht aty ku janë sot dy Amerikat.

Sigurisht, ai nuk kishte se si ta dinte se kontinentet janë atje, por ai dyshoi se proceset gjeologjike që krijuan Euroazinë, duhet të kishin prodhuar sigurisht një tokë tjetër të madhe. Ai gjithashtu pohoi se një pjesë e kësaj toke, mund të shtrihej në gjerësitë gjeografike që mund të banoheshin.

Edhe fuqia e tij krijuese ishte mbresëlënëse. Ai shkroi një numër traktatesh dhe libra historikë, mbajti korrespondencë me studiuesit e kohës, dhe prodhoi manuale dhe udhëzime në fusha të ndryshme. Al-Biruni ishte gjithashtu i pari që e ndau kohën në të njëjtën mënyrë siç bëjmë sot:në 60 minuta, dhe çdo minutë në 60 sekonda.

Por Al-Biruni shkëlqeu edhe në studimin e historisë së feve. Deri më sot, vepra e tij konsiderohet enciklopedike. Ai vështroi praktika dhe besime të ndryshme fetare, duke i shënuar dhe duke i krahasuar ato. Në përgjithësi, ai dukej se mbështeste epërsinë e Islamit. Por nuk kishte frikë të shfaqte admirim edhe për kulturat e tjera.

Në shumë aspekte ai konsiderohet të jetë antropologu i parë, dhe hodhi themelet për këtë fushë të shkencës. Vëzhgimet e tij empirike të kulturave të tjera, janë shumë të ngjashme me praktikat moderne. Ai do të mësonte gjuhën e njerëzve, do të studionte tekstet e tyre, dhe do t’i vëzhgonte, duke mbajtur vëzhgime objektive mbi ta.

Biruni nuk u morr me fizikën në mënyrë specifike, por shkrimet e tij adresonin shpesh proceset fizike. Për shembull, ai zhvilloi sisteme peshimi për të llogaritur dendësinë e substancave, duke përdorur një sistem të ri të metodave matematikore dhe mekanike.

Veprat klasike të Al-Birunit, mund të konsiderohen si fillimi i zbatimit të metodave eksperimentale në shkencën e Mesjetës.

Al-Biruni, shkroi gjithashtu një enciklopedi farmaceutike të quajtur “Kitab al-saydala fi al-tibb”, ku renditi një numër përbërësish farmaceutikë, që besohej në atë kohë se ishin efektive për shumë sëmundje, si dhe udhëzimet sesi të gjendeshin dhe përgatiteshin ato.

Burimi i lajmit: https://www.zmescience.com/other/feature-post/meet-islams-da-vinci-al-biruni-father-of-geodesy-anthropology-and-master-of-pharmacy/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Al-Biruniantropologjifarmakologjigjeodezimjeshter

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Ankimohet partia aleate e PD-së: Të çregjistrohet Bindja Demokratike

Patozi: Alternativa e tretë, zgjidhje për Shqipërinë më 25 prill

Infektohet me koronavirus futbollisti shqiptar i Romës

”Është koha për t’u kthyer”/ Marash Kumbulla fiton betejën me Covid-19

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

Rusi/ Vetëvritet truproja e Putin, kolegu: Punonim në kushte të këqija

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

Zysha e “Petro Ninit” në apel: Pas bashkëshortit, rrezikoj të humbas edhe dy djemtë

19:15 | 13/06/2025




TË FUNDIT

Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni
Sport

Manuel Nojer kërkon të bëjë histori sërish, mund të jetë sezoni i fundit te Bajerni

by mirseda
21:24 | 19/06/2025
0

Në moshën 39-vjeçare, Manuel Nojer mbetet i vendosur të fitojë trofe të tjerë me Bajernin e Mynihut....

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

I kërkuari për vrasje për gjakmarrje kapet në Britani, përfundon në pranga 48-vjeçari

21:08 | 19/06/2025
Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

Shtohen paketat e trajtimit të stomës të rimbursueshme nga FSDKSH

20:59 | 19/06/2025
Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të njohur

20:00 | 19/06/2025
Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

Rama: Synojmë BE brenda dekadës, fitore historike

19:58 | 19/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com