Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Aeroporti i Atlantës anulon 1 mijë fluturime. CNN i kërkon ndihmë ekspertit shqiptar

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Aeroporti i Atlantës anulon 1 mijë fluturime. CNN i kërkon ndihmë ekspertit shqiptar

Aeroporti kryesor i Atlantës është mbase ai më i ngarkuari në botë, por ditën e dielë përjetoi diçka të paparë, mbeti pa drita për orë të tëra duke sjellë anulimin e më shumë se një mijë fluturimeve.

Miliona njerëz ndryshuan planet e tyre për shkak të efektit kaskadë, por një pasojë më afatgjatë e këtij incidenti mund të jetë kandidatura e qytetit për t’u bërë selia e dytë e gjigandit të ekonomisë botërore Amazon.Com.

Atlanta është edhe qendra e rrjetit të fuqishëm televiziv CNN dhe nuk është çudi që një nga programet e këtij rrjeti debatoi pikërisht shanset e tanishme të Atlantës me Amazonin.

Për këtë temë, CNN Tech iu drejtua ekspertit shqiptaro-amerikan Dr. Ilir Hysa, economist i lartë në Moody’s Analytics, i cili foli copë: “Rastisja kohore është vërtet e tmerrshme për Atlantën”, tha ai. “Amazon mund të jetë në procesin e eliminimit për të skartuar disa e për të mbajtur një numer të shkurtër kandidatësh, në këtë pikë”.

Amazon po kërkon një qytet ku mund të hapë selinë e dytë pas Seattle dhe interesi ekonomik i një pranie të tillë ka vënë shumë qytete amerikane në garë të çmendur.
Atlanta ofronte edhe Aeroportin Ndërkombëtar kyç “Hartfield-Jackson” si një nga avantazhet e qytetit. Pas çmendurisë së ditës së dielë, ku mijëra njerëz mbetën në errësirë, pa mundur të lëvizin brenda avionëve në pistë apo në terminale, ky avantazh po vihet në dyshim.

“Aeroporti tani nga një avantazh kthehet në një lloj problemi”, tha Dr. Hysa.
Iliri nuk mendon se incidenti do ta bëjë Amazonin që ta fshijë nga lista Atlantën, por me siguri që do të kërkohen shpjegime se çfarë e shkaktoi ngjarjen dhe se cilat janë gjasat që të ndodhë përsëri.

238 qytete janë në garë për selinë e Amazonit, që do të quhet HQ2 dhe për të cilën kompania e fuqishme e Jeff Bezos do të shpenzojë mbi 5 miliardë dollar për ta ndërtuar.

“Moody” ku punon Dr. Ilir Hysa e konsideron Atlantën si kandidaten e dytë më të fortë pas Austin, Texas.
Një numër qytetesh ku jetojnë shqiptarët, përfshi edhe Bronx e Philadelphia kanë bërë ftesat e tyre joshëse për Amazonin, po konkurrenca është e madhe.

Nuk është hera e parë që Atlanta përflitet për problem infrastrukture dhe disa specialistë thonë se sistemi i saj i transportit public nuk është aq i sofistikuar sa të meritojë një prani ekonomike si Amazon.

“Atlanta ka bërë një punë të madh kohët e fundit për të përmirësuar infrastrukturën, por bllokimi i trafikut mbetet një problem”, shpjegoi Dr. Hysa.
Sipas firmës analitike INRIX Atlanta është qyteti i tetë në botë për nga rëndesa e trafikut. Ky problem vetëm mund të thellohet nëse incidentet e ikjes së dritave si këtë të dielë në aeroportin gjigand do të përsëriten.

Illyria/(Ruben Avxhiu)

Tags: 1 mije fluturimeanulimiCNNekspertitndihmëshqiptar

TË LIDHURA

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës
Bota

Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

19:55 | 23/02/2026
Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%
Bota

Vendimi i Gjykatës së Lartë, Shtëpia e Bardhë: Tarifat për importet e BE-së do të jenë 15%

17:36 | 23/02/2026
Next Post
VIDEO/Berisha: Atentati ndaj Bashës, Rama urdhëroi vrasësit me pagesë

VIDEO/Berisha: Atentati ndaj Bashës, Rama urdhëroi vrasësit me pagesë

Apeli ndaj qytetarëve: Kujdes me policat e sigurimit kufitar, mos u mashtroni!

Apeli ndaj qytetarëve: Kujdes me policat e sigurimit kufitar, mos u mashtroni!

Theret me thikë shqiptari në Itali, rëndë për jetën

Theret me thikë shqiptari në Itali, rëndë për jetën







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com