Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

A mund të zbuten efektet e krizës ekonomike?

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
A mund të zbuten efektet e krizës ekonomike?

Nga: Zef Preçi

Në vijim po rendis një sërë masash, që sipas mendimit tim mund të kontribuojnë për korrigjimin e mënyrës së qeverisjes dhe të administrimit të fondeve dhe të pasurive publike me synim kryesor frenimin e thellimit të saj dhe lehtësimin e ndikimit të krizës aktuale ekonomike.

Kuptohet që këtu nuk bëhet fjalë për “shpikje dhe racionalizime” dhe aq me pak për “komisione” administrative të përkohshme si ai që shpalli dy ditë më parë KM Rama.

Nëse synohet të qetësohen protestat, d.m.th., “të lëvizë gjithçka pa lëvizur asgjë”, qeveria do të vazhdojë me Komisionin, ndërsa qytetarët jo vetëm do të vuajnë pasojat e krizës në zhvillim e sipër, por edhe mund të marrin me shume përgjegjësi për rrugëdaljet prej saj. Nëse synohet të ndërmerren politika, masa, reforma që nxjerrin vendin nga keqqeverisja, korrupsioni, kapja e shtetit dhe ndikimet oligarkike ku e ka futur zt. Rama dhe qeverisja e tij, lista e mëposhtme mund të ndihmojë në debatin për probleme ekonomike të ditës dhe jo vetëm…

Mirëpres reagimet e kolegëve ekonomistë, juristë etj., apo të individëve me përvojë administrative dhe qeverisëse për të diskutuar rreth çështjeve të listuara në vijim.

  1. Aspekte makro-ekonomike dhe ndërinstitucionale:

1.1. Rishikim i buxhetit të vitit 2022 për të shkurtuar me të paktën 30% të gjitha shpenzimet operative të panevojshme të qeverisë qendrore dhe vendore, si dhe me 20% administratën publike me synim rritjen e fondeve në dispozicion për ndihmën ekonomike, fondin e pensioneve dhe sektorin e bujqësisë.

1.2. Rishikim i të gjitha kontratave koncesionare/PPP me synim me synim rinegocimin nisur nga:

  1. a) Situata e krizës/emergjencës (përcaktimi se në ç’masë janë të domosdoshme dhe shërbim të zbutjes së efekteve të krizës).
  2. b) Mundësia e anulimit të plotë (për ato që nuk kanë filluar ende) duke aplikuar klauzolën e “forcë major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publikë.
  3. c) Mundësia e shtrirjes në kohë (për ato që nuk përbëjnë interes publik thelbësor, p.sh., “check-up”, nëse çmohet që duhet, mund të bëhet edhe një herë në pesë vjet dhe jo çdo vit për të siguruar disa të dhëna studimore që nuk i merr parasysh asnjë lloj vendimmarrjeje me interes publik).

1.3. Anulim i indeksimit të akcizës për të gjitha produktet.

1.4. Mbikëqyrje dhe raportim periodik nga Autoriteti i Konkurrencës se të gjithë përqendrimeve në treg si dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e mëparshëm kanë zotëruar mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës.

1.5. Rishikim i të gjitha përjashtimeve fiskale që nuk kanë lidhje me prodhimin vendas dhe mbrojtjen e konsumatorit siç janë naftë pa akcize për jahtet e luksit, lehtësitë në taksën e infrastrukturës (ndërtimeve) të turizmit, lojërave të fatit, investimet strategjike, etj.

1.6. Rritje e kontrollit mbi inflacionin nga Banka e Shqipërisë dhe marrja e masave antiinflacioniste.

1.7. Amendimi i kuadrit ligjor për përcaktimin dhe përditësimin e përvitshëm të minimumit jetik dhe mbi bazën e këtij treguesi rishikimi qysh këtë vit i skemës së ndihmës ekonomike për personat me aftësi të kufizuar, të papunët përfitues nga skema e papunësisë së përkohshme, pensionistët etj.

1.8. Rikrijimi i Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës si një dikaster udhëheqës i shtetit në administrimin e burimeve natyrore (minierat, burimet energjetike, naftën, etj.,) dhe në mbikëqyrjen dhe rregullimin e industrive nxjerrëse.

  1. Aspekte Sektoriale

2.1. Energjetika

  1. a) Shkrirja e menjëhershme e Këshillave Mbikëqyrës të shoqërive publike të sektorit energjetik, plotësimi i tyre me ekspertët më të mirë të vendit dhe zëvendësimi i drejtuesve të tyre.
  2. b) Përfshirja e ERE në reformimin e shërbimit të furnizimit të popullsisë, duke rivendosur fashën mbrojtëse për të gjithë konsumatorët familjarë, si dhe diferencimin e çmimit përtej kësaj fashë. Kjo, me qëllim që të nxitet kursimi në këtë kategori (familjarët).
  3. c) Shtyrja në kohë të paktën me dy vjet e zbatimit të Udhërrëfyesit për hapjen e Tregut dhe Rregullimin e Çmimit të Energjisë Elektrike.
  4. d) Në sektorin e karburanteve:

– Përmes një ligji të posaçëm, marrje e menjëhershme nën administrimin e shtetit te rezervës së sigurisë së naftës dhe të gazit.

-Amendimi i menjëhershëm i kuadrit ligjor për të zgjatur nga 3 në 4 muaj të gjendjes fizike të naftës dhe gazit të lëngshëm si rezervë sigurie nën administrimin e shtetit.

