Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

A është fshirë koncepti i rimishërimit nga Bibla? Çfarë thonë studimet?

8 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha
A është fshirë koncepti i rimishërimit nga Bibla? Çfarë thonë studimet?

Një studim i qendrës kërkimore amerikane Pew në vitin 2009, dha rezultate të habitshme: 24 përqind e të krishterëve amerikanë, besonin tek rimishërimi. Megjithatë, koncepti i rimishërimit është në kundërshtim me doktrinës ortodokse të Kishës. Në vitin 1978, Gedes Mekgregor, argumentoi se gjërat nuk duhet të ishin kështu.

Ai pohoi se të krishterët e hershëm, besonin tek rimishërimi. Për më tepër, Mekgregor, thotë se të gjitha dëshmitë me shkrim, për rimishërimin në mësimet e hershme të krishtera dhe në Bibël, u zhdukën qëllimisht nga Kisha Katolike. Rimishërimi është transmigrimi i shpirtit të njeriut.

Kur ndodh vdekja biologjike, shpirtrat rilindin në një trup tjetër, të një kafshe apo personi.

Ekzistojnë pikëpamje të ndryshme, se si dhe pse ndodh kjo. Por në shumicën e feve, rimishërimi e ka një qëllim. Në përgjithësi, veprat e mira apo të këqija gjatë jetës, përcaktojnë se çfarë ndodh në jetën tjetër.

Siç thotë Dr. Kristofer Bah “njerëzit që kanë jetuar keq, dhe kanë bërë zgjedhje të dëmshme, do të ndeshen me të gjitha rrethanat e pakëndshme, që i pasqyrojnë atyre cilësinë e keqe të zgjedhjeve që kanë bërë, jo për shkak të mizorisë, por synimit për t’i mësuar ata”.

Rilindja është në thelb një mësim përmes ndëshkimit, me formën dhe rrjedhën e çdo rilindje që përcaktohet nga ekuilibri i mëkatit, dhe virtytit tuaj në jetën e mëparshme. Rilindja vazhdon derisa shpirti arrin përsosjen, dhe mund të bashkohet me universin e ekzistencës; atë që të krishterët e quajnë Parajsë.

Është një proçes ciklik, dhe shpirtrat mund të lënë planin përfundimtar të ekzistencës, për të rilindur sërish në botë. Sipas Gedes Mekgregor, teologu i hershëm kristian Origjeni i Aleksandrisë, besonte tek rimishërimi. Dijetari grek, shkroi mbi 800 traktate mbi pothuajse çdo aspekt të krishterimit. Ai nderohej përkrah shenjtorëve të hershëm si një nga etërit e Kishës, një nga teologët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.

Megjithatë, u denoncua nga kisha si heretik për shkak të mësimeve të tij, të cilat Mekgregor thotë se përmbanin argumente në favor të rimishërimit. E dimë që Origjeni ishte një heretik, pasi emri i tij u shënua në regjistrat e Këshillit të Dytë të Konstandinopojës në vitin 553. Kjo është koha u shkatërruan shkrimet e tij heretike, ndaj s’mund ta dimë saktësisht se çfarë tha ai që u cilësua aq heretike, sa që besimtarët e Kishës së Re e riprodhuan Biblën, për të zhdukur të gjitha provat për rimishërimin.

Por ata nuk e çuan deri në fund punën e tyre. Sipas teosofistes Nensi Koker, disa pasazhe nga Bibla, tregojnë se të krishterët e hershëm besonin tek rimishërimi. Letra e Palit drejtuar Galatasve, kapitulli 6 vargu 7 thotë:”Një njeri, korr atë që mbjell”. Tek Mateu kapitulli 26 vargu 52, Jezusi thotë:”Të gjithë ata që nxjerrin shpatën, do të vdesin nga shpata!”.

Në kapitullin 9, vargu 2 i Librit të Gjonit, dishepujt sfidojnë një rabin për fatkeqësinë e një individi. “Kush mëkatoi, ky njeri apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?”. Të gjithë janë dakord me mësimet teosofiste se gjërat shkojnë e vijnë. Domethënë, karma, e cila është e lidhur ngushtë me rimishërimin

Më intriguese, tek Libri i Gjonit, kapitulli 3, vargu 3, Jezusithotë:”Në të vërtetë po ju them, se askush nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë, përveç atyre që lindin sërish”. Kjo shprehimisht i referohet rilindjes. Mund të ketë edhe një shembull të drejtpërdrejtë të rimishërimit në Dhiatën e Re, në figurën e Gjonit Pagëzorit.

Në librin e Mateut, kapitulli 11, vargu 14, Jezuzi u thotë dishepujve të tij:”Nëse jeni të gatshëm ta pranoni, Gjon Pagëzori është Elia që duhej të vinte”. Ai e përsërit këtë tek Mateu 17, vargjet 12-13. Tek Libri i Lukës, kapitulli 1, vargu 17, një engjëll parathotë se “Gjon Pagëzori do të shkojë përpara Zotit, në frymën dhe fuqinë e Elias … për të përgatitur një popull të përgatitur për Zotin”.

Elia, ishte një profet i Dhiatës së Vjetër, që ishte parashikuar rikthimin e tij si një lajmëtar i ardhjes së Mesisë. Historianët e Jezuzit, e dinë se besimi në rimishërimi ishte rreth jetës së Jezusit. Filozofia greke, ishte shkolla mbizotëruese e mendimit në botën e lashtë, veçanërisht mësimet e Platonit.

