Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A duhet nderuar Napoleon Bonaparti si një hero?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A duhet nderuar Napoleon Bonaparti si një hero?

Nga: Marlene L.Daut “The New York Times”

Pas një viti në të cilin u shembën ose u përdhosën statujat e skllavopronarëve dhe kolonizatorëve të famshëm në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, Franca ka vendosur të lëvizë në drejtimin e kundërt.

Viti 2021 po kremtohet nga shumë muze dhe institucione në vend si “Viti i Napoleonit”, për të përkujtuar tiranin më të madh të Francës, një ikonë e epërsisë së bardhë, Napoleon Bonapartin, që vdiq 200 vjet më parë në ishullin e Shën Helenës më 5 maj 1821.

Për nder të tij janë planifikuar dhjetëra aktivitete. Më i madhi do të zhvillohet kur Réunion des Musées Nationaux në Paris me titullin “Napoleoni”. Si një grua me ngjyrë me origjinë nga Haiti dhe studiuese e kolonializmit francez, e shoh me hidhërim faktin që Franca ka në plan të nderojë njeriun që rivendosi skllavërinë në Karaibet franceze, një arkitekt i gjenocidit modern, trupat e të cilit krijuan dhoma gazi për të vrarë paraardhësit e mi.

Në vitin 1794, në prag të revolucionit që e transformoi Francën nga një monarki në një republikë, dhe pas një rebelimi të madh të skllevërve që i dha fund skllavërisë në ishullin francez të Shën Domingos (sot Haiti) – Franca shpalli heqjen e skllavërisë në të gjithë territorin e saj.

Por në vitin 1802, Napoleoni e riktheu atë vendim, duke e bërë Francën të vetmin vend që riktheu skllavërinë pasi e kishte shfuqizuar më herët atë. Pasojat e veprimeve të Napoleonit zgjatën për shumë kohë pas rrëzimit të tij përfundimtar nga pushteti në vitin 1815:Francezët e hoqën skllavërinë vetëm në vitin 1848.

Zakonisht publiku francez e ngatërron, injoron ose nuk është i vetëdijshëm mbi këtë histori. Kjo pasi sistemi arsimor francez, në të cilin kam dhënë mësim në vitet 2002-2003, inkurajon besimin se Franca është një vend me një “histori të emancipimit”.

Kur shkollat ​​franceze japin mësim mbi historinë koloniale, ata thonë zakonisht se ky vend ishte i pari nga fuqitë botërore evropiane që e shfuqizoi skllavërinë. Ndërkohë,ato zakonisht shmangin diskutimin mbi atë se si dhe pse skllavëria u rivendos 8 vjet më vonë nga Napoleoni, që u justifikua se nëse nuk e rivendoste atë herët a vonë “Bota e Re do të binte në duart e zezakëve”.

Megjithëse Napoleoni shkatërroi edhe republikën që francezët pretendojnë se e nderojnë kur e bëri veten perandor në vitin 1804, është ende e zakonshme që francezët ta quajnë atë një hero. Dhe kjo është e kuptueshme pasi ai jo vetëm që pushtoi gjithë Evropën në Betejën  Austerlict, por gjithashtu krijoi Bankën e Francës, kodin ligjor modern dhe sistemin arsimor që përdorim end sot.

“Të njohësh Napoleonin do të thotë të kuptosh botën në të cilën jetojmë. Ai është një personazh magjepsës që i dha formë Francës së sotme”- thuhet në faqen zyrtare të Ekspozitës. Megjithatë, nevojitet më shumë shpjegim mbi roli që luajti vetë populli në kthimin e dhunshëm të vendit të tyre tek skllavëria.

Ajo nuk ndodhi vetëm falë tekave të një diktatori të tmerrshëm. Ligjvënësit francezë dhe ushtria franceze, me mbështetje të gjerë nga publiku, mbështetën veprimet e Napoleonit, duke demostruar inkoherencën e qëndrueshme të republikanizmit francez.

Përveç përfundimit të luftës së Francës me Britaninë, në Traktatin e Amiens të marsit 1802, britanikët i dhanë francezëve Martinikën dhe territore të tjera ku skllavëria nuk ishte shfuqizuar asnjëherë. Prandaj, qeveria në Paris pranoi këto territore si koloni skllevërish.

Në majin e po atij viti, Napoleoni e zgjidhi konfliktin duke formësur një dekret që lejonte ruajtjen e skllavërisë. Zezakët në ishullin e Guadelupës luftuan kundër trupave franceze që dërgoi atje Napoleoni për t’i skllavëruar sërish. Por ata e humbën luftën e tyre dhe panë që skllavëria të kthehej zyrtarisht korrikun e atij viti.

