Shumë aktore dhe këngëtare, e kanë patur shumë të vështirë që të pranonin prejardhjen shqiptare. Kjo me theks të veçantë edhe tek mentaliteti dhe pranimi në masë të gjerë nga shoqëria.
Aktorja me famë botërore Irene Papas, e cila njihet mësë shumti për rolin e saj në filmin “Një fëmijë i quajtur Jezus”, ka pranuar se mbiemri i saj fillimisht ka qenë Leleku. Ndonëse prej vitesh është menduar se aktorja është greke, së fundmi ajo ka bërë një deklaratë ku ka rrëfyer origjinën e saj të vërtetë. Në moshën 92-vjeçare, aktorja ka pranuar se është shqiptare.
“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926, dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.
Irene Leleku- Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma. Roli i saj më i shquar është ai i Penelope, në serialin italian “Odiseu”.