Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A është vërtet i sëmurë qytetërimi perëndimor?

4 vjet ago
in Bota
SHBA/ Biden miraton shitjen e armëve për Izraelin me vlerë 735 milion dollarë

Nga Hakki Alcal “Daily Sabah”

Kjo botë është e sëmurë, kjo botë është e errët, kjo botë është një ves, kjo botë është një turbullirë. Por ne jemi qenie njerëzore, zemrat tona e ndiejnë atë, zemrat tona e ndriçojnë, zemrat tona mund të jenë të akullta, por megjithatë ato qëndrojnë të pastra.

Nuk është një këngë e “Nastya &Nick” në platformën YouTube. Është një britmë e njerëzimit kundër presidentit të SHBA-së Xho Bajden, që pretendon se Izraeli ka të drejtë

të vetëmbrohet. Një pretekst, të cilin ky vend e ka përdorur për të vrarë më shumë se 100 fëmijë, gra dhe burra, dhe për të shkatërruar 200 godina, vetëm sepse 3 izraelitë vdiqën gjatë përplasjeve të dhunshme.

Senatori republikan i Teksasit në SHBA, Ted Kruz, që në fillim të këtij viti shkoi të pushonte në Kankun të Meksikë, në mesin e një krize të shkaktuar nga moti i ftohtë që la miliona njerëz në shtetin e tij pa energji dhe ujë, tani që në Rripin e Gazës vdesin çdo ditë dhjetëra njerëz, i kërkon administratës Bajden që t’i dërgojë akoma më shumë raketa Izraelit.

Qeveria franceze ka ndaluar marshimet e protestës kundër Izraelit. Ish-zv/presidenti i SHBA-së Majk Pens, që ndoshta do të kandidojë për president në vitin 2024, ka deklaruar se qëndron në krah të Izraelit. Kancelari pro-nazist i Austrisë, Sebastian Kurz mban një flamur izraelit në zyrën e tij për të treguar mbështetjen e tij për Izraelin, vend që vetëm 2 muaj më parë e kishte kritikuar atë si anti-semit.

Pastaj mes të gjitha këtyre deklaratave, dëgjohet një britmë nga kongresmenia republikane Alekandria Okasio-Kortez që kritikoi ashpër Bajdenin për mbrojtjen e sulmeve ajrore izraelite, duke thënë se deklaratat e tij i“çnjerëzojnë palestinezët”, dhe mund të nxisin më tej dhunën.

Në botën e errët, dhe të sëmurë të veseve dhe turbullirave, ekziston një udhëheqës fisnor afgan, që është i gatshëm të dërgojë 500.000 njerëz në Palestinë si një forcë paqeruajtëse. Kur dëgjon fjalë të tillë zemra ndizet; dhe ti nis të mendosh se ndoshta zemra nuk ka ngrirë kurrë në të vërtetë.

Ajana Presli, një tjetër këshilltare e Kongresit Amerikan, që përfaqëson Distriktin e 7-të Kongresional të Masaçusets, thotë se njerëzit nuk duhet të heshtin kur qeveria amerikane i dërgon thuajse 4 miliardë dollarë ndihma ushtarake Izraelit, për t’u përdorur për shkatërrimin e shtëpive, vrasjen e fëmijëve dhe shpërnguljen e familjeve palestineze.

Ndihma e një kombi për një tjetër pasqyron vlerat e tij. Zonja Presli ka të drejtë kur thotë se amerikanët janë njerëz paqedashës, dhe ata nuk duhet t’i hedhin benzinë zjarrit.

Një kujtim nga Jalta

Nxitja e përbashkët për të mbrojtur Izraelin pavarësisht rrethanave, ka qenë tipar i demokratëve dhe republikanëve në SHBA, qëkur ish-kryeministri britanik Uinston Çërçill

ia dha “çelësin perandorak” të Lindjes së Mesme presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara Frenklin Ruzvelt në Jaltë në vitin 1945.

Por treni u krijua që në vitin 1917 nga ministri i jashtëm britanik i kohës Artur Balfur, kur ai i shkroi Lionel Rotçajldit, Baronit të 2-të të kësaj familje, një udhëheqës i komunitetit anglo-hebre, duke premtuar rindërtimin e Palestinës si shtëpia kombëtare e hebrenjve.