– Krijimi i Fondit të Posaçëm të Energjetikës për t’u përdorur në blerjen e përqendruara të të gjitha llojeve të energjisë, duke përfshirë edhe karburantet dhe gazin e lëngshëm si mjet për të ruajtur/krijuar konkurrencën në tregjet përkatëse.

– Analizë dhe mbikëqyrje e rreptë e konkurrencës ndërmjet ofruesve me shumicë dhe me pakicë/importuesve të karburanteve dhe rritje e penaliteteve për çfarëdo sjellje antikonkurrencë siç është fiksimi i çmimeve dhe ndarja e tregjeve.

– Rivendosje e mbikëqyrjes së gjithë zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar mbi 25% të vlerës.

2.2. Bujqësia

  1. a) Rritje e menjëhershme të paktën me dyfishin e shumës së parashikuar në buxhetin e 2022 të mbështetjes direkte ndaj fermerëve duke marrë si njësi reference prodhimin (bujqësor dhe atë blegtoral) si dhe sipërfaqen e mbjellë dhe numrin e kafshëve të prodhimit.
  2. Rritjen e penaliteteve ndaj fermerëve për tokën e pambjellë (djerrë) si dhe vendosjen e kontrollit shtetëror (limitimin) mbi procedurën, respektimin e kritereve për qarkullimin e kulturave bujqësore, afatet, çmimin për njësi të qiradhënies së tokës bujqësore.
  3. Ndërmarrja qysh këtë vit e programit të posaçëm “MBILL” për drithërat e bukës me synim rritjen me të paktën 30% të sipërfaqes së mbjellë brenda dy viteve. Ky program duhet të mbështetet me farëra të zgjedhura të siguruara nga shteti dhe të kushtëzohet me rritjen e sipërfaqes së mbjellë me to në fermat, bashkimet e fermerëve, kooperativave etj., pjesëmarrëse në program.
  4. Riorganizim dhe fuqizim i shërbimit këshillimor të fermerëve dhe rrjetit të institucioneve të farave dhe fidanëve te zgjedhur, kafshëve të racës, mbrojtjes fitosanitare, inspektorateve përkatëse, etj.
  5. Ndërmarrja e programeve të posaçme të mbështetjes për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale dhe furnizimin e tregut mbi këtë bazë.
  6. Fuqizim i shërbimit këshillimor të fermerëve, përdorimi gjerësisht i masmedias për promovimin e prodhimit vendas dhe edukimin e fermerëve dhe të konsumatorëve.
  7. Analizë dhe mbikëqyrje e rreptë e konkurrencës ndërmjet ofruesve/importuesve të inputeve bujqësore dhe rritje e penaliteteve për çfarëdo sjellje antikonkurrence, siç është fiksimi i çmimeve dhe ndarja e tregjeve.
  8. Rivendosje e mbikëqyrjes së gjithë zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomikë sektorialë që vitin e kaluar kanë zotëruar mbi 25% të vlerës.

2.3. Infrastruktura

  1. a) Rishikimi i programit të investimeve me synim përshtatjen e këtij me nevojat imediate dhe prioritare të prodhimit bujqësor dhe agro-përpunimit vendas dhe infrastrukturën në mbështetje të këtij prodhimi.
  2. b) Shtyrja në kohë e disa veprave publike të llojit PPP në infrastrukturën e turizmit (që janë në proces negocimi ose nuk kanë filluar ende), por edhe rinegocimi dhe anulim për çdo vepër tjetër cilën nuk kanë filluar punimet, ndërtimi i së cilës kërkon më shumë se tre vjet.
  3. c) Rishikimi i planit të investimeve të shërbimeve publike në sektorin energjetik me synim fuqizimin e këtij sektori, zvogëlimin e humbjeve dhe rritjen e eficiencës së tij.
Tags: BujqesiaEnergjetikainfrastrukturakriza ekonomikeZef Preçi

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”
Analizë

ANALIZË/ “SHBA–Britani, Aleancë Ekonomike në Kohë Krize”

19:20 | 10/05/2025
Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare
Analizë

Analizë/ Situata në Gaza dhe Ndërhyrjet Ndërkombëtare

17:56 | 09/05/2025
Next Post
Mbështetësit e Berishës shkojnë në selinë e PD, përballen me dyer të mbyllura

Mbështetësit e Berishës shkojnë në selinë e PD, përballen me dyer të mbyllura

Cilat vende mund të zëvendësojnë gazin rus?

Cilat vende mund të zëvendësojnë gazin rus?

“Në këtë vend haje pl*mbin ballit kur dilje në protestë”, Rama: Turp kombëtar!

"Në këtë vend haje pl*mbin ballit kur dilje në protestë”, Rama: Turp kombëtar!

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

Celibashi “ultimatum” numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit brenda afatit ligjor
Politikë

Celibashi “ultimatum” numëruesve: Mbyllni procesin e numërimit brenda afatit ligjor

by mirseda
13:05 | 15/05/2025
0

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka bërë thirrje grupeve të numërimit dhe KZAZ-ve...

Starmer përgëzon Ramën për fitoren: I lumtur që jam këtu, vlerësoj bashkëpunimin

Starmer përgëzon Ramën për fitoren: I lumtur që jam këtu, vlerësoj bashkëpunimin

13:01 | 15/05/2025
Sarandë: I mituri qëllon me grushte babanë dhe gjyshen, procedohet penalisht

Sarandë: I mituri qëllon me grushte babanë dhe gjyshen, procedohet penalisht

12:58 | 15/05/2025
Dhëndri i presidentit Trump vizitë në Tiranë më 17 Maj

Dhëndri i presidentit Trump vizitë në Tiranë më 17 Maj

12:46 | 15/05/2025
Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së

Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së

12:41 | 15/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com