pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişGrandPashaBet Şikayettambet güncel giriştaraftarium24royalbetjustin tvrestbetdeneme bonusujustin tvsweet bonanzajustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişbetvakticasibombetgitbetgitcasibompiabellacasinopusulabet girişmeritkingbetbeybetbey giriştambettambet girişbetgarantibetgaranti girişwbahiswbahis giriştambetnesinecasino girişnesinecasinoholiganbet girişholiganbetesbet güncel girişesbettambet giriştambetjojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişcasinoroyalbetsalvadorpalacebetteosbetbahiscasinoromabetholiganbet guncel adresesbet resmi giriştambet resmi girişbetbey resmi girişimajbet girişbetbeypiabellacasinoonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusumarsbahiscasinowonjojobetcasibombettiltgrandpashabetsuperbetinhititbetpusulabetholiganbetbahiscomjojobetmatbetmarsbahiscratosroyalbetmeritkingjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişHoliganbetdeneme bonusubetbey güncel girişkralbetimajbetmatbetpusulabet girişvdcasinomatbetmarsbahisimajbetmatbet girişpusulabetcasibom girişcasibomjojobet girişgrandpashabetjojobetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelergrandpashabetjojobetholiganbet girişgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A është Vladimir Putin njeriu më i pasur në botë?

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha

Në raportin zyrtar mbi fitimet e presidentit rus Vladimir Putin për vitin 2019, thuhet se të ardhurat e tij në total janë rreth 110 mijë euro në vit midis pagës, pensionit ushtarak, dhe investimeve të vogla private. Nga ana tjetër, pronat e tij janë një apartament 75 m2 në Shën Petersburg me një garazh 18 metra katrorë, dhe një apartamente tjetër prej 150 m2 në Moskë.

Gjithashtu në pronësi të tij figurojnë  2makina të vjetra Wolga Gaz M21, me vlerë rreth 15.000 euro secila, dhe një SUV Lada Niva me vlerë rreth 6.000 euro. Në pamje të parë duket se pasuria e Putinit është më se modeste, por kjo pamje është e rreme.

Putini ka vërtetë atë pension vjetor dhe ato prona, por ne e dimë që këto të dhëna nuk janë të plota. Detaji më i cituar nga media dhe opozita ruse, është koleksioni i tij i orëve. Putini ka dalë në publik me ora që kushtojnë disa miliona euro, nga Leman Aqua Lung Grande

Date e kompanisë Blancpain (rreth 10 mijë euro), tek Patek Philippe Perpetual Calendar (60 mijë euro), dhe një Tourbograph Lange & Söhne (rreth 500 mijë euro).

Disa nga këto ora ai i ka vënë enkas publikisht, por i ka përdorur edhe për të treguar bujarinë e tij, si rasti kur i dha një orë Blancpain Aqualung me kosto 10.000 euro një punëtori në qytetin e Tulas, apo kur i dha një orë tjetër një fëmije siberian në gushtin e vitit 2009.

Këto janë shfaqje tipike të pushtetit personal autoritar, por edhe dëshmi e një pasurie të madhe. Sikurse u shpreh në vitin 2012 Boris Nemcov, ish/zëvendëskryeministër i Rusisë dhe një kritik i fortë i presidentit rus:“Putini nuk duhet të ketë ngrënë apo pirë për 6 vjet me radhë që të ishte në gjendje të kishte një koleksion të tillë orësh”.

Ishte një mënyrë ironike për të thënë që Putini është në fakt një politikan shumë i pasur, por edhe i korruptuar.Nemcov u vra në qendër të Moskës në vitin 2015 me 4 plumba pas shpine. Vlerësimi i pasurive të Putinit është i vështirë, pasi nuk ka të dhëna zyrtare, dhe ajo që është në dispozicion është e vështirë të verifikohet.

Por ka supozime të bëra nga njerëz të mirë-informuar. Një raport i vitit 2012 i nënshkruar nga vetë Nemcov dhe politikanë të tjerë rusë të opozitës, thoshte se Putini është përfituesi përfundimtar i një serie investimesh të mëdha të kryera nga oligarkët dhe miliarderët rusë.

Bill Brouder, që drejtoi një nga fondet më të mëdha të investimeve në Rusi, Hermitage Capital Management, i tha Senatit Amerikan në vitin 2017 se Putini është një nga njerëzit më të pasur në botë.

“Unë kam llogaritur se ai ka grumbulluar të paktën 200 miliardë dollarë në mënyrë të paligjshme përgjatë 17 viteve në pushtet”-tha Brouder. Nga viti 2016falë skandalit të “Panama Papers”, dimë më shumë mbi mekanizmin, përmes të cilit miliarderët dhe oligarkët rusë, e transferojnë një pjesë të pasurisë së tyre tek Putini.

Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarisë Investigative, botoi po atë vit një listë të plotë me emrat e bankave dhe kompanive në parajsat fiskale,të përdorura për të fshehur lëvizjet e parave. Në thelb, shumë nga pasuritë e Putinit – përfshirë aksionet e mëdha të gjigantit shtetëror Gazprom –figurojnë në emër të anëtarëve të familjes dhe miqve të presidentit rus, siç është violonçelist Roldugin, në llogarinë e të cilit u gjetën shuma të mëdha parash, për të cilat ai tha se nuk e dinte se nga vinin.

Në një investigim të gjatë të publikuar në YouTube nga ekipi i Aleksei Navalnit, menjëherë pas arrestimit të këtij të fundit në Moskë, flitet me shumë detaje mbi një godinë të madhe luksoze në bregun lindor të Detit të Zi, pranë qytetit Gelendzhik, e cila mendohet se vlen 1 miliard euro dhe i përket sërish Vladimir Putinit.

Deri më sot, ky pallat është një nga provat më solide të pasurisë marramendëse personale të udhëheqësit rus. Nga shkëlqimi dhe madhësia e tij, pallati krahasohet me Pallatin e Versajës në Paris, ose më mirë me Pallatin e Dimrit, rezidenca verore e carëve rusë.

Ai ka një sipërfaqe 60 mijë m2, dhe 7800 hektarë tokë përreth të mbjellë kryesisht me vreshta. Aty ndodhet një amfiteatër, një fushë hokeji mbi akull, 2 helikopterë, një kishë ortodokse etj. Mbikëqyrja e ndërtesës menaxhohet nga shërbimet sekrete ruse, dhe në të gjithë hapësirën ka një zonë të ndaluar për fluturimet.

Edhe nga deti është e pamundur t’i afrohesh pronës së Putinit. Autoritetet portale, kërkojnë nga cilido që të ruajë distancën nga bregu pranë Kepit të Idokopas, pikërisht aty ku gjendet pallati luksoz.

Informacioni mbi resortin ka ardhur nga njerëz të mirë-informuar, si biznesmeni Sergei Kolesnikov, që mori personalisht pjesë në financimin e punëve fillestare, dhe më pas u zhvendos në Talin të Estonisë. Aktivistët e opozitës thonë se Vladimir Putin zotëron të paktën 4 jahte:Nataly (me vlerë 75 milion dollarë), Graceful (100 milion dollarë), Olympia (35 milion dollarë).) dhe Eclipse (1.2 miliard dollarë, i pajisur me një sistem mbrojtës që pengon fotografimin e tij).

Dy nga këto jahte i janë dhuruar Putinit direkt nga miliarderi i famshëm ruso-izraelit,Roman Abramovic, që është edhe pronari i ekipit anglez të Çelsit. Gjithashtu,Putin zotëron një vilë moderne në Soçi, e projektuar nga arkitekti rus Roman Vlasov.

Burimi i lajmit: https://www.wired.it/attualita/politica/2021/02/11/putin-uomo-piu-ricco-mondo/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: me i pasurine botevladimir putin

TË LIDHURA

Aktualitet

Protestuesit ndalojnë marshimin para Parlamentit: Ky është vendi i krimit

22:59 | 16/06/2026
Aktualitet

Rama: Mbledhja e parë e BE-së me Shqipërinë anëtare, rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen

22:58 | 16/06/2026
Të Gjitha

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026
Next Post

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbyllet periudha e votimit përmes postës

Sulmuesi shqiptar merr ''lejen e punës'' për të luajtur me ekipin skocez

Rama nxjerr pamjet, hidhen themelet e spitalit të ri rajonal të Fierit







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protestuesit ndalojnë marshimin para Parlamentit: Ky është vendi i krimit

by mirseda
22:59 | 16/06/2026
0

Në marshimin e tyre, protestuesit në këtë ditë të 17-të të qëndresës së tyre, kanë ndalur para...

Rama: Mbledhja e parë e BE-së me Shqipërinë anëtare, rasti më i bukur për të dhënë dorëheqjen

22:58 | 16/06/2026

Arlinda Pogaj jep dorëheqjen nga Operatorit i Blerjeve të Përqendruara

22:53 | 16/06/2026

Gjykata e Strasburgut e refuzon ankesën e Dodik kundër dënimit dhe shkarkimit të tij

22:50 | 16/06/2026

Shqiptarët protestojnë kundër Ramës në Berlin: Jep dorëheqjen!

22:48 | 16/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com