Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

A është ky fillimi i fundit të Jose Mourinhos?

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
A është ky fillimi i fundit të Jose Mourinhos?

Nga Simon Stone, BBC/ Gjatë përballjes së Manchester United me Burnley-n këtë të diel, menaxheri Jose Murinho ishte nën trysni më të madhe se kurrë.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Brighton e Tottenham, e sidomos kundër këtyre të fundit, që me fitoren 0-3 i dhanë Murinhos humbjen më të thellë në shtëpi për të gjithë karrierën, dhe shtatë golat e pësuar në tre ndeshjet e këtij sezoni, ai do të kishte qenë po njësoj i ekspozuar ndaj kritikave, edhe pa ligjëratën plot emocione që erdhi pas humbjes me Spurs.

Murinho këmbënguli në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte se ai mbetet një nga menaxherët më të mirë në botë, por BBC Sports bëri një vlerësim të situatës së 55-vjeçarit.

Cila është situata në Old Trafford?

E parë nga jashtë, duket kaotike dhe e çorientuar. Megjithatë, burime nga brenda Old Trafford këmbëngulin se realiteti është më i qetë.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por burime të tjera e kanë përshkruar atmosferën në dhomën e zhveshjeve si të zymtë. Kjo gjë pritet pas humbjeve të njëpasnjëshme, sidomos humbjes 3-0 në shtëpi kundër një prej rivalëve më të mëdhenj.

Por më shqetësuese janë deklaratat nga burimet e sigurta, që thonë se askush nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për situatën në të cilën klubi gjendet tani; që lojtarët janë të çorientuar nga zgjedhjet e gabuara të Murinjos, si dhe që disa nuk kanë dëshirë të luajnë për këtë menaxher në plan afatgjatë.

Po zhvillohet ndonjë luftë për pushtet?

Nëse po, Joze Murinho do ta humbasë. Zëvendës drejtori ekzekutiv, Ed Woodward, është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të Old Trafford. Po ashtu, ai komunikon çdo ditë me pronarët e klubit, familjen Glazer.

Duke qenë përgjegjësi kryesor për kalimin e pronësisë së plotë të Manchesterit te familja Glazier, në vitin 2005, ai ka fituar besimin e plotë të familjes e cila jeton në Florida e që qëndron larg vëmendjes së mediave. Është e pamendueshme që ata të zgjedhin Murinjon para atij.

Murinho e di këtë. Megjithatë, kanë ide të ndryshme për sa i përket strategjisë për formimin e skuadrës.

Murinho do të konkurrojë tani dhe mendon se lojtarët cilësorë, me shumë përvojë, janë mënyra e saktë që duhet të ndiqet. United ose nuk mundet, ose nuk do ta financojë një projekt të tillë. Sidomos kur nuk kanë garanci për sukses.

Figura të njohura të klubit besojnë se duhet të ndërtohet një farë ndryshimi, dhe që duhet të përfshijë zhvillimin e lojtarëve të rinj.

A ofron zgjidhje Murinho?

Shkurt, nëse përgjigjja është që të vendoset Ander Herrera si qendërmbrojtës, siç bëri Murinho kundër Tottenhamit, atëherë mund të themi se në këtë rast po bëhen pyetjet e gabuara.

Pas mposhtjes 3-0, portugezi tha që nuk e dinte se cila ishte dyshja më e mirë për qendërmbrojtjen.

Është gjë shumë e rëndë, meqenëse tani është në sezonin e tretë, dhe ai është përgjegjës për blerjen Eric Baillyt dhe Victor Lindelof, si dy prej pesë mundësive që kishte për të zgjedhur.

Ka pasur sugjerime që Murinho mund të ketë qenë duke luajtur lojëra, për t’i treguar Woodwardit se pse kishte pasur të drejtë të kërkonte përforcime në mbrojtje, të cilat, për arsye të ndryshme, nuk i erdhën. Nëse është e vërtetë, kjo do të ishte një strategji e rrezikshme në nivel ekstrem.

Akuzat e tjera të hedhura herë pas here kundër Murinhos janë që ai nuk i zhvillon lojtarët, as nuk u jep besim të rinjve.

Kur United kishte nevojë të dëshpëruar për një gol të hënën, sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, u mbajt në stol ndërsa Marouane Fellaini jo. Kjo gjë u pa si negative.

Megjithatë, kjo bën që të mos shihet përmirësimi domethënës i bërë nën Murinhon nga Xhesi Lingard.