Gjërat u zhvilluan ndryshe, por ishin jo më pak tragjike në Santa Domingo. Ushtria franceze u urdhërua të vriste të gjithë njerëzit me ngjyrë në koloni. Kjo sjellje monstruoze vetëm sa i inkurajoi ushtarët zezakë të luftonin për “pavarësi ose vdekje”. Pasi mundi ushtrinë e Napoleonit dhe shpalli pavarësinë, Haiti u bë shteti i parë modern që shfuqizoi përgjithmonë skllavërinë.

“Viti i Napoleonit”, ka mbërritur në një kohe të rrezikshme. Akademikët francezë që studiojnë racën, gjininë, etninë dhe klasën janë duke u sulmuar. Presidenti Emanuel Makron e ka tallur fushën e studimeve post-koloniale, duke sugjeruar se ajo “ka inkurajuar etnizimin e çështjes shoqërore” deri në pikën që Republika rrezikon të “ndahet”.

Ministri i Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit bëri thirrje të plotë për një hetim, “në mënyrë që të mund të dallojmë kërkimin e duhur akademik nga aktivizmi dhe opinionet”, ndërsa shtoi se studiuesit që studionin teorinë e racës dhe dekolonizimin, së bashku me identitetin seksual dhe klasën shoqërore, po promovonin ideologjinë“islamo-majtiste”.

Ky hetim po inkuadrohet si një hetim i thjeshtë, por ai është në fakt pjesë e një përpjekjeje për t’i mbyllur gojën kujtdo që guxon të flasë hapur për historinë e racizmit të Francës. Por kushtimi i një viti të tërë përkujtimit të Napoleon Bonapartit, tregon se shtypja e historisë në emër të ideologjisë së preferuar të Francës, universalizmit, është tashmë një pjesë thelbësore e Republikës.

Në vend të thirrjes për një hetim të akademikëve që janë vendosur të nxisin një ndërgjegjësim më të madh mbi rolin që luan raca dhe rracizmi në jetën e pasardhësve të skllavërisë dhe kolonializmit, ndoshta udhëheqësit francezë duhet të çelin një hetim se përse Napoleoni, një luftënxitës racist dhe gjenocidal, vazhdon që të lavdërohet në vendin e tij, motoja e të cilit është “liria, barazia dhe vëllazëria”.

E vërteta është se ekspozimi i pasojave brutale çnjerëzore të luftës së Francës për të rikthyer skllavërinë, nxjerr në pah faktin e pakëndshëm se racizmi dhe kolonializmi ekzistues, së bashku me shpalljet e të drejtave universale të njeriut, nuk janë rastësi. Kjo kontradiktë e dukshme është në fakt thelbësore për republikanizmin francez. Franca ndoshta duhet t’i kushtojë të paktën një shekull zgjidhjes së këtij problemi.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2021/03/18/opinion/france-year-of-napoleon.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”
Bota

“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”

18:06 | 05/07/2025
S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim
Bota

S*lmet ajrore izraelite vr*sin 24 palestinezë në Gazë, përfshirë 10 që po kërkonin ushqim

16:44 | 05/07/2025
Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen
Bota

Mes luftës në Gaza, Erdogan drejt SHBA: Ju keni fuqinë të ndalni gjakderdhjen

16:27 | 05/07/2025
Next Post
Aguero bën të dështojë “shpikja” e Benitez, City kthehet tek fitorja (Video)

Premier League, Chelsea do bomberin Kun Aguero për sulmin

Ministrja Zaharieva: Bullgaria njeh vetëm identitetin e ri maqedonas

Ministrja Zaharieva: Bullgaria njeh vetëm identitetin e ri maqedonas

“Vrima në zemër”, çfarë janë veset e lindura

“Vrima në zemër”, çfarë janë veset e lindura

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”
Aktualitet

“Emigrant i vrarë në Greqi – dëshmitarët: Pamë autorin”

by mirseda
18:53 | 05/07/2025
0

Vrasje misterioze në Agia Paraskevi, Athinë – Policia përpiqet të identifikojë viktimën dhe motivin pas atentatit Një...

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

“20 mijë Euro një pasaportë”, zbulohet laboratori për falsifikim dokumentesh në Tiranë, në pranga babë e bir

18:50 | 05/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
“Fier: Në burg drejtuesit e Bankers Petroleum, nuk ndryshon masa për 7 punonjësit”

“Fier: Në burg drejtuesit e Bankers Petroleum, nuk ndryshon masa për 7 punonjësit”

18:25 | 05/07/2025
“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”

“Përmbytjet katastrofike në Teksas: 27 viktima dhe situatë alarmante”

18:06 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com