Një aksident i rëndë i mori jetën një 40 vjeçareje shqiptare në Itali. Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur në Puegnago del Garda, në Breshia të shtunën rreth orës 19:00.
Siç bëhet e ditur, një makinë tip ‘Ford Focus’, ka përplasur për vdekje një grua shqiptare, nënë e 5 fëmijëve. Shoferi u largua duke e lëne të vdekur në vend shqiptaren por u kap nga policia 4 orë pas ngjarjes. Viktima shqiptare është identifikuar si Elvira Hoxhaj, 40 vjeçe. Policia ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur në një rrugën pa ndriçim, ndërsa italiani i arrestuar akuzohet për ‘vrasje në rrugë. Thuhet se shqiptarja ishe dërguar në spital, por nuk kishte mundur tu mbijetonte dot plagëve të marra.