Një punonjës i qarkullimit rrugor ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti ndodhur pasditen e sotme në lagjen 7, në Durrës.
Sipas “Balkan Web”, polici i përfshirë në aksident, udhëtonte me motor, ndërsa ka qënë një automjet ai që ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë, duke u përplasur me motorin e policit.
Të plagosurit iu dha ndihma e parë shëndetësore dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.