Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

A mund të kemi më shumë se 150 miq? Studimi i ri vë në dyshim ”Numrin Danbar”

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
A mund të kemi më shumë se 150 miq? Studimi i ri vë në dyshim ”Numrin Danbar”

Robin Danbar, është një antropolog 73-vjeçar britanik. Ai beson se mesatarisht çdo qenie njerëzore nuk ka më shumë se 150 miq, një vlerësim që është bërë i njohur si “Numri i Danbar”. Teoria e tij mjaft e diskutueshme dhe e përhapur kohët e fundit, është vënë në pikëpyetje nga një studim i ri kryer në Suedi, sipas të cilit disa njerëz kanë shumë shokë dhe miq të ngushtë falë aftësive të tyre shoqërore, energjisë dhe kohës që i kushtojnë.

Danbar e publikoi teorinë e tij në vitin 1993, pasi kaloi disa vite duke studiuar primatët jo-njerëzorë. Ai donte të shqyrtonte nëse forma dhe madhësia e disa prej strukturave të tyre të trurit, ishin një tregues i aftësisë së këtyre kafshëve për të mbajtur marrëdhënie shoqërore. Analizat e tij u fokusuan tek neokorteksi, pjesa e lëvores cerebrale që besohet të jetë selia kryesore e funksioneve për kujtesën, gjuhën dhe të mësuarit në përgjithësi. Antropologu britanik vuri në dukje një lidhje midis madhësisë së neokorteksit dhe grupeve në të cilat jetonin primatët jo-njerëzorë:sa më i madh i pari, aq më i gjerë është i dyti, duke numëruar kështu një numër më të madh anëtarësh.

Pasi e identifikoi këtë marrëdhënie,Danbar nisi analizimin e neokorteksit tek njerëzit, që është edhe më i madh se tek primatët më të përparuar jo-njerëzorë. Analizat e sjelljeve shoqërore të specieve tona, e çuan Danbar në përfundimin se mesatarisht çdo individ formon marrëdhënie të qëndrueshme dhe kuptimplota me maksimumi deri në 150 njerëz.

Për Danbar, “marrëdhëniet kuptimplota” përfshijnë në nivelin më të ulët, të gjithë ata njerëz që ne i njohim mjaftueshëm për të shkëmbyer disa fjalë, nëse i takojmë në rrugë. Ky numër përbën një shifër mesatare, sepse ka më shumë individë të ndrojtur që kanë rreth 100 miq dhe të njohur të afërt, dhe të tjerë që janë më socialë arrijnë në250 miq.

Që kur lindim, teorizon Danbar, numri i individëve me të cilët kemi këtë lloj marrëdhënie është tejet i kufizuar dhe përfshin më së shumti pak njerëz. Gjërat ndryshojnë teksa rritemi, duke arritur maksimumin e marrëdhënieve në grupmoshën 20-30 vjeç.

Pas kësaj periudhe të jetës, situata stabilizohet në rreth 150 miq, dhe nuk ndryshon më në mënyrë të ndjeshme. Midis moshës 60-70 vjeç, marrëdhëniet bien deri në atë pikë sa të ketë marrëdhënie me shumë pak njerëz në vitet e fundit të jetës, sidomos ata që jetojnë gjatë.

Përgjatë gati 30 viteve, Danbar e ka ekspozuar dhe pasuruar teorinë e tij në studime dhe libra shumë të vlerësuar, duke u përpjekur gradualisht që ta përforcojë atë me vlerësime historike dhe antropologjike. Gjatë Neolitikut, periudha e parahistorisë në vitet 10.000 deri në vitin 3500 Para Krishtit, fshatrat zakonisht banoheshin nga maksimumi 120-150 njerëz, bazuar në gjurmët e lëna nga vendbanimet e tyre.

Rreth vitit 1000, në Angli fshatrat vështirë se i kalonin 160 banorë. Sipas Danbar, numri 150 është një përsëritje e rëndësishme në historinë e marrëdhënieve shoqërore njerëzore, duke demonstruar aftësinë tonë për të menaxhuar një numër maksimal marrëdhëniesh sociale.

Kjo rrethanë do të kishte ndikuar në organizimin e shumë aktiviteteve, përfshirë ato ushtarake. Për Danbar kjo shpjegon arsyen se përse në shumë ushtri kompanitë e këmbësorisë përbëhen nga 150-200 ushtarë.

Por “Numri i Danbar” nuk i bindi të gjithë. Ndaj, kohët e fundit një grup studiuesish nga Universiteti i Stokholmit, nisën të pyesnin nëse mund të rrëzohej kjo teori. Studimi i publikuar në revistën shkencore “Biology Letters”, supozon se mendja jonë është në gjendje të menaxhojë një sasi të madhe të informacionit.

Studiuesit përdorën grupe të dhënash dhe statistika të reja, se si funksionojnë marrëdhëniet shoqërore midis individëve dhe grupimeve të njerëzve, duke arritur në përfundimin se madhësia e neokorteksit nuk e kufizon sasinë e marrëdhënieve që mund të kemi gjatë gjithë jetës.

I intervistuar nga “The New York Times”, Danbar tha se nuk e kishte pritur mirë këtë teori dhe e cilësoi studimin e ri si “absolutisht një marrëzi”. Ai iakuzoi studiuesit se nuk kishin përdorur të dhëna të besueshme statistikore, dhe mbi të gjitha se nuk kishin kuptuar nuancat e studimeve të tij, dhe ato që ai nënkupton me marrëdhëniet njerëzore.

Por studiues të tjerë e kanë cilësuar interesant hulumtimin e ri, që në pasazhe të ndryshme ka një qasje më pak kategorike sesa ajo e Danbar. Teoria e britanikut, të paktën në formën e saj fillestare, ishte përpunuar në një periudhë shumë të ndryshme nga ajo aktualja:në fillim të viteve 1990 kur nuk kishte rrjete sociale, nuk kishte telefona inteligjentë, dhe jeta jonë në thelb zhvillohej jashtë rrjetit.

Studuesit thonë se në kontekstin e ri në të cilin gjendemi, dhe që ka ndryshuar më tej me pandeminë, ne kemi shumë më tepë aftësi për të filluar dhe mbajtur marrëdhënie me shumë më tepër njerëz, dhe për të zgjeruar vazhdimisht rrjetin tonë shoqëror.

Gjithsesi, Danbar nuk është i bindur, dhe pretendon se teoria e tij vazhdon të mbetet e vërtetë edhe sot, pavarësisht mundësive të ofruara nga interneti. Sipas tij, marrëdhëniet që mbahen kryesisht në internet kanë më pak vlerë shoqërore dhe nuk arrijnë nivele personale të krahasueshme me marrëdhëniet e kultivuara personalisht.

Burimi i lajmit: https://www.ilpost.it/2021/05/13/numero-di-dunbar-amici-relazioni-sociali/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Associated Press: Të “shokuar” nga sulmi izraelit në zyrat tona në Gaza

Associated Press: Të "shokuar" nga sulmi izraelit në zyrat tona në Gaza

Sulmuan SHBA-në: Kush janë hakerat e “Dark Side” dhe kush qëndron pas tyre

Sulmuan SHBA-në: Kush janë hakerat e “Dark Side” dhe kush qëndron pas tyre

Serie A / Juventusi mund Interin në ndeshjen që i pati të gjitha, do Champions

Serie A / Juventusi mund Interin në ndeshjen që i pati të gjitha, do Champions







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave
Aktualitet

AAPSK zgjeron projektet sociale, tjetër pasuri e konfiskuar në shërbim të rehabilitimit të viktimave

by mirseda
13:23 | 26/11/2025
0

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka nënshkruar një kontratë të re huapërdorjeje...

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

Vijon riparimi i argjinaturave, Rama ndan pamje nga punimet në terren

13:08 | 26/11/2025
Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

Gara për kreun e ri të BKH/ Dosjet kalojnë për vlerësim final te Komisioni i Posaçëm,

12:41 | 26/11/2025
Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, arrestohet pronari dhe kamerieri

12:29 | 26/11/2025
Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

Gropat kthehen në rrezik në rrugën Lezhë-Shëngjin, makinat çajnë gomat

12:12 | 26/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com