gamdom girişjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişJOJOBET GİRİŞjojo girişholiganbetjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

A po sabotohet e ardhmja evropiane e Ballkanit?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione
Integrimi/BE i mbyll derën Shqipërisë: Këtë qershor ngrohuni në diell. Shohim vitin tjetër!

Nga Valbona Zeneli, “The Globalist”/Vitet e fundit, Bashkimi Evropian nuk ka ndërmarrë asnjë angazhim politik dhe strategjik ndaj Ballkanit Perëndimor, duke e mbajtur kryesisht në nivele teknike procesin e zgjerimit.

Ekziston një rrezik i madh, që çështjet e emigracionit që e kanë mbërthyer qeverinë gjermane, si dhe ndarja që është e dukshme midis vendeve të BE-së mbi krizën e emigracionit, të largojë sërish vëmendjen politike nga çështja e zgjerimit.

Përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në diskutimet e BE-së, është përqendruar kryesisht në dy fusha kryesore të politikës: terrorizmi dhe dimensioni i jashtëm të emigracionit.

Implikimet për sigurinë evropiane

Duke pasur parasysh ndarjet politike dhe etnike të rajonit, lënia e Ballkanit jashtë strukturave euroatlantike, mund të paraqesë kërcënime reale për sigurinë evropiane.

Armiqësitë e vjetra etnike, dhe sfidat e një tranzicioni të pafund, kur shoqërohen me prirje të reja shqetësuese që minojnë demokracinë dhe rritjen e ndikimit negativ në rajon, mund të përbëjnë një recetë të përsosur për konfliktet e përtërirë në Ballkan.

Ky boshllëk pushteti, i krijuar nga mungesa e një angazhimi të qartë politik në rajon, ka çuar në një “lodhje nga reformat” dhe kthim pas në rajon.

Kjo nga ana tjetër, zgjeron më tej hendekun institucional dhe ekonomik me vendet e Evropës Perëndimore.

Këtë javë, dy vende – Shqipëria dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – presin hapjen e negociatave me BE-në, pas rekomandimit pozitiv të Komisionit Europian në raportet e tij të progresit të muajit prill.

Duhet bërë më shumë

Kjo reflekton progresin e arritur në rajon, por nevoja për të vazhduar reformat, është më e fortë se kurrë. Për Shqipërinë, çelja e negociatave, pas disa viteve lënie në “dhomën e pritjes” të BE-së, do të dërgojë mesazhin e duhur për të vazhduar me reformat e nevojshme institucionale.

Ajo gjithashtu do të ndihmojë në qetësimin e klimës toksike politike në vend, një veçori tipike e politikës shqiptare që nga fillimi i tranzicionit.

Për ish-Republikën e Maqedonisë, mbështetja e BE-së dhe një “dritë jeshile” në procesin e integrimit, menjëherë pas marrëveshjes historike me Greqinë që i dha fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare mbi emrin, është më e nevojshme se kurrë.

Në shoqëritë gjithnjë e më të polarizuara dhe pesimiste, në rast se njerëzit mendojnë se nuk po marrin asgjë në këmbim nga Perëndimi, ekziston një rrezik i dukshëm dështimi.

Për të qenë të qartë:hapja e negociatave, nuk nënkupton ndonjë datë të saktë për anëtarësim, por ato janë të rëndësishme për të dërguar një mesazh politik të fortë në rajon.

Kjo është më e rëndësishme në këtë moment, pasi një dritare mundësie duket se po hapet me strategjinë e Komisionit të ri të BE, për “një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

Ishte ndoshta dokumenti më optimist që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003. Por përkundrejt të gjitha pritshmërive, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Sofje, nuk ishte gjë tjetër veçse një “Selanik II”.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë shumë probleme për të zgjidhur. Megjithatë, ruajtja e e joshjes së BE-së në rajon, është jetike. Sigurisht, lojtarë të tjerë – Rusia, Turqia dhe Kina – po punojnë shumë për të mbushur boshllëqet.

Duke vepruar si oportunistë, ata janë të prirur t’i përdorin dobësitë ekzistuese të brendshme institucionale. 

Shqetësimet e BE-së

Disa vende të Bashkimit Evropian, kanë shprehur gjithashtu shqetësimin e tyre me nivelet e larta të korrupsionit dhe krimit të organizuar trans-nacional, si dhe me emigrimin nga rajoni. Hapja e negociatave me BE-në, nuk do të thotë se standardet po zvogëlohen.

Por ky do të ishte një sinjal i fortë i solidaritetit me rajonin – dhe një ndihmë e madhe për reformatorët.

Vetëm procesi i integrimit në BE, do të mbajë Ballkanin Perëndimor në rrugën e duhur, duke u marrë seriozisht me çështjet e transparencës, sundimit të ligjit dhe llogaridhënies.

Ekziston rreziku që mungesa e angazhimit politik të BE-së, të keqpërdoret nga disa udhëheqës të Ballkanit Perëndimor, për të ndalur ecurinë e reformave.

Samiti i BE-së këtë javë, mund të jetë një shans për një marrëveshje historike për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ai përfaqëson gjithashtu një provë të vërtetë për BE-në, fitues i çmimit Nobel për Paqen.

Me nivelet e të ardhurave rajonale deri në 5.000 dollarë, të barabartë me vetëm 13 për qind të të ardhurave mesatare të BE-së, perspektivat për ndonjë përputhshmëri të shpejtë me Perëndimin janë të zymta.

Në këtë situatë, çdo qytetar po konsideron mundësinë e largimit nga vendi. Rrjedhja e vazhdueshme e trurit, mund të shndërrohet së shpejti në një sfidë e re të sigurisë. Këtë duhet të marrë parasysh një fitues i Nobelit.

Shënim: Valbona Zeneli, është profesoreshë e studimeve të sigurisë kombëtare dhe drejtoreshë e Programit të Detit të Zi-Euroazi, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh Marshall.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: ardhmjaBallkanitEvropianesabotohet

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post
Vox Pop/Shtyrja e negociatave, kush e ka fajin Rama apo BE?!

Vox Pop/Shtyrja e negociatave, kush e ka fajin Rama apo BE?!

Perëndimi duhet të mbajë nën kontroll Erdoganin

Perëndimi duhet të mbajë nën kontroll Erdoganin

UEFA “shkatërron” Milanin, ja dënimi drastik

UEFA “shkatërron” Milanin, ja dënimi drastik







JU REKOMANDOJMË

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026




TË FUNDIT

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut, vendimi në Fletoren Zyrtare

by mirseda
23:02 | 25/03/2026
0

Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi i Kuvendit të Shqipërisë me 82 vota pro për rrëzimin e...

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit

22:53 | 25/03/2026
Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

Trump hedh poshtë propozimin e Netanyahut për të bërë thirrje për kryengritje në Iran

22:53 | 25/03/2026
Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

Zelensky: Rusia tentoi të shantazhojë SHBA-në përmes inteligjencës ushtarake për Iranin

22:26 | 25/03/2026
Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

Gazetarja franceze përball Edi Rama: BE dyshon për luftën ndaj korrupsionit

22:23 | 25/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com