Një aksident ka ndodhur sot në Vaqarr, ku një 20-vjeçare është përplasur nga një makinë. Mësohet se e reja është përplasur nga një automjet tip Benz, teksa po kalonte rrugën.
Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Identiteti i vajzës nuk dihet, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Para pak minutash, një tjetër aksident ka ndodhur në Lezhë, ku po ashtu është përplasur një kalimtare. E plagosur ka mbetur një 17-vjeçare e cila u përplas nga një furgon teksa kalonte rrugën.