A i premtoi qytetërimi perëndimor hebrenjve evropianë gati të shfarosur, se ata mund të çrrënjosnin njerëzit autoktonë nga tokat e tyre të reja? Kështu duhet të ketë ndodhur pasi SHBA-ja e shtyu tinëzisht takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dielën, pasi kishte bllokuar një takim të mëhershëm,në mënyrë që Netanjahu të mund të shkaktonte sa më shumë shkatërrime në Gaza.

Evropa Perëndimore e ndjeu se u detyrohej diçka të mbijetuarve të Holokaustit, ndaj fatit tragjik të të cilëve të gjithë kishin bërë një sy qorr. Evropianët e kishin bërë këtë gjë edhe më parë kur monarkët katolikë të Spanjës, Isabela dhe Ferdinandi, kishin shkatërruar hebrenjtë në gjysmën e dytë të shekullit XVI-të.

Në të dyja tragjeditë, ishin myslimanët ata që i shpëtuan hebrenjtë. Njerëzit që jetonin në Palestinë hapën fshatrat e tyre për emigrantët e sfilitur hebrenj. Zona nga e cila gjykatat izraelite u përpoqën të dëbojnë arabët nga shtëpitë e tyre stërgjyshore, Sheikh Jarrah, ishte midis atyre vendeve ku emigrantët hebrenj u mirëpritën vetëm 75 vjet më parë.

‘Licencë për të vrarë’

Bajden ka një fillim katastrofik në krye të SHBA-së. Për javë të tëra ai nuk foli me Netanjahun, dhe kur e bëri këtë, deklaroi “mbështetjen e tij të palëkundur për të”.

Falë Bajden (dhe civilizimit të tij), Netanjahu ka tani një licencë të pakufizuar për tëvrarë fëmijë, gra dhe burra, nën pretekstin e vetëmbrojtjes.

Bajden dhe stafi i tij i sigurisë kombëtare dhe i mbrojtjes, do të jenë përgjegjës për “përplasjet” hebreo-arabe. Por sërish Avram Noam Çomski, djali i emigrantëve hebrenjnë Filadelfia, është ai që na bën të ndjejmë sërish zemrat tona të rrahin:

“Ju më merrni ujin, më digjni pemët e ullirit, shkatërroni shtëpinë time, merrni punën time, vidhni tokën time, burgosni tim atë, vrisni nënën time, bombardoni vendin tim, na vdisniqë të gjithëve nga uria, na poshtëroni të gjithëve, dhe në fund fajtori po unë:Unë u kundërpërgjigja me një raketë”.Pra nëse shohim përreth me kujdes,mund të shohim se ekzistojnë ende disa zemra të pastra.

burimi:https://www.dailysabah.com/opinion/columns/is-western-civilization-indeed-ill

Përshtatur për Tirana Today

Tags: BidenIzraeliSHBA

TË LIDHURA

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite
Bota

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje
Bota

Netanyahu thirrje Amerikës për mbështetje

21:13 | 14/06/2025
Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian
Bota

Shkoi të kontrollojë shtëpinë, 24-vjeçarja përdhunohet para djalit nga një egjiptian

21:07 | 14/06/2025
Next Post
Si ndikuan tragjeditë familjare në politikat brutale të Sllobodan Millosheviçit

Si ndikuan tragjeditë familjare në politikat brutale të Sllobodan Millosheviçit

Identifikohet vrasësi i 20-vjeçares greke, një shqiptar me të shkuar kriminale

Identifikohet vrasësi i 20-vjeçares greke, një shqiptar me të shkuar kriminale

Austria jashtë ‘zonës së kuqe’, heq karantinën për vizitorët

Austria jashtë ‘zonës së kuqe’, heq karantinën për vizitorët

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali
Aktualitet

Shqiptarja masakrohet me thikë nga ish-burri në Itali

by mirseda
22:56 | 14/06/2025
0

Tolentino (Macerata), 14 qershor 2025 – Vrasje në Tolentino në zonën e Maceratës, ku një grua u...

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

Frederik Ndoci: Elinarën ia lashë Erandit, Ylli më ngacmoi e më preku

22:37 | 14/06/2025
Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

Madonna bën ‘karshi’ me një çantë që kushton 100,000 dollarë

22:26 | 14/06/2025
Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

Presidenti i Iranit: S’ka bisedime bërthamore, sa kohë vazhdojnë sulmet izraelite

22:16 | 14/06/2025
Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

Rekursi i Veliajt arrin në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja që do e gjykojë

21:47 | 14/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com