Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Adriano Celentano mbush 80 vjeç

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Adriano Celentano mbush 80 vjeç

Ai është një kënëgtar rock-u, një artist komedie, një argëtues, aktor dhe muzikant. Me Adrian Celentano-n lidhen shumë këngë e figura. E shumë njerëz e lidhin historinë e tyre me të.

Kushdo që është rritur në vitet 60-të e ka të njohur hit-in e madh “Azzurro”. Kjo këngë për mallin e të dashuruarve pushtoi jo vetëm Hitparade në Itali. Bumi ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore zgjoi në Gjermani edhe dëshirën për udhëtime. Këngë si “Peshkatarët e Caprit” (1943)  tingëllonin ende në veshët e gjermanëve duke zgjuar dëshirën për të vizituar vendin, ku rriten limonat, shijohet dielli, deti dhe vera, si dhe ajo që konsiderohej si tipike italiane: të shijuarit e të ndenjurit rehat, pra “dolce far niente”.

Nga ky mall për Italinë përfitoi edhe Adriano Celentano. Ai dukej se e mishëronte në mënyrë perfekte “dolce far niente”, kur ai këndonte hit-et si “Una festa sui prati” apo “Azzurro”. Suksesi madje i solli atij edhe një kontratë disqesh në Gjermani. E me larpamësi ai themeloi qysh në vitin 1961 markën e vet. Nuk ka pasur thuajse asnjë koncert në Gjermani, ku Adriano Celentano të mos ketë kënduar “Azzurro-n” e kjo vazhdoi kështu deri në vitet 80-të.

Fellini zbuloi talentin e tij të aktrimit

Djali i një sahatçiu, lindi në vitin 1938 në Milano, ku fillimisht mësoi zanatin e të atit.  Në vitet 50-të ai zbuloi talentin e tij për komedinë dhe u paraqit në një teatër të vogël kabareje në Milano. Ishte koha e Elvis Presley dhe Bill Haley & His Comets, prej të cilëve u mrekullua Celentano. Ai themeloi orkestrën e tij të parë, Rocky Boys, e fitoi një konkurs kënge. Regjisori i shquar italian Federico Fellini e zbuloi këngëtarin italian të rock-ut më 1959 dhe e angazhoi me kitarrën e tij që të këndojë në filimin “La dolce Vita” këngën “Ready Teddy”. Edhe sot e kësaj dite Adriano Celentano konsiderohet si, këngëtari që solli në Itali Rock ‘n’ Roll-in amerikan. Por tekstet e tij nuk ishin kurrësesi vetëm romantike e me përkëdheli dashurikash. Ai këndonte edhe tekste kritike për mëkatet ndaj mjedisit apo ato në ndërtim si “Il ragazzo della via Gluck”, lidhur me rëniën e vlerës së monedhës italiane dhe humbjen e fuqisë blerëse në këngën “Svalutation”.

Ndërsa në filma ai kryesisht luante role komike. Ndonjëherë filmat e tij si ato të viteteve 70-të “Bluff” me Anthony Quinn shfaqeshin edhe në televizionin gjerman.

Bildergalerie Adriano Celentano wird 80 (picture-alliance/United Archives/Impress)Ornella Muti zbuloi sharmin e tij

Suksesin më të madh Adriano Celentano e arriti në Gjermani me filmin “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtuar nga Ornella Muti, e cila në krah të Celentanos iu dorëzua sharmit të tij jo vetëm në film. Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori.Adriano Celentano und Ehefrau Claudia Mori (Imago/Granata Images)Celentano, sikurse thuhet për të, është një workoholic: ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion. Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më tëlartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vehte, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit.

Berlusconi ndihet i sfiduar

Adriano Celentano nuk hesht, kur është fjala për të kritikuar politikën. Vegjetariani i bindur ngre zërin jo vetëm kundër testeve me kafshët, por lufton edhe për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e mjedisit. Madje edhe ish-kryeministri e cari i medieve Silvio Berlusconi duhej ta pranonte, se si Celentano në serialin e tij satirik “Rockpolitik” më 2005 në televizionin publik tallej me të. Emisioni i tij ishte aq popullor, sa që ai nuk mund të ndalohej. Celentano e akuzoi Berlusconi-n, se nuk po respekton lirinë e shtypit. Por Berluscon-i iu kundërvu duke i thënë, se pikërisht Celentano është dëshmia më e mirë, që liria e mendimit nuk shtypet në Itali.

Sängerin Mina mit Adriano Celentano (public domain)Mina pushton charts me Celentano-n

Në vitet 1990 Celentano u tërhoq nga biznesi i filmit si aktor. Sot ai ka vetëm markën etij muzikore si dhe një firmë produksioni filmash. Por nga kënga ai nuk ka hequr dorë. Më 1998 ai këndoi bashkë me këngetaren e njohur italiane Mina dhe publikoi albumin “Mina Celentano”, që ishte një sukses i madh. Ky sukses i dha atij motivimin për të vazhduar me një tjetër album më 2016 me titullin “Le migliori”. Ndonëse ky album doli në nëntor ai ishte albumi më i shitur në Itali. Në dhjetor 2017 doli një tjetër album me përmbledhjen e këngëve të dikurshme me një titull të ri “Eva”.

Si producent filmi sivjet Celentano – me rastin e 80 vjetorit – do të sjellë në ekran filmin me animacion “Adriano”. Një bocet në faqen e internetit të firmës së tij të le të kuptosh, që në këtë film nuk do të mungojnë aksioni dhe pasioni, shkruan DW. Por clipi publicitar nuk nxjerr më shumë në pah se sa autobiografik mund të jetë filmi. Sidoqoftë protagonisti multiplikativ është shumë i ngjashëm me të riun Celentano.

Tags: Adriano CelentanoAzzurroBerlusconievropaItaliaRock'n'Roll

TË LIDHURA

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës
Kultura

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

09:33 | 09/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Next Post
Ballkani rrezikon të përfundojë nën kthetrat e Rusisë

Ballkani rrezikon të përfundojë nën kthetrat e Rusisë

(VIDEO) U dorëhoq nga LSI, Petrit Vasili: Tre emrat që propozoj për drejtimin e partisë

LSI: Rama i ka këmbët në një këpucë, ka frikë nga reforma në drejtësi

Skrapar/Zbulohen thasë me 700 kg kanabis, pranga poseduesit

Skrapar/Zbulohen thasë me 700 kg kanabis, pranga poseduesit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi
Rajoni

2-vjeçarja ra në shatërvan, në gjendje të rëndë, arrestohet babai shqiptar në Greqi

by mirseda
11:54 | 09/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Kalitheas, në Greqi, ku një...

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

🟢 Pasuritë e krimit kthehen në shpresë dhe mbeshtetje. Përmes një fondi prej 1️⃣5️⃣ milionë lekësh

11:40 | 09/02/2026
Vijojnë protestat për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Banorët e Baks-Rrjollit vijojnë protestat: Ndërtimi i resortit turistik është vjedhje e tokës sonë,

11:38 | 09/02/2026
Aksident i frikshëm në Bypass-in e Vlorës/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, dy të plagosur

Aksident në bypass-in e Babicës, dy të rinj të plagosur

11:35 | 09/02/2026
Pjesë e dosjes së SPAK për Belinda Ballukun, biznesmeni Ram Geci paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Pjesë e dosjes së SPAK për Belinda Ballukun, biznesmeni Ram Geci paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

11:26 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com