Një aksident me pasojë disa persona të plagosur, është shënuar pak çaste më parë, në rrugën e aeroportit. Nga të dhënat paraprake që disponon “Tirana Today”, mësohet se në këtë aksident janë përfshirë tre automjete.
Sikundër duket qartë edhe nga pamjet në fjalë, një nga makinat që është përplasur, është shkatërruar thuajse totalisht.
Ende nuk dimë shkaqet e këtij aksidenti, sikundër edhe numrin e personave të lënduar, por pamjet tregojnë për një situatë të rënduar.