Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç.
Në automjetin me drejtues shtetasin D. D. ndodheshin 5 pasagjerë, një prej të cilëve është transportuar në spital dhe, pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar.
Dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.