Ai mësonte se shpirtrat transferohen nga trupi në trup, gjatë një hapësire kohore prej 10 mijë vjetësh, derisa ata të kenë mësuar përsosjen, dhe të kthehen në gjendjen e tyre origjinale të pastërtisë qiellore. Shpirtrat që nuk mësojnë, kalojnë në “shtëpitë e korrigjimit” nën tokë, para se të kthehen tek krishterimi.

Origjeni u ndikua fuqishëm nga Platonizmi. Megjithatë, etërit e kishës refuzuan mësimet e Platonitdhe idenë e rimishërimit. Në fillim të shekullit II-të, Xhastin Martir vuri në dukje se Platoniargumentonte se njerëzit nuk janë të vetëdijshëm për rimishërimet e tyre, pasi rilindja u zhduk kujtesën

Në këtë rast, Martir vuri në dukje se rimishërimi nuk mund të jetë një proçes mësimor si duhej të ishte, nëse të gjithë nuk i kujtojnë jetët e tyre të kaluara; dhe për pasojë edhe mëkatet e tyre të së shkuarës. Siç tha Ireneu në shekullin II-të, “shpirtrat duhet domosdoshmërisht të ruajnë një kujtim të atyre gjërave që kanë kryer më parë, që ata të mbushin hapësirat ende ende të mangëta….”.

Më e rëndësishmja, vetë Origjeni tha “dogma e transmigrimit…është e huaj për kishën e Perëndisë, dhe jo e dhënë nga Apostujt, dhe as e parashtruar në shkrimet”. Ai gjithashtu e kundërshtoi konceptin, se Gjon Pagëzori ishte rimishërimi i Elias.

Ai shkroi:”Engjëlli nuk tha në shpirtin e Elias, ku doktrina e rimishërimit mund të ketë një farë baze, por “në frymën dhe fuqinë e Elias”. Bibla po fliste në mënyrë figurative, jo fjalë për fjalë. Të gjitha këto argumente kundër rimishërimit, u bënë gjatë 3 shekujve para se Këshilli i Dytë i Konstandinopojës, të binte dakord se Origjeni ishte kundër rimishërimit, dhe se ai ndoshta ishte etiketuar si një heretik, pasi u mësonte besimtarëve se shpirtrat ekzistojnë në qiell, zbresin në Tokë në formë njerëzore, dhe kalojnë në jetën e përtejme pas vdekjes.

Kisha mëson se Zoti e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij, dhe se çdo njeri hyn sërish në botë. Ndërkohë, teologu ErnestValea thotë se argumentet e Dhjatës së Re, i keqinterpretojnë apo paraqesin gabime në Bibël. Rimishërimi, bie në kundërshtim me mësimet themelore të krishterimit dhe vetë Krishtin:se gjithçka do të përfundojë, dhe do të gjykohet në fund nga Zoti, Për më tepër, parimi qendror i Krishterimit, është se Krishti e sakrifikoi veten në kryq për të larë mëkatet e njerëzimit.

Zoti do të na falë mëkatet tona, dhe ne mund të hyjmë në mbretërinë e qiellit, duke e pranuar Krishtin, dhe jo duke punuar drejt një balancimi karmik të mëkateve dhe virtyteve tona. Teosofistëtmund të citojnë më shumë shembuj nga Dhiata e Vjetër, se hebrenjtë e lashtë besonin tek rimishërimi.

Ata gjithashtu thonë se regresioni hipnotik, i ndihmon njerëzit të kujtojnë jetën e tyre të kaluar. Nga ana tjetër, tekstet e krishtera më të hershme – duke përfshirë kopjet e Biblës – tregojnë se shumë pak të krishterë, besonin se Jezusi kishte predikuar rimishërimin

Gjithsesi, s’mund të mohohet se zakoni i Kishës për të fshirë ose lënë në harresë gjërat që bien në kundërshtim me mësimet e saj, ka krijuar dyshime për një kohë të gjatë, dhe do të vazhdojë të hedhë hije dyshimi për mijëvjeçarët që do të vijnë. (Burimi: Bota.al)

 

 

Tags: Biblarimesherimistudimet

TË LIDHURA

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini
Aktualitet

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim 5% – Çfarë duhet te dini

14:31 | 24/02/2026
Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?
Kuriozitete

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj
Kuriozitete

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

09:15 | 12/02/2026
Next Post
Të lënë pas dore, 70 % e të rinjve shqiptarë kërkojnë të ikin

Të lënë pas dore, 70 % e të rinjve shqiptarë kërkojnë të ikin

Nikolla lë universitetet në mëshirë të fatit, nxënësit nuk kanë diplomë

Nikolla lë universitetet në mëshirë të fatit, nxënësit nuk kanë diplomë

Studimi/Mos shkatërroni veten duke fjetur mbi 8 orë

Studimi/Mos shkatërroni veten duke fjetur mbi 8 orë







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!
Bota

Raportuesi i PE për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, pasiguri e re politike!

by mirseda
11:13 | 07/03/2026
0

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur situatën...

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

RENEA dhe BKH largohen nga zona e Ujit të Ftohtë, çfarë dihet deri tani lidhur me operacionin

10:26 | 07/03/2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Do të merrni me vete në varr ëndrrat për dorëzimin pa kushte

10:11 | 07/03/2026
Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

Ju lutem mos shkoni në aeroport”/ Pezullohen të gjitha fluturimet nga Dubai

10:05 | 07/03/2026
Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje, presidenti Pezeshkian: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

09:43 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com