Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Akademia e re e Shkencave me emra të vjetër

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Ramës i shkruan Anëtarët e Nderit të Akademisë së Shkencave, ja çfarë i kërkojnë

Ndryshime rrënjësore do të ndodhin në Akademinë e Shkencave. Këto ndryshime vijnë pas kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama se do të mbyllte institucionin e Akademisë së Shkencave. Me një statut të ri, me një ligj të ri, me një VKM për një organikë ndryshe, si edhe me ndryshimin e kritereve për anëtarësimin e akademikëve të rinj. Por të gjithë këto ndryshime rrënjësorë nuk mundën që të ndryshojnë emrat. Akademikët do të jenë po ata të njëjtit që kanë qenë gjithë këto vite, të cilët janë akuzuar nga kryeministri se nuk kanë bërë asnjë punë. Ende nuk janë të qarta ndryshimet konkrete që do bëhen, por kuptohet qartë se nga ana organizative dhe drejtuese asgjë s’ka për të funksionuar si deri më tani.
Akademiku Vasil S. Tole, në emër të Këshillit Ekzekutiv, ka bërë me dije vendimet e mbledhjes së Asamblesë së Akademisë së Shkencave. Mbledhja është bërë ditën e djeshme dhe fryt i saj ka qenë miratimi i kalendarit të reformës institucionale. Tole tha dje “se pas përcaktimit të natyrës dhe funksioneve të reja që mendohet të kryejë Akademia e Shkencave në të ardhmen, të parashikuara në dokumentin e Komisionit Ad Hoc, konkluduar pas një procesi të gjatë reflektimi dhe gjithëpërfshirës aktorësh dhe faktorësh, akademikët mendojnë se ka ardhur momenti që të kalohet në fazën e konkretizimit të parimeve e propozimeve të përfshira në atë dokument dhe jo vetëm, kjo përmes aprovimit të hapave të reformës”.
Tole deklaroi se konkluzionet tyre të shprehura në dokumentin e reformimit përputhen tërësisht me atë që ka thënë edhe kryeministri Rama në takimin me akademikët më datë 22 nëntor 2017.
“Akademia vetë si e tillë nuk mund të jetë ajo vetë që bën shkencën, por është kuvendi i atyre që e bëjnë shkencën në sektorët përkatës dhe që garantojnë autoritetin e një gjykate, llogarie mund të themi, të të gjithë jetës akademike dhe shkencore të vendit, ku ndikimi mbi autoritetet, mbi opinionin është, vjen si rezultat i cilësisë përfaqësimit në këtë kuvend të shkencës… Ne mund të bëjmë një kuvend të shkencës dhe të dijes që t’u japë mundësinë gjithë atyre që kanë dëshirë, pasion dhe ndjenjë detyrimi për të dhënë për shkencën dhe për dijen në këtë vend, që të jenë të përfaqësuar dhe të jenë në shoqërinë e tyre”, qe shprehur kryeministri në një takim mes tij dhe akademikëve“, deklaroi Rama para akademikëve një muaj më parë.
Në fund të mbledhjes së djeshme, Tole, si sekretar shkencor i Akademisë, tha se po konkretizojnë hapat e domosdoshëm për përcaktimin dhe hartimin e dokumenteve ligjorë dhe nënligjorë, të cilat do të normalizojnë dhe sjellin si rrjedhojë ristrukturimin e Akademisë së Shkencave, si një Akademi që më së pari do t’u përgjigjet nevojave të zhvillimit të vendit. “Ritheksoj se në këtë fazë që jemi, procesi është i dyanshëm: mes institucionit që reformohet dhe politikës që e mundëson përmes mekanizmave vendimmarrëse”, vërejti Tole.
Teksa kujtoi se kryeministri Rama u la si afat fundor muaji mars 2017 për përfundimin e kësaj reforme, ai bëri me dije në emër të Këshillit Ekzekutiv të Akademisë hapat dhe veprimet që mendojmë të ndërmarrim për të konkretizuar platformën reformuese të Akademisë, në mënyrë që ta realizojmë atë në afat.
Kalendari i reformës, për t’u përmbushur deri në muajin mars 2018; a)Ngritja e “Komisionit të përbashkët të mirëbesimit, për ndjekjen dhe monitorimin e procesit të reformimit”, midis Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit e Rinisë, b) Hartimi i draft-ligjit “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”. c)Hartimin e draftit të VKM-së “Për organikën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, d)Hartimi i draftit të “Statutit” të ASH-së dhe i dokumenteve, e) Kritere dhe standardet e pranimeve të reja si “Akademik” dhe “Akademik i asociuar”,  f) “Kriteret dhe standardet e konkurrimit në pozicionet drejtuese të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, g) Hartimi i draftit të “kodit akademik të sjelljes për integritet në kërkimin shkencor në republikën e Shqipërisë”.

Tags: akademiae reemraShkencavetë vjetër

TË LIDHURA

U kundërshtua nga FMN, BE , Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’
Aktualitet

U kundërshtua nga FMN, BE , Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’

10:29 | 13/01/2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK
Aktualitet

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK

09:48 | 13/01/2026
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit
Aktualitet

Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore në disa fshatra të Fierit

09:19 | 13/01/2026
Next Post
Hamsik në histori, Napoli përmbys Sampdorian (Video)

Hamsik në histori, Napoli përmbys Sampdorian (Video)

“Trafik votash”në Durrës/Koka sulmon këshilltarët e LSI: I futët duart në tepsinë e Ramës

“Trafik votash”në Durrës/Koka sulmon këshilltarët e LSI: I futët duart në tepsinë e Ramës

Formacionet zyrtare/Milani përballë Berishës për të bërë kthesën

Formacionet zyrtare/Milani përballë Berishës për të bërë kthesën







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

U kundërshtua nga FMN, BE , Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’
Aktualitet

U kundërshtua nga FMN, BE , Presidenti Begaj dekreton ligjin për ‘Paqen fiskale’

by mirseda
10:29 | 13/01/2026
0

Edhe pse ligji për “Paqen Fiskale” u kundërshtua nga FMN, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe nga Bashkimi...

Moti i keq, aeroporti i Vjenës mbyllet për shkak të ngricës, pista e mbuluar nga akulli

Moti i keq, aeroporti i Vjenës mbyllet për shkak të ngricës, pista e mbuluar nga akulli

09:55 | 13/01/2026
FOTO/ Nuk zgjati shumë , ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

FOTO/ Nuk zgjati shumë , ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit

09:51 | 13/01/2026
Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK

Financimi i Kuvendit të Rithemelimit, Indrit Hoxha thirret në SPAK

09:48 | 13/01/2026
Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

09:42 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com