Të paktën 14 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në provincën Herat të Afganistanit, ka raportuar Qeveria rajonale më 4 maj.
Zëdhënësi i kësaj qeverie Jailani Farhad, ka thënë se vërshimet kanë prekur distriktin Adraskan në orët e vona të 3 majit, dhe se katër fëmijë kanë qenë në mesin e viktimave. Sipas tij, dy trupa nuk janë identifikuar ende.
Zyrtarët lokalë kanë thënë se edhe distriket Obe dhe Karokh të Heratit janë përballur me vërshime, por ende nuk është raportuar për dëme.
Në pjesën më të madhe të Heratit është raportuar për shira të rrëmbyeshëm në dy ditët e fundit. Vërshimet sezonale që ndodhin në këtë shtet dëmtojnë shtëpitë, tokat bujqësore dhe infrastrukturën publike.