Aktorja Julianna Margulies ka folur për takimin e saj “traumatik” në një dhomë hoteli me Steven Seagal, aktorin e njohur të filmave aksion, ndërsa po bënte audicionin për rolin e saj të parë në një film.
Në podcastin e Dax Shepard “Armchair Expert”, aktorja e ER dhe The Good Wife, 54 vjeçare, foli për takimin me yllin e aksionit, që mbante armë teksa gjendej në suitën e vet të hotelit, përpara se të shfaqej në filmin Out for Justice 1991. Margulies tha që ajo për fat “doli nga dhoma e padëmtuar”, diçka që gjithashtu e përshkruan në memuarin e saj të ri, ‘Sunshine Girl’.
Një natë para audicionit të saj të dytë, ajo mori një telefonatë ku i’u tha se Seagal i kishte kërkuar të shkonte në suitën e tij të hotelit në Neë York për të provuar skenën për ditën tjetër. Kur ajo arriti aty, nuk kishte asnjë drejtor kastingu, ishte vetëm trupmadhi Seagal i cili mbante një armë teksa bisedonin në dhomën e ndenjes. Pak më vonë, ai i kërkoi asaj të zhvendoseshin në dhomën e gjumit për të vazhduar të diskutonin rolin e saj, “një prostitutë zemërmirë”, sepse ishte lodhur pas një dite të gjatë.
“Ai më kërkoi të shkoja në dhomën e tij të hotelit – në orën 22:00,” tha Margulies. “Dhe pastaj më lexoi dorën dhe më tha se ishte një shërues dhe se unë kisha” veshka të dobëta “,” duke vënë në dukje se ai mund të më ndihmonte me dhimbjen (që nuk e kisha) dhe të më shëronte. Mendoj se ky ishte triku i tij me gratë,” tha ajo. “U thoshte se është një shërues”.