Aktorja mjaft e dashur për publikun shqiptar, Rita Lati, shpeshherë ka folur “pa doreza” për jetën e saj private. Kur vajza e saj Roza Lati ishte ende e vogël, ajo u nda nga bashkëshorti, për të filluar një jetë të re.
E ftuar në emisionin “Rudina”, në “Tv Klan”, aktorja u pyet nga publiku se përse nuk u martua sërish pas ndarjes nga bashkëshorti.
Me përgjigjen e saj pa komplekse, aktorja tha se “nuk e përballon dot një burrë në shtëpi”.
“S’më donte asnjë burrë. E di si është puna… Burra ka sa të duash, s’kam qenë asnjëherë pa burra, ose pa një burrë. Por burrë në shtëpi, nuk e përballoj dot. Të vijë dhe të ikë biri i botës, të rrijë aq sa më duhet mua. Aq sa dua unë dhe asnjë sekondë më shumë, se më shqetëson. Dhe e kupton personi që duhet të ikë”, tha Lati.