Aktori i famshëm, William Levy i njohur nga publiku shqiptar për pjesëmarrjen në telenovelat e shumta latine duket se po kalon një periudhë të vështirë ekonomike.
Sipas mediave të huaja, aktori është zhytur në borxhe dhe është detyruar të heqë dorë nga vilat dhe makinat e tij luksoze në Florida.
Ndërkohë që, shtëpia e tij që po rikonsruktohej është lënë pa mbaruar ndërsa restoranti që premtoi se do hapte vazhdon të jetë i mbyllur.
William ka edhe një borxh prej 2 milionë dollarësh të pa paguara që prej vitit 2017. Sipas mediave aktori prej 3 vitesh ka mbetur pa punë dhe nuk ka firmosur asnjë kontratë me asnjë televizion.