Dhe si e analizoni kthimin e Luke Shaw te ekipi i Anglisë?

Shaw ka qenë disa herë në qendër të akuzave të Murinjos në dy vitet e fundit. Megjithatë, tani po luan me një nivel që s’e ka pasur as kur erdhi nga Southampton, në vitin 2014. A është kjo një përgjigje ndaj “dashurisë së ashpër” të menaxherit? Apo është thjesht rastësi?

Atëherë? A është ky fundi i lojës së Murinhos?

Pak janë vëzhguesit me përvojë të United që mund ta mbrojnë Murinhon që tani, në fillim të sezonit tjetër, jo më deri në vitin 2021, kur i mbaron kontrata që u nënshkrua këtë Janar.

Disa shohin pikëpamjen apokaliptike, e thonë që situata është bërë aq negative, aq helmatisëse, sa ndeshja në Burnley mund të ketë qenë e fundit e Murinhos, dhe që duartrokitja e zgjatur në Strefford End, pas mposhtjes së të hënës, mund të jetë lamtumira e tij në Old Trafford.

Ky nuk është vlerësim i bërë nga njerëz në klub, prej ku burimet thonë se bordi ka ende besim se Murinho mund ta ndryshojë situatën.

As familja Glazer, as Uduard nuk reaguan që me shenjat e para të telasheve, kur në krye ishin David Moyes dhe Louis van Gaal. Kështu që pak gjasa ka që të ndodhë tani.

Megjithatë, një humbje e tretë e Premier League, diçka që nuk ndodhte që nga Dhjetori 2015, do të sillte një vëmendje të paimagjinueshme mbi Murinhon dhe Woodward, dhe do t’i çonte drejt një ndarjeje ndërkombëtare, duke e lënë United të dergjej në mënyrë të sikletshme në zonën e ftohtë.

Po cili është roli i Anthony Martial në gjithë këtë?

Murinho ishte dakord ta linte Anthony Martialin të largohej nëse këtë verë i vinte një ofertë e mirë.

Shefi i United beson se Martial shkon dëm në ndeshjet e mëdha, dhe në një botë ideale Murinho do të kishte marrë Willian e Çelsit, apo Perisiçin e Interit në vendin e tij.

Megjithatë, Willian është 30 vjeç dhe Perisiçi 29. Çmimi për secilin prej tyre këtë verë do të ketë qenë më shumë se 60 milionë paundë. Ndryshe nga ata, Martiali është 22 vjeç.

Totenham shfaqi interes ta merrte, por do t’u duhej të kthenin 36 milionë paundët që paguan për të në vitin 2015. Woodwardi i bllokoi këto dhe këtë javë u mësua që United po negociojnë me francezin për një kontratë pesë-vjeçare.

Burime nga United thonë që thjesht po mbrojnë interesat financiare.

Ata thonë që Murinho është mbajtur i informuar për situatën, duke lënë të kuptohet se deri tani nuk është rënë dakord për asgjë, dhe edhe sikur të kishin rënë dakord, nuk do të thotë që Martial mund të shitet.

Megjithatë, teksa Martialit i kanë mbetur dy vite në kontratë dhe zgjatja e saj do t’ia dobësonte pozitën për blejë me klube të mira, kjo duket më shumë si shprehje e qëllimeve për planet në të ardhmen, gjë që, edhe një herë, do të ishte në rrezik me perspektivën e tanishme që ka Murinho.(TCH)

Tags: ështëfillimifunditJose Mourinhos?

TË LIDHURA

Inter në kërkim të një portieri
Sport

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi
Bota

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi

20:55 | 22/12/2025
Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, Disiplina nuk toleron, e pëson keq Flamurtari
Aktualitet

Dhuna në Vlorë në ndeshjen ndaj Teutës, Disiplina nuk toleron, e pëson keq Flamurtari

19:33 | 22/12/2025
Next Post
Moti plot surpriza. Ja sa do të shkojnë temperaturat

Moti plot surpriza. Ja sa do të shkojnë temperaturat

Valët e celularëve grekë në bregdetet shqiptare; AKEP monitoron situatën

Valët e celularëve grekë në bregdetet shqiptare; AKEP monitoron situatën

Basha ngre ‘zërin’, FNSH rrethon Shkodrën

Basha ngre 'zërin', FNSH rrethon Shkodrën







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com