Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 14-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në fshatin Bilaj.
Mësohet se adoleshenti me iniciale D.L. ishte duke ecur në rrugë, në momentin kur është përplasur nga një motor.
Pasojat e përplasjes kanë qenë fatale për 14-vjeçarin, i cili nuk mundi t’i mbijetojë aksidentit.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë ndaluar drejtuesin e motorit, shtetasi P. P., 68 vjeç, banues në Bubq, i cili është shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Fushë – Krujë, për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.