Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A i dallon anomalitë e fetusit ekografia morfologjike?

4 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
A i dallon anomalitë e fetusit ekografia morfologjike?

Mjekët obstetër-gjinekologë shprehen se shumica e grave shtatzana në Shqipëri kanë nisur të kryejnë kontrollin ekografik obstetrikal në javët 18-22 të shtatzanisë. Sipas tyre, qëllimi i kontrollit në javën e 18-22 është që të kontrollohet nëse fëmija ka zhvillim normal. Ky kontroll kryhet me qëllim që të shihet nëse ka anomali të rritjes dhe zhvillimit strukturor të fëmijës ose anomali të zemrës, si dhe për të kontrolluar pozicionin e placentës.

Mjekët theksojnë se, tashmë po krijohet një traditë ku prindërit kanë synim të kontrollojnë shëndetin e fetusit dhe jo gjininë. Dhe, megjithëse asnjë kontroll obstetrikal nuk është i detyrueshëm gjatë shtatzanisë, ai sugjerohet si një mënyrë për të shmangur pasiguritë dhe për të evidentuar në kohë disa prej anomalive.Sipas mjekëve obstetër, çdo femër shtatzanë duhet ti nënshtrohet një ekografie të tillë.

Çfarë do të mund të shihet në ekon morfologjike

Ekografia morfologjike zgjat rreth 15-20 minuta. Fillimisht mjeku do të tregojë rrahjet e zemrës dhe pjesë të fëmijës, si fytyra dhe duart, përpara se ta shohë fëmijën me hollësi. Gjatë kësaj ekografie ekzaminohet fetusi në mënyrë të detajuar nga lartë poshtë. Organet e brendshme të bebes ekzaminohen nëpërmjet seksioneve tërthore, të cilat janë të vështira për t’u kuptuar nga pacientja. Në eko, kockat duken të bardha, lëngu i zi dhe indet e buta duken në ngjyrë gri dhe me njolla. Ndërkohë, koka ekzaminohet e para, zakonisht, për të parë formën dhe strukturat e brendshme. Disa probleme të rënda të trurit janë të dukshme në këtë fazë. Mjeku obstetër kontrollon fytyrën e fëmijës, për të parë nëse ka ndonjë çarje në buzë.

Eshtë e rëndësishme që shtylla kurrizore të kontrollohet në pamje gjatësore dhe tërthore, për t’u siguruar që të gjitha vertebrat të jenë të puthitura me njëra tjetrën dhe që shtylla kurrizore mbulohet nga lëkura në pjesën e pasme. Pareti abdominal i bebes kontrollohet, gjithashtu, për t’u siguruar që mbulon të gjitha organet e brendshme në pjesën e përparme. Zemra kontrollohet për të parë madhësinë dhe formën. Dy dhomat e sipërme ose “veshoret” dhe dy dhomat e poshtme ose “barkushet” duhet të jenë me përmasa të barabarta dhe valvulat duhet të hapen e të mbyllet për secilën rrahje të zemrës. Stomaku duhet të jetë i dukshëm poshtë zemrës. Bebja gëlltit një pjesë të likidit amniotik në të cilin pluskon. Kjo bën që stomaku të shihet si flluskë e zezë. Gjithashtu, mjeku ekograf kontrollon nëse fëmija ka dy veshka dhe nëse urina rrjedh lirisht në fshikëz. Nëse fshikëza është e zbrazur, ajo duhet të mbushet gjatë kontrollit të ekos dhe do të jetë më lehtë për t’u parë! Duart dhe këmbët ekzaminohen dhe shikohen gishtat e duarve dhe të këmbëve.

Placenta, kordoni ombilikal dhe likidi amniotik kontrollohen të gjitha. Placenta mund të jetë në murin e përparmë apo të pasmë të mitrës, zakonisht sipër, ndaj mund të përshkruhet si “fundike” në raportin e ekos. Disa placenta përshkruhen si “previa”, pasi arrijnë deri poshtë apo mbulojnë qafën e mitrës. Nëse placenta është previa, një ekografi tjetër do të programohet për tremujorin III, kohë në të cilën një pjesë e mirë e placentave largohen nga cerviksi.

Mund të numërohen tri enët e gjakut në kordonin e kërthizës. Duhet të ketë sasi të mjaftueshme të lëngut amniotik që rrethon beben dhe e lejon të lëvizë lirisht në këtë fazë. Ndërkohë, nëse ka një historik lindjesh të parakohshme apo një abort në fazë të vonë, mund të kryhet një kontroll për matjen e qafës së mitrës nëpërmjet ekos transvaginale.

Çfarë nuk dallohet

Mjekët obstetër thonë se, rreth gjysma e të gjitha anomalive madhore mund të shihet gjatë kontrollit në eko, ndërsa gjysma tjetër jo. Ndaj, edhe nëse kontrolli rezulton normal, ka një mundësi të vogël që bebja ende të ketë një problem. Disa probleme, si defektet e plota në zemër, bllokimet e zorrëve, e sidomos autizmi mund të mos jenë të dukshme deri në fund të shtatzënisë. Po ashtu, çarjet e qiellzës brenda gojës së bebes janë më të vështira për t’u parë dhe, shpesh, nuk kapen nga ekografia.

Tags: fetusmjekushendeti

TË LIDHURA

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Valbonë, prishen bujtina të ndërtuara prej vitesh

18:52 | 12/09/2025
Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat
Aktualitet

Bashkia e Tiranës i rikthehet premtimit të vjetër: Largojini makinat e braktisura ose marrim masat

18:31 | 12/09/2025
Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit
Aktualitet

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, rritje e makinave të gjeneratës më të fundit

09:04 | 12/09/2025
Next Post
Mashtronin duke kërkuar 25 mijë euro për një person të sëmurë, 2 në pranga

Tiranë, bien në pragat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Korrik/ Shqipëria e pesta për rritjen më të lartë të çmimeve në Evropë

Tirana fushëbeteja e mitingjeve hapës sot, dy sheshet kryesore gati

“Protestat janë pak!”/Lubonja: Deputetët e rinj përdoren si instrumente

Historiografia shqiptare – nevoja për ndryshim paradigmash

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, reagon Vjosa Osmani: Keqardhje dhe shqetësim i thellë
Kosovo

SHBA pezulloi dialogun strategjik me Kosovën, reagon Vjosa Osmani: Keqardhje dhe shqetësim i thellë

by mirseda
20:38 | 12/09/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur keqardhje dhe ka thënë se është e shqetësuar thellë për...

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

20:35 | 12/09/2025
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, ajo inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, ajo inkurajon Hamasin

20:18 | 12/09/2025
Kosova ndalon nga 1 nëntori përdorimin në veri të automjeteve me targa të huaja përmes autorizimit

Kosova ndalon nga 1 nëntori përdorimin në veri të automjeteve me targa të huaja përmes autorizimit

20:12 | 12/09/2025
Mbahet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?

Mbahet seanca e parë e Kuvendit të Shqipërisë, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?

19:47 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com