Dhjetëra persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë regjistruar ditën e sotme në Guatemalën lindore.
Nga përplasja e autobusit me një kamion, deri më tani 17 persona kanë ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të qytetit të Guadalajara, afër bregdetit Atlantik të Guatemalës. Autobusi po shkonte drejt Santa Helena, afër kufirit me Meksikën.
Shkaqet e aksidentit nuk bëhen ende të ditura. Ndërsa, policia po vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të rrethanave.