Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

A ishte pedofil, autori i librit të famshëm “Liza në Botën e Çudirave”?

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
A ishte pedofil, autori i librit të famshëm “Liza në Botën e Çudirave”?

Njëri nga matematikanët më të mëdhenj të shekullit XIX dhe babai i njërit prej personazheve më të dashur letrarë, Lewis Carroll, (pseudonimi i Charles Lutwidge Dodgson), u gjend në mesin e akuzave, lidhur me dyshimet se ishte pedofil. Provat në favor të akuzës: fotografimet e shumta të fëmijëve, disa portrete edhe nudo, të cilat Carroll i realizoi në një periudhë të caktuar të jetës së tij.

Pasioni për fotografinë dhe fotot me fëmijët

Carroll iu përkushtua fotografisë, me të njëjtin angazhim që u mor edhe me të gjitha disiplinat, të cilat i interesonin. Edhe pse mund të konsiderohet thjesht një amator, në kuptimin që nuk iu përkushtua fotografisë në një nivel profesional, ai, gjithsesi, e përvetësoi përdorimine aparatit si duhet, duke krijuar një portofol prej rreth 3000 imazhesh, ndërsa arriti të ketë edhe një studio të vërtetë fotografie.

Megjithatë, ky pasion u shoqërua edhe me një obsesion për subjektet e fotografive të tij: djemtë dhe vajzat e reja, duke përfshirë Hallam-in, djalin e poetit të njohur Alfred  Tennyson. Por, akoma më të famshme janë fotografitë që Carroll i bëri Alice Liddell, vajzës së familjes së mikut të tij, Henry George Liddell, që ishte edhe frymëzimi për personazhin e famshëm letrar të Carroll, në librin “Liza në botën e çudirave”.

Shumë prej fotografive të Carroll, që shfaqin Alice dhe fëmijët e tjerë, mund të duken të çuditshme për sytë tanë, siç vë në dukje edhe Jenny Woolf, biografja e Carroll, në një ese të vitit 2010: “Disa nga portretet e tij – madje edhe ato ku modeli është i veshur – mund të prekin ndjeshmërinë tonë, por për standardet e kohës, ato qenë mjaft konvencionale.

Asokohe fotografitë e fëmijëve të zhveshur, shfaqeshin në kartolina apo pusullat për urimin e ditëlindjeve dhe portretet nudo – natyrisht ato të realizuara mirë – cilësoheshin si vepra artistike (…) Në epokën viktoriane, fëmijët shiheshin si simbol i një gjendje dëlirësie dhe fotografitë që i shfaqnin ata zhveshur, cilësoheshin si imazhe të vetë pafajësisë”.

A qe Carroll realisht pedofil?

Megjithatë, Woolf pranon se interesi i Carroll mund të mos ketë qenë dhe aq i pafajshëm, duke e shtyrë Vladimir Nabokov të propozojë një ngjashmëri patetike mes Carroll dhe rrëfimtarit të Lolitës. Dëshmitë e pedofilisë së mundshme të Carroll janë shumë sugjestionuese, por vështirë se mund të cilësohen shteruese.

Gannon Burgett i përmbledh qëndrimet e ndryshme në lidhje me këtë çështje, duke i etiketuar ato, në rastin më të mirë, thjesht si spekullime: “E gjithë polemika, është një debat që ka zgjatur për një shekull dhe askush nuk duket se ka bërë ndonjë përparim në ndonjë drejtim”. E megjithatë Seth Lerer, pranon debatet, por i konsideron fotografitë e Alice, motrave dhe miqve të saj, si përfaqësuese të një mode të kohës, “dëshmi të shkëlqyera të shijeve, ndjenjave dhe ndoshta edhe seksualitetit të Anglisë viktoriane”.

Pjesa më e madhe e kësaj ndjeshmërie viktoriane, ka të bëjë me “njohjen se e gjithë jeta përfshin një lojë rolesh”, dhe nga këtu rrjedhin fotografitë e përsëritura të vajzave të veshur si personazhe nga mite ekzotike dhe letërsisë, si Alice dhe motra e saj Lorina. Fotografitë e Carroll studioheshin të gjitha në detaje, si ato të fotografëve të tjerë të periudhës, si Mary Cowden Clark dhe Julia Margaret Cameron, të cilat gjithashtu fotografuan Alice Liddell, edhe pse në një moshë madhore.

Fotografitë e Cameron përfshinin fëmijë të zhveshur, me një efekt të ngjashëm me atë të Carroll – portretin e një gjendje dëlirësie, në të cilën fëmijët shfaqen si nimfa, ciganë apo krijesa të tjera, që supozohet se u përkisnin botëve parajsore, të paprekur nga të rriturit.

Duke pasur parasysh kontekstin që Woolf, Lerer dhe të tjerë përshkruajnë, është e arsyeshme që fotot e Carroll të shihen si në përputhje me shijet e kohës.

Edhe pse askush nuk sugjeron që kjo mund të jetë një justifikim për prirjet e mundshme të autorit. Fotografitë e Alice dhe fëmijëve të tjerë hapin dritaren interesante, ndonëse, ndonjëherë, jashtëzakonisht të sikletshme, të një epoke që i ka parë fëmijët në një mënyrë shumë të ndryshme nga e jona. Kjo na jep një perspektivë mbi botën e brendshme të çuditshme të Carroll, i shton një element të ri debatit mbi pedofilinë e tij të supozuar, por që, sigurisht, është shumë larg nga të ofruarit një përgjigje përfundimtare mbi këtë çështje.

Përshtati në shqip për Tirana Today, Alket Goce

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Arrestohet një i dyshuar për masakrën e Shën Petersburgut

Arrestohet një i dyshuar për masakrën e Shën Petersburgut

Vlorë, sekuestrohen 368 kg lëndë narkotike, nisin hetimet për autorët

Vlorë, sekuestrohen 368 kg lëndë narkotike, nisin hetimet për autorët

“Le Monde”: Sharmi i Ballkanit në Alpet shqiptare

“Le Monde”: Sharmi i Ballkanit në Alpet shqiptare







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë
Showbizz

Elhaida Dani paralajmëron albumin me tre reperë surprizë

by mirseda
22:44 | 12/11/2025
0

Elhaida Dani po sjell një projekt të ri, një mini-album me pesë këngë që mban emrin “Pasqyra...

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

Gjykata Speciale po gjykon ish-pjesëtarët e UÇK-së mbi dokumente të fabrikuara nga Beogradi

21:58 | 12/11/2025
Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

Makina përfundon në kanal, 5 të plagosur në Vlorë-Levan

21:48 | 12/11/2025
Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

Qeveria propozon tre kandidatura për drejtimin e INSTAT

21:29 | 12/11/2025
Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

Vlorë, banesa përfshihet nga zjarri në lagjen ‘Isa Boletini’

20:50 | 12/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com