jojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

A janë gënjeshtarë shumica e njerëzve?

3 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, W-Instant
A janë gënjeshtarë shumica e njerëzve?

Nga: Christian B. Miller

Sa gënjeshtra keni thënë gjatë 24 orëve të fundit? A mendoni se gënjeni më shumë se të tjerët? Falë kërkimeve empirike pioniere nga Bela De Paulo, thuhet se norma mesatare e gënjeshtrave tek njerëzit është rreth 1-2 gënjeshtra në ditë. Si është matur kjo gjë?

Vitet e fundit, kërkime empirike shtesë mbi gënjeshtrën, na kanë dhënë një panoramë më të plotë. Për shembull, në një studim të botuar në vitin 2010, Kim Serota dhe kolegët e tij kryen një sondazh me 1000 amerikanë, dhe zbuluar sërish të njëjtën mesatare (1.65 gënjeshtra në ditë).

Por shpërndarja e gënjeshtrave në këtë grup ishte shumë e pabarabartë. 59.9 për qind e tyre thanë se nuk kishin gënjyer fare gjatë ditës së kaluar. Nga ana tjetër, nga numri i përgjithshëm i gënjeshtrave të raportuara, gati gjysma u thanë nga vetëm 5.3 për qind e pjesëmarrësve nësondazh.

Kjo sugjeron se ndoshta shumica e njerëzve janë tejet të sinqertë, të paktën kur bëhet fjalë për të thënë gënjeshtra, dhe se shumica e gënjeshtrave janë të kufizuara tek disa njerëz. Kjo gjëdo të ishte mjaft e jashtëzakonshme nëse do të rezultonte e vërtetë. Por edhe me këtë studim, duhet pasur kujdes.

Tek e fundit, shumica e këtij studimi përfshin kryerjen e një sondazhi në vetëm një rast. Studiuesit nuk ndjekin të njëjtët njerëz me kalimin e kohës, për të parë se si gënjeshtra e tyre ndryshon nga dita në ditë dhe nga java në javë. Prandaj dikush mund të ketë thënë vetëm disa gënjeshtra në një ditë, por shumë gënjeshtra të nesërmen.

Ose disa që mund të etiketohen si gënjeshtar pjellorë, nuk kanë gënjyer si zakonisht atë ditë. Një studim i ri është kryer nga Kim Serota, Timoti Levin dhe Toni Dokan-Morgan, i botuar vitin e kaluar në revistën “Communication Monographs”. Risia kryesore e qasjes së tyre, ishte pasja e të njëjtëve pjesëmarrës që raportuan mbi gënjeshtrat e tyre çdo ditë për plot 3 muaj.

Më konkretisht, ata ishin 632 nxënës të gjimnazit, që gënjyen të paktën një herë në ditë për 91 ditë rresht. Zakonisht pyetja e përditshme ishte kjo:“Sa herë keni gënjyer në 24 orët e fundit? Së pari, dhe në përputhje me studimet e mëparshme, u zbulua se mesatarja e përgjithshme ishte 2.03 gënjeshtra në ditë.

Sigurisht, numri më i ulët i gënjeshtrave në një ditë ishte 0, por numri më i lartë ishte 200. Si është e mundur diçka e tillë? A kishte gënjyer ky person mbi numrin e gënjeshtrave të tij? Përveç kësaj, vetëm 2 pjesëmarrës thanë se nuk kishin gënjyer kurrë gjatë 3 muajve.

Serota dhe kolegët e tij i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe:

Njerëz të ndershëm: 0-2 gënjeshtra në ditë.

Gënjeshtarët mesatarë: 3-5 gënjeshtra në ditë.

Gënjeshtarët e thekur: 6 ose më shumë gënjeshtra në ditë.

Sa pjesëmarrës në studim i përkisnin secilit prej këtyre grupeve gjatë tre muajve? Sërish shohim një ndarje të pabarabartë:Njerëz të ndershëm: 74.7 për qind e pjesëmarrësve, dhe 65.8për qind e totalit në ditët e kryrjes së anketës. Gënjeshtarët mesatarë: 19.6 për qind e pjesëmarrësve, dhe 10.0 për qind e totalit në ditët e kryerjes të sondazhit. Dhe gënjeshtarët e thekur:5.7 për qind e pjesëmarrësve, dhe 4 për qind e totalit të ditëve kur u krye sondazhi.

Duket se shumica e njerëzve nuk janë gënjeshtarë të thekur, dhe se një shkallë e konsiderueshme e sjelljes së ndershme është një model i qëndrueshëm në jetën e tyre që përfshin muaj të tërë. Tani këtu lind një pyetje tjetër: A thonë njerëzit në kategorinë e ‘njerëzve të ndershëm’ vetëm 0 deri në 2 gënjeshtra çdo ditë? Po ‘gënjeshtarët e thekur’ a thonë 6 gënjeshtra apo më shumë çdo ditë? Duke gjurmuar të njëjtët njerëz me kalimin e kohës, Serota mund t’u përgjigjej këtyre pyetjeve. Përgjigja ishte jo. Për shembull, tek grupi i gënjeshtarëve të thekur, në 5 për qind të ditëve kur u anketuan thanë 0-2 gënjeshtra. Pra ato ditë, ishin mjaft të sinqertë. Dhe në 25 për qind të ditëve të tjera, thanë 3-5 gënjeshtra. Problemi është se norma se sa shumë gënjejmë, ndryshon nga dita në ditë. Prandaj, vetëm duke mësuar se sa shumë gënjen dikush në një ditë të caktuar, mund të na japë një panoramë jo të plotë dhe potencialisht të shtrembëruar se sa të sinqertë priren të jenë në përgjithësi njerëzit.

Serota dhe kolegët e tij i përdorën gjetjet e studimit të tyre për të mbështetur disa përfundime të rëndësishme, të cilat janë këto:

  1. a.Gënjeshtra është diçka e rrallë në krahasim me komunikimin e ndershëm.
  2. b. Shumica e njerëzve janë të ndershëm.
  3. c. Shpërndarja e gënjeshtrës fokusohet tek pak njerëz.
  4. d. Shumica e gënjeshtrave thuhen nga disa gënjeshtarë të thekur.
  5. e. Thënia e gënjeshtrave specifike përcaktohet sipas situatës. / “Psychology Today” – Bota.al
Tags: GënjeshtarëtStudimi

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Shpërthim me b*mbë në shkollën afgane

Shpërthim me b*mbë në shkollën afgane

Baguetta franceze e mbrojtur nga UNESCO

Baguetta franceze e mbrojtur nga UNESCO

Iran, tifozi vr*tet nga policia pasi festoi humbjen e ekipit ndaj SHBA-së

Iran, tifozi vr*tet nga policia pasi festoi humbjen e ekipit ndaj SHBA-së







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, kapet autori i dyshuar në Durrës
Aktualitet

Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti, kapet autori i dyshuar në Durrës

by mirseda
10:27 | 23/03/2026
0

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Policinë e Durrësit u njoftuan mbi një plagosje me armë zjarri...

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit thirrje policisë për vetëpërmbajtje

09:28 | 23/03/2026
Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, tre viktima nga përplasja kokë më kokë e dy makinave

Rëndohet bilanci i aksidentit në Vlorë, tre viktima nga përplasja kokë më kokë e dy makinave

09:11 | 23/03/2026
Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

Nuk gjenden punonjës, paga për drejtuesit shqiptarë të kamionit arrin deri në 2,500euro, sa në Greqi

09:05 | 23/03/2026
Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

Molotovë dhe përplasje me policinë, 14 të arrestuar pas protestës së opozitës

08:56 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com