Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A mund të rrëzojë Haga autokratin bjellorus Llukashenko?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A mund të rrëzojë Haga autokratin bjellorus Llukashenko?

Nga: Alexandre Prezanti &Simon Papuashvili “Eu Observer”

Si ta detyrojmë të japë llogari për një regjim autokratik, nëse ai nuk është regjistruar në asnjë mekanizëm ndërkombëtar të drejtësisë?Aleksandër Llukashenko – një njeri që e ka sunduar Bjellorusinë me grusht të hekurt për më shumë se 26 vjet – është i vendosur të qëndrojë me çdo kusht në pushtet.

Ai është përballur me protesta të mëdha në vend, denoncimet e faktorit ndërkombëtare dhe sanksionet e Perëndimit. Megjithatë, njerëzit e tij besnikë vazhdojnë të dhunojnë opozitarët pa u ndëshkuar. Regjimi ka detyruar mbi 14.000 qytetarë që të largohen nga vendi.

Kjo i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë (IÇ)një shans të vogël që ta vërë para përgjegjësisë regjimin. Komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë thirrje IÇ-së që të veprojë pa humbur kohë.

Këtë të mërkurë, Partneriteti Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Global Diligence LLP, Truth Hounds dhe Komiteti Norvegjez i Helsinkit,kërkuan nga prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve (IÇ) që të hetojë krimet kundër njerëzimit të kryera nga regjimi i Lukashenkos në Bjellorusi.

Që nga maji i vitit 2020, presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko, së bashku me anëtarët kryesorë të administratës presidenciale, qeverisë, zbatimit të ligjit, sigurisë së shtetit, gjyqësorit dhe agjentëve dhe përfaqësuesve të tjerë, kanë ndërmarrë një fushatë represive ndaj popullsisë civile të Bjellorusisë, në një përpjekje për ta mbajtur me çdo kosto pushtetin që kanë.

Të paktën 6 civilë janë vrarë deri më tani, mbi 33.000 të tjerë janë arrestuar, qindra janë torturuar në polici dhe ambientet e paraburgimit të shërbimit sekret dhe rreth 14.000 të tjerë janë dëbuar nga vendi. Ka pak dyshime se shkalla dhe egërsia e sjelljes së regjimit, ka arritur pragun e krimeve kundër njerëzimit.

Ne kemi intervistuar qindra dëshmitarë, që kanë dhënë dëshmi të tmerrshme mbi brutalitetin e policisë, marrjen në pyetje nën tortura, trajtimin çnjerëzor dhe poshtërues të të arrestuarve, dhunën seksuale në burgje, frikësim dhe ngacmim në rrugë dhe në shtëpitë e njerëzve që janë kundërshtarë të regjimit.

Prindërit janë kërcënuar se fëmijët e tyre do të futen në paraburgim nga shteti. Protestuesit po humbin punën, strehimin, llogaritë bankare dhe shërbimet e tjera themelore publike. Më 17 maj 2021, Llukashenko ratifikoi një ligj që e lejon policinë të përdorë një forcë me pasoja vdekjeprurëse kundër protestuesve, duke i dhënë policëve imunitet nga ndjekja penale.

Të nesërmen e kësaj date, u bastisën zyrat e njërës prej organizatave të fundit të pavarura mediatike – TUT.BY. Problemi është se Bjellorusia nuk është anëtare e Këshillit të Evropës apo e ndonjë mekanizmi tjetër ndërkombëtar të drejtësisë. Ajo nuk është një shtet që e njeh Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës IÇ.

Në këto kushte pa një rezolutë nga Këshilli i Sigurimit i OKB, ICC mund të hetojë dhe ndjekë penalisht krimet e kryera në territorin e “shteteve palë” ose nga shtetasit e tyre. Gjithsesi në shtatorin e vitit 2018, IÇ pranoi një përjashtim për situatën në Mianmar.

Kur një palë jo-shtetërore i detyron civilët të braktisin vendin e tyre, IÇ mund ta ndjekë penalisht këtë sjellje duke e cilësuar si krim kundër njerëzimit, të dëbimit dhe persekutimit. Në rastin e Bjellorusisë, mijëra civilë janë larguar për në Lituani, Letoni, Poloni dhe Ukrainë (të gjitha shtete mbi të cilat IÇ ka juridiksion), si rezultat i sjelljes shtrënguese të regjimit.

Disa u dëbuan nga vetë autoritetet, të tjerëve u tha që të largohen sa më parë ose do

të përballeshin me ndjekje penale. Të tjerët u larguan përballë rrezikut të afërt të arrestimit, dhunës dhe abuzimeve të tjera të rënda me të drejtat e njeriut.

Në nëntorin e vitit 2020, Llukashenko njoftoi se “një grup kryesor” ose 2.000 protestues duhet të “çohen në Lituani dhe Poloni”. Në dhjetor 2020, Llukashenko ratifikoi një ligj që e lejon regjimin t’i heqë shtetësinë bjellorusëve që janë kundërshtarë të tij.

Po atë muaj, Llukashenko bëri ​​një kërcënim të qartë:“Ne nuk do të pengojmë askënd që të largohet nga vendi. Por mos harroni:Nëse largoheni nuk do të jeni në gjendje të riktheheni më!”Kështu, mesazhi i regjimit për bjellorusët është më se i qartë: qëndroni binduni regjimit, ose ikni dhe nuk do të kthehemi më.

Ndërsa kufizimet juridiksionale të IÇ, e pengojnë që të hetojë spektrin e plotë të shkeljeve në Bjellorusi – si në rastin e Mianmarit -ajo është i vetmi mekanizëm që është aktualisht në dispozicion të bashkësisë ndërkombëtare për t’i kërkuar llogari regjimit.

Ndërsa sjellja e Llukashenkos ka shkaktuar denoncime të mëdha, komuniteti ndërkombëtar duket se po rri tashmë duarkryq teksa mijëra protestues dhe aktivistë pro-demokracisë janë rrahur dhe mbyllur në burg. Ndërsa protestat vazhdojnë ta paralizojnë vendin dhe regjimi po bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar, ne i druhemi dhunës së mëtejshme dhe gjakderdhjes që mund të shohim në të ardhmen.

Komuniteti ndërkombëtar, duhet të bëjë diçka për t’i kërkuar llogari regjimit. Me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB, nuk ka asnjë perspektivë të drejtësisë ndërkombëtare për viktimat e regjimit, përveç Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mbështesë përpjekjet tona për ta hetuar çështjen nga prokurori i IÇ. Nëse rastin më minimal, efekti parandalues ​​i një hetimi të IÇ, mund të ndihmojë në parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës nga regjimi bjellorus.

Mbështetja nga shtetet palë me Gjykatën e Hagës- në formën e një referimi shtetëror sipas Nenit 14 të Statutit të Romës – do ta nxirrte në pah çështjen, dhe do t’i jepte IÇ më shumë shtysë për të vepruar me shpejtësi dhe vendosmëri.

Burimi i lajmit: https://euobserver.com/opinion/151907

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: aleksander lukashenkoHagaRrëzim

TË LIDHURA

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur
Bota

Moti i keq përfshin Xhenovan, ende asnjë gjurmë për tre të rinjtë e zhdukur

20:40 | 15/11/2025
OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza
Bota

OKB voton të hënën Rezolutën që mbështet planin e Trumpit për armëpushimin në Gaza

20:36 | 15/11/2025
Next Post
Heqin prizën nga frigoriferi për të karikuar telefonin, prishen 1000 vaksina

Heqin prizën nga frigoriferi për të karikuar telefonin, prishen 1000 vaksina

Padia për shpifje e Berishës/ VOA: Masat e kanë zanafillën në ligjin e 2008-ës

Berisha paditi Blinken/ Avokati francez: Ja në cilat kushte është e ligjshme

Frika nga ndikimi kapitalist/ Kim Jong-un ndalon veshjen e xhinseve të ngushta







